Te na rroje Alimuca i lire se bashku me tutoret e tij

fjorent

Primus registratum
Te na rroje Alimuca i lire se bashku me tutoret e tij

Kristian Naumov, avokati i ish bosit te "Vefas" Vehbi Alimucaj, konfirmon faktin qe ne Presidence ndodhet nje kerkese e firmosur nga disa ish kryetare bashkish dhe deputete, te cilet kerkojne faljen e Vehbi Alimucajt. Avokati Kristian Naumov ka sqaruar per News24 se dokumenti qe i eshte derguar presidentit Alfred Moisiut eshte firmosuar nga 13 kryetare te bashkive te medha, 3 kryetare te njesive bashkiake te Tiranes, 2 kryetare komunash dhe 8 deputete. Sipas listes qe disponon Naumov, kerkesa eshte firmosur nga ish kreu i bashkise Sarande, Ardian Shehu PS, ish kreu i bashkise Corovode, Ylli Mehollari PS, i Permetit, Arjan Kote PS, i Kamzes Fran Gjini PS, i Kavajes Islam Veliu PD, i Lacit Bardh Rica PD, Mamurrasit Anton Frroku PD, Shijakut Bashkim Sejdiu PD, i Policanit Safet Saliasi PS, i Memaliajt Albert Zhupa PS, i Fushe-Krujes, Bajram Karaj PS, i Kelcyres Ylli Hoxha PS, i Ures Vajgurore Agim Bregu i PS, kreret e minibashkive 7,8,9 perkatesisht Qemal Demiri PS, Genc Tafai PS e Luan Zhegu PS si dhe kreu i komunes Dajt Besim Kuka PD dhe komunes Vergo, Afrim Proda. Kerkesen e kane firmosur edhe shoqata per kthimin e parave te lena me fajde, shoqata e kreditoreve te vefa-s dhe deputetet Porec Zopgaj, Arjan Starova, Sajmir Curri, Ligoraq Karamelo, Gani Hoxha, Ekrem Spahiu, Teodor Laco, dhe Et'hem Fejzollari. Sipas avokatit Naumov, kerkesa e deputeteve per falje te Vehbi Alimucajt ndryshe nga kerkesa e perfaqesuesve te pushtetit lokal eshte bere ne javet e fundit. db/db(News24/Balkanweb)
 

Renea88

Primus registratum
Re: Te na rroje Alimuca i lire se bashku me tutoret e tij

pse jo njerez ata i vodhen na 330 miljon tashti duhen dhe nja 300 miljon te tjera, e mor se gjynaf i shkreti, as ka vrare as ka prere, kur njeri hajdut eshte kryeminister pse duhet te futet hajduti tjeter ne burg, ndoshta ne zgjedhjet e ardhshme e propozojn kryeminister si ate burgaxhiun tjeter.Une mendoj qe ne listen e OKB shqiperise tja nderrojne emrin ne ABSURDISTAN
 
Top