Klajdi Hëna
Forumium praecox
‘Facebook’ është tashmë një fjalë e përditshme në fjalorin tonë, por jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Shumë nga ne jemi të varur krejtësisht nga Facebook. Lidhjet me miqtë, lajmet, fotot, videot, thashethemet, lojrat, të gjitha këto i marrim nga Facebook. Mund të thuhet pa frikë se Facebook është bërë tashmë një sëmundje për ne.
Se pari, Facebook na shëndosh. Sipas një studimi nga disa hulumtarë tek ‘Columbia Business School’ dhe Universiteti i Pittsburgh-ut, shikimi i aktivitetit të shokëve tuaj në Facebook korrespondon me vënjien e peshës, si dhe borxhet. Lidhjet e afërta me shokët tuaj rrisin vlerësimin tuaj për veten, që shkakton humbjen e kontrollit, pa vetëdije.
“Testuam një seri të ndryshme mjedisesh, duke filluar nga zgjedhjet në ushqimet e shëndetshme, në ato jo të shëndetshme, për të parë se sa kohë iu desh njerëzve të rezistonin,” ka thënë Andrew T. Stephen, një profesor asistent, dhe Katz Fellow tek Universiteti i Pittsburgh-ut. “Gjetëm evidencë se ku kontrollimi i vetes ka më shumë rëndësi: shëndet dhe financat personale.”
Stephen shton, “Vini re se ne i gjetëm këto lidhje pas kontrollimit të një numër të faktorëve demografikë dhe socio-ekonomikë që mund të ndikojnë në këto gjëra.”
Problemi kryesor qëndron se Facebook në të vërtetë rrit vlerësimin e vetes, apo ‘self-esteem’, për përdoruesat që ndihen afër me shokët e tyre. Por nuk merr shumë kohë që pasojat negative të ndikojnë.
“Ajo çka na bëri përshtypje ishte se në studimet tona, këto efekte ndodhën vetëm pas pesë minutave pas shfletimit të Facebook,” ka thënë Stephen. “Duket sikur njerëzve nuk ju duhet shumë kohë për t’u ndikuar psikologjisht.”
Ky humultim u krye midis pesë studimeve të ndryshme.
Stephen ka thënë se ky lajm nuk do të thotë se duhet të shkëputni Facebook-un nga jeta juaj. Thjesht vetëdijësohu për këto pasoja negative.
“Duke u informuar me këto pasoja, edhe pse mund të jenë shumë shokuese, ato mund të na ndihmojnë që ne të mos vuajmë prej tyre,” ka thënë ai.
Një efekt tjetër negativ që vjen nga Facebook është joshësia nga persona të panjohur. Ajo që shumë persona nuk mund t’a dinë, është se profilet dhe fotot tuaja u shfaqen shumë personave që ju nuk mund t’i njihni, dhe që joshen nga fotot tuaja të postuar në rrjetin social.
Pra privatësia juaj në Facebook është pothuajse në nivelin zero. Një incident ka ndodhur në Australi në Majin e vitit të kaluar, kur në vajzë kishtë postuar në Facebook një foto me disa para në dorë, që i joshën disa plaçkitës, të cilët shkuan tek shtëpia e vajzës për t’a grabisur atë.
Vajza po ndihmonte gjyshen e saj të numëronte lekët e 72 vjecares. Për t’u dukur ‘cool’ para shoqeve dhe shokëve të saj në Facebook, ajo ka marrë një foto të parave, dhe e ka postuar atë në Facebook. Shumë pak orë më vonë, disa persona të maskuar me thika kanë shkuar tek shtëpia e vajzës, nga ku kanë vjedhur para dhe gjëra personale të së ëmës të vajzës.
Policia lokale ka lëshuar një njoftim për të gjithë njerëzit, ku njofton se ata duhet të kenë shumë kujdes me cfarë postojnë në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale. Në rastin e mësipërm, adresa e vajzës ishte në profilin e saj; për fat të mirë, hajdutët nuk e dinin ku ndodheshe shtëpia e gjyshes të vajzës. Pra rrjeti shoqëror vendos edhe jetën tuaj në rrezik.
Lexo te plote tek ...