Te rinjte premtues te Politikes shqiptare

Al-Punk

Still here
Te rinjte premtues te Politikes shqiptare

Nje artikull ku permendet dhe emri i mikut tim Dritan Gjyrezi


“EPP” trajnon te rinjtë premtues te politikes shqiptare


Nga data 5 – 10 Tetor, ne Sarajeve Partitë Popullore Evropiane – (EPP) kanë trajnuar mbi “Menaxhimin e Strukturave Politike” te rinjtë nga Evropa Juglindore nën moton “politikanët premtues të së ardhmes” nga partitë e djathta Evropiane. Shqipëria është përfaqësuar në këtë aktivitet nga anëtarja e partive popullore, Partia Demokratike me prezencën e ish kandidatit për deputet në Qarkun e Elbasanit, Qamil Dika si dhe nga Dritan Gjyrezi koordinator i FRPD. Sfidat e menaxhimit politik, implementimi I programeve qeverisëse, përfshirja në proceset vendimmarrëse si dhe kontributet individuale, kanë qenë ndër temat e seminarit trajnues gjatë 5 ditëve të punimeve në faqen e parë të këtij projekti. Modulimi i politikanëve të rinj si dhe menaxhimi I komunikimit publik për ç’do politikanët ishin ndër temat të cilat pjesëmarrësit shqiptar patën referimin e tyre, duke u bazuar ne eksperiencën politike gjatë fushatës dhe drejtimit të strukturave qeverisëse. Ky trajnim organizohej nga “EPP” e cila zotëron shumicën në Parlamentin Evropian dhe kishte për qellim përgatitjen e politikaneve te rinj qe do ti shërbejnë te ardhmes ne partive te djathta ne vendet respektive nga ata vinin. Ky trajnim do të na shërbejë shumë, jo vetëm për të ardhmen personale por mbi te gjitha per te sjelle një filozofi bashkëkohore ne kontributin qe te rinjtë duhet te japin ne FRPD dhe ne politiken shqiptare ne tërësi –shprehet Dika.

<span style="font-weight: bold">Gjyrezi</span> e sheh ketë trajnim si një iniciative shume te mire te EPP dhe do ti shërbejë me se shumti konceptit të ri të politik bërjes. Ndërsa drejtuesi I Forumit rinor të partisë demokratike, z. Gerti Bogdani, i pyetur për këtë trajnim , shprehet se është një risi e bashkëpunimit ndërmjet “EPP dhe PD” për formimin sa më të plotë të politikanëve të rinj të cilët nesër do të jenë shërbim të komunitetit dhe platformës politike të Partisë Demokratike.

Burimi:FRPD
 
H

harap

Guest
Re: Te rinjte premtues te Politikes shqiptare

Mando ta merrte mendja nga AF te dilte ketu ai shoku ?
smile.gif
 

Al-Punk

Still here
Re: Te rinjte premtues te Politikes shqiptare

Hec he burre se deri ne Bosnje ke dale. Kur te dalesh ne TV te shash Edi Ramen do them qe ke arritur dicka ne politiken shqiptare
smile.gif
 
Top