Tea Party edhe në Kosovë, ju lutem!

Albforumi

Primus registratum
Tea Party edhe në Kosovë, ju lutem!

Tea Party edhe në  Kosovë, ju lutem!

Agon Hamza

Populli u deklarua. Populli i tha PO privatizimit! Vendimin politik të deklarimit të  popullit publikisht e shpalli ambasadori Chris Dell para pak ditësh në një intervistë dhënë RTK-së. Ai e bëri shumë të qartë vizionin për shtetin e Kosovës, dmth për modelin zhvillimor të tij. Z.Dell tha: privatizoni gjithçka, dhe atë, sa më shpejtë. Madje, nga perspektiva e një shikuesi, të krijohej përshtypja se z.Dell disi edhe na qortonte për mos-privatizimin e deritanishëm të ndërmarrjeve të mëdha në Kosovë. Kur u morrë vendimi për privatizimin e PTK-së, z.Dell e lëshoi një deklaratë për shtyp, në të cilën e shprehu përkrahjen dhe urimin e Qeverisë dhe popullit amerikan për këtë vendim kaq të rëndësishëm! Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për brengën e madhe që ka jo vetëm Qeveria, por i tërë populli amerikan për (mos)privatizimin e PTK-së, KEK-ut dhe Aeroportit të Prishtinës. Poashtu, jam plotësisht i vetëdijshëm se në Top-10shin e problemeve të popullit amerikan, privatizimi i PTK-së, KEK-ut dhe Aeroportit të Prishtinës zë vendin e parë. Sinqerisht shpresoj se populli amerikan është informuar me kohë për koncesionimin e Aeroportit, në mënyrë që ai të lehtësohet së paku nga një brengë kaq serioze!

Çka realisht na imponon z.Dell, dmth, cili është kuptimi ideo-politik i qortimeve të tij? Zgjedhjet për Kongres në SHBA do të mbahen në nëntor të këtij viti. Presidenti Obama dhe Partia Demokratike janë në krizë të thellë; e poashtu edhe Partia Republikane, e cila është gllabëruar nga lëvizja populliste Tea Party. Lëvizja Tea Party është lëvizje në raport me të cilën Partia Republikane (e madje edhe ish-Presidenti Bush) është jashtëzakonisht e moderuar. Ata janë grup politik, i cili po fuqizohet jashtëzakonisht shumë pas fitores së Obamas, dhe tani, realisht ata përfaqësohen nëpërmjet Partisë Republikane. Ekuivalenti i saj në Europë e tejkalon karakterin racist të pushtetit të Sarkozy-së e Berlusconit. Lëvizja Tea Party është, thënë naivisht, sublimim i diskursit të kanalit televiziv Fox News në një platformë politike. Dhe më keq se kaq është vetëm fashizmi! Nga diskursi politik e ekonomik, z.Dell do të mund të ishte kandidat serioz i lëvizjes Tea Party për kongresmen. Me diskursin e tij për ekonominë e Kosovës, z.Dell, më shumë duket si përfaqësues i lëvizjes Tea Party se sa ambasador i Qeverisë (aktuale) Amerikane.

Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për karakterin dhe rolin policor të SHBA-ve në  botë, para zgjedhjeve të fundit për President të SHBA-ve, Slavoj Zizek cinikisht propozonte që për Presidentin e Amerikës duhet të votojë e gjithë bota, përveç qytetarëve Amerikanë. Në Kosovë kjo duhet të aplikohet nëpërmjet votimit për Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë. Në strukturën ekzistuese të pushtetit dhe politikës në Kosovë, ky do të ishte votimi i vetëm serioz për pushtetin e vërtetë në Kosovë. Duke e zgjedhur Ambasadorin e SHBA-vë në Kosovë, ne do tia mundësonim edhe njohjen formale të pushtetit të tij, si pushteti absolut në Kosovë. Në këtë mënyrë, ai/ajo pastaj do të zgjedhte Qeverinë e Kosovës, si organ administrativ i Ambasadës së SHBA-vë në Kosovë, detyra e së cilës do të ishte implementimi i politikave të përcaktuara nga Ambasada. Chico Marx, karakteri i famshëm nga filmat komik Marx Brothers, në filmin At the Circus, thoshte se kurdo që ke probleme në biznes, merre një avokat. Atëherë ke më shumë probleme, por së paku ke një avokat. A nuk e përshkruan kjo fjali më së miri raportin tonë me z.Dell?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për gjendjen jashtëzakonisht të keqe socio-ekonomike e politike në Kosovë. Nuk ka asnjë aspekt të jetës shoqëroro-ekonomike që funksionon përkundrazi, secili aspekt i jetës është i degraduar deri në mjerim. Varfëria po thellohet, perspektiva po ngushtohet çdo ditë, e politika po bëhet gjithnjë e më impotente. Dhe ky mjerim i përgjithshëm, e nxitë nervozizmin dhe dëshprimin e masave. Por, ajo që ne e harrojmë është se nervozizmi e dëshprimi janë absolutisht të pamjaftueshëm. Ato janë bazë, por kurrsesi dhe asnjëherë potencial. Siç do të thonin ekspertët e menaxhimit (të krizave, të ndërrmarrjeve, etj), nervozizmi është lehtë i menaxhueshëm. Sepse ndryshimet e mëdha përgjatë historisë nuk janë bërë si rezultat i nervozizmit të masave. Masat fuqizohen, ose fuqia e tyre arrihet kur ato i nënshtrohen një Ideje. Një Ideje emancipuese, të një Ideje të re, komplet të shkëputur nga rrjedha e tanishme e situatës dhe rrjedhimisht, e kundërta e situatës. Një Ideje politike, e cila politikën nuk e kupton si çështje të përfaqësimit legjitim e demokratik por, në të cilën politika kuptohet si procedurë e shkëputjes nga e tanishmja. Ndërsa, nervozizmi pa Ide (dhe, jo program), nuk është tjetër përveç se impotent. Nervozizmi e dëshprimi në Kosovë jane shembuj për këtë. Sepse ne nuk jemi asgjë përveç se të nervozuar e dëshperuar.

Gjendja e tanishme në  Kosovë e ka vetëm gjë të sigurtë: faktin që ky vend është në rrugëtim të sigurtë drejt gjendjes së pashpresë. Ish-presidenti i Haitit, Jean-Bertrand Aristide thoshte se Amerikanët e pengonin çdo përpjekje për të lëvizur nga mjerimi në varfëri të dinjitetshme. Ky verdikt i Aristide e gjen shprehjen e vet edhe në Kosovë. Por, përveç Ambasadës Amerikane, këtu duhet shtuar edhe emri i z.Thaçi. Paradoksi qëndron në fuqinë politike të tij. Karakteristikë e tij nuk është ndonjë nivel i jashtëzakonshëm intelektual (përkundrazi, ai është nën çdo mesatare të qytetarëve të Kosovës), as shkathësitë oratorike (sepse ai nuk është në gjendje të formulojë një fjali kuptimplotë dhe koherente), as karizmatik (sepse është qesharak në sjelljet e tij), dhe rrjedhimisht, as ndonjë vizion i qartë politik. Thaçi është njëri ndër liderët më të dobët që njeh Historia politike e Kosovës. Ai është negacioni i një njeriu që duhej të ishte në krye të një Qeverie. Por, fuqia e tij politike në masë të madhe determinohet nga mungesa e alternativës politike. Thjesht, vete qenia e Thaçit si kryeministër i Kosovës është shprehja e varfërisë politike e intelektuale të këtij vendi. Është i dhimbshëm fakti që një shoqëri ka Thaçin si opsion serioz politik.

Është shumë e qartë se argumenti i z.Dell dhe administratorit të tij, Kryeministrit Thaçi mbi privatizimin është dominant. Dhe do të vazhdon të jetë i tillë përderisa alternativa të jetë kaq e paartikuluar. Deri më sot, nuk ka ndonjë kundërshtim parimor kundër privatizimit per se. Kritika zakonisht argumentohet me tani  nuk është koha për të privatizuar, ose jemi për privatizim më të mirë/transparent. Thënë shkurt dhe në mënyrë të thjeshtëzuar, alternativa ndaj privatizimit duhet të bazohet në idenë që ndërmarrjet publike nuk janë të Qeverisë, por janë pjesë e së përbashkëtës dhe rrjedhimisht, Qeveria NUK ka të drejtë ti shesë (e as ti japë në koncesion) ato. Domethënë, ato ndërmarrje janë ndërtuar nga njerëzit dhe me paratë e njerëzve të Kosovës (kujtojeni rastin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë).

Politika zyrtare e Qeverisë  së Kosovës, së bashku me alternativat tjera politike që  ekzistojnë garantojnë për vazhdueshmërinë e gjendjes ekzistuese: rrugëtimin drejt mjerimit të mëtutjeshëm. Çarja e formacionit ekzistues ideologjik që e mirëmbanë dhe e stimulon këtë formë të politikës është parakusht pë
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1476

Top