Tech.al : ‘Lojrat Olimpike’ të teknologjisë

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Cdo katër vjet, Lojrat Olimpike frymëzojnë shumë rivalitete dhe konkurenca në shumë fusha të ndryshme nëpër botë. Por gjimnazistët, notarët, vrapuesit, dhe lojratët e tenisit nuk janë të vetmit që duhen lavdëruar për arritjet e tyre.
Ja dhe disa fusha nga lojrat olimpike të teknologjisë.
1. Mesazhi më i shpejtë
Melissa Thompson e Londrës vendosi rekordin botëror më 22 Gusht, 2010 për mesazhin më të shpejtë, 26 shkronja në 25,94 sekonda. Mesazhi lexonte: “The razor-toothed piranhas of the genera Serrasalmus and Pygocentrus are the most ferocious in the world. In reality they seldon attact a human.” Edhe pse mesazhi është në Anglisht, ai është shumë i komplikuar për të shkruar.

Melissa Thomson, në kohën kur vendosi rekordin.
Sipas ‘The Guiness Book of World Records’, z.Thompson përdori celularin ‘Samsung Galaxy S’ me teknologjinë SWYPE.
Elliot Nicholls i Dunedin së Zelandës të Re kompozoi një mesazh të njëjtë me atë të Anglezes në 45,09 sekonda, me sy mbyllur. Ai e bëri këtë tre vjet më përpara se Anglezja.
2. Thirrja në lartësinë më të madhe

Rob Baber dukë bërë thirrjen nga Everesti
Ngjitja e malit Everest nuk mjaftoi për Rob Baber. Kur arriti në majën më të lartë të Himalajave në 8.848 metra më 21 Maj, 2007, ai bëri një thirrje me celularin e tij Motorola Moto Z8. Ai la një mesazh zanor në një kompani telekomunikimi ku tha: “Shumë ftohtë, është fantastike, Himalajat janë kudo. Nuk i ndjej dot gishtrat e këmbëve, të gjithë janë në frymëzim të mirë – mbërritëm këtu në kohë rekorde, ishte fantastike.” Ai gjithashtu i dërgoi një mesazh Motorolës ku thoshte: “Një mesazh i vogël për njerëzimin, një hap i madh për ‘celularizimin’ – faleminderit Motorola.”
Më 9 Maj, 2009, Kenton Cool i Britanisë së Madhe dërgoi ‘cicërimën’ e parë nga pika më e lartë e botës, dhe bëri gjithashtu thirrjen e parë në rrjetin 3G.
3. Thirrja më e gjatë me Skype
Sipas faqes ‘RecordSetter’, e cila lejon personat të konkurojnë për rekorde nga

Alex Fylton dhe shoqja e saj.
më të ndryshmet, Alex Foltyn nga Sidni i Australisë vendosi rekordin për thirrjen më të gjatë me Skype. Ajo i thirri shoqes të saj më 20 Tetor, 2011, dhe ora ndaloi plot 240 orë, 10 minuta dhe 23 sekonda më vonë, pak më shumë se 10 ditë. /Tech.Al/

Lexo te plote tek ...
 
Top