Klajdi Hëna
Forumium praecox
Sot kemi mbledhur për ju një listë me 10 faqet me më shumë ‘fansa’ në Facebook. Pesë nga këto faqe janë të disa këngëtarëve. Ja dhe lista!
1. Facebook for Every Phone
Në Korrik të 2011-s, Facebook njoftoi se do të bëntë gjithçka për të bërë Facebook-un e mundur në të gjitha llojet e telefonave celularë në planet, jo vetëm celularët e zgjuar.
Strategjia ishte që Facebook-un t’a përdornin të gjithë ata që kishin një celular, pa marrë parasysh llojin, ngjyrën, apo kompaninë. Që do të thoshte rreth 2.500 lloje celularësh mund të shfletonin Facebook.
Në vetëm 12 muaj, faqja zyrtare e “Facebook for Every Phone” është tani më e populluara, me 131+miliona ‘pëlqime’.
2. Facebook
Epo sigurisht që vetë faqja zyrtare e Facebook-ut do të ishte në listë. Mbi të gjitha, kush nuk e pëlqen Facebook-un? Faqja ka mbi 71+ miliona ‘pëlqime’, që e bëjnë atë faqen e dytë më popullore në Facebook.
3. Texas HoldEm Poker
Edhe pse kumari nuk është i mirë, madje dhe ilegal në shumë vënde të botës, loja e pokerit nga Zynga, Texas Hold ‘Em është një nga faqet me më shumë fansa.
Faqja ka rreth 64+ miliona ‘pëlqime’, dhe ka qënë një nga më të populluarat për disa kohë.
4. YouTube
Me rreth 62+ miliona pëlqime, YouTube rënditet në vëndin e katërt për faqet me më shumë fansa në Facebook.
Postimet ditore janë video të veçuara nga stafi i Youtube.
5. Eminem
Eminem është lideri i muzikantëve në Facebook nga popullariteti, me më shumë se 60+ miliona ‘pëlqime’.
Postimet ditore përfshijnë video dhe promocione të ndryshme nga reperi me famë botërore.
6. Rihanna
Me vetëm disa mijëra fansa mbrapa Eminemit, Rihanna ka rreth 60+ miliona ‘pëlqime’ në Facebook. Kariera e Rihannës nisi kur producientja Evan Rogers ishe me pushime në Barbejdos, shteti nga ku është Rihanna.
7. The Simpsons
Show televiziv Amerikan ‘The Simpsons’, tani në sezonin e 23-të, është show televiziv më i populluar në Facebook, me një faqe me 55+ miliona ‘pëlqime’.
8. Shakira
Si nuk mund të ishte në këtë listë edhe e dashura e Pique-së të Barcelonës, Shakira? Vetëm me shumë pak ‘pëlqime’ pas ‘The Simpsons’, faqja renditet e teta në këtë listë. Shakira ka rreth 54+ miliona ‘pëlqime’.
9. Lady Gaga
E renditur e nënta në këtë listë, Lady Gaga mund të mos jetë më popullorja në Facebook, por 53+ miliona ‘pëlqimet’ në Facebook nuk e bëjnë atë anonime.
10. Michael Jackson
Michael Jackson vazhdon të na argëtojë me trashëgiminë e tij si një gjeni i muzikës, edhe pse nuk është më me ne. Me 51+ miliona ‘pëlqime’, ai ‘është’ një nga muzikantët më të njohur në botë. /Tech.Al/
Lexo te plote tek ...