Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

GJENERALI

Primus registratum
Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

Besian Pesha i "mjaft" i denuar me burg per vjedhje

Tirane- Besian Pesha, njeri prej folësve më aktivë të Lëvizjes popullore "MJAFT" rezulton të jetë I dënuar me burg nga gjykatat shqiptare. Besian Pesha është një djalë I ri nga Gjirokastra, një qytet në jug të Shqipërisë. Ai nuk do të binte në sy kurrë nëse nuk do t'I bashkëngjitej Lëvizjes "MJAFT", një lëvizje rinore që kundërshton çdo gjë dhe për çdo gjë të keqe në këtë vend. Herë me të drejtë dhe herë me pa të drejtë, por gjithnjë brenda bindjes së saj. Por, popullariteti që I kanë dhënë tribunat e "MJAFT"-it duket se ka shërbyer edhe për keq. Ekspozimi nëpër tribunat e "MJAFT"-it kanë bërë që qytetarët e Gjirokastrës të dallojnë djalin e tyre, herë duke protestuar për një ndeshje futbolli të pabërë, herë duke ju folur banorëve të Kasharit, herë duke bërtitur para Kryeministrisë për lirinë e shtypit, herë duke lexuar "Zërin e Popullit", herë duke ju veshur çupave minorene çizmen e fatit…

Por tamam, pas këtyre shfaqjeve njerëz në Gjirokastër e kanë identifikuar djalin si një prej hajdutëve të vegjël të qytetit të moçëm dhe historic. Nisur nga një letër e mbërritur në gazetë, ne jemi detyruar të verifikojmë gjendjen e tij gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë. Sipas saj, lëshuar më datë 17.06.2004 Vërtetimi I Gjendjes Gjyqësore thotë se Besian Pesha, I biri I Sevos dhe I Likes, I lindur më 1980 në Gjirokastër, në bazë të Vendimit Nr.0009, datë 25.02.1999, të Gjykatës së Rrethit Gjirokastër, është deklaruar fajtor për krimin e vjedhjes dhe në bazë të Nenit 134 të Kodit Penal e dënon me 4 muaj e gjysëm burgim. Në bazë të Nenit 306/1 të Kodit të Procedurës Penale e dënon me 3 muaj burgim. Vuajtja e dënimit I fillon nga data e ndalimit 10 Janar 1999. Provat materiale, aparati fotografik I tipit "Cannon" t'I kthehet Alket Premtit. Me Vendimin Nr.17, datë 31.03.1999 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër është vendosur lënia në fuqi e këtij vendimi.

Këtë thonë dokumentat e këtij shteti. Ja vlen që ne të themi pas kësaj dy gjëra: e para, që ngjarja ka ndodhur shumë para se Besian Pesha t'I bashkohej Lëvizjes "MJAFT", pra, përjashtohet ideja e një hakmarrje politike për shkak të kundërshtimit të tij ndaj rregjimit në fuqi. E dyta, ky dënim dhe ky fakt që po botojmë ne sot nuk do të thotë se gjithshka që ka folur nëpër protestat e "MJAFT"-it Besian Pesha nuk është e vërtetë apo se ai nuk ka patur të drejtë ta bëjë këtë. E gjitha është një çik fare amorale!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

Cila është çështja që duhet diskutuar këtu? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

ja pra,qe shajne hajdutet hajdutin <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

po në Shqipëri o Gjeneral ka shumë kohë ku hajdutët shajnë hajdutët kjo nuk është ndonjë hata! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

Une jam i mendimit qe:hajduti duhet te shaje hajdutin,sepse ja di te gjitha <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

ashtu te lumte oroshi logel <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

Aktivisti i "Mjaft" qe paska vjedhur para 5 vjetesh nje aparat fotografik,per te cilen eshte denuar me tre muaj burg,pas kryerjes se denimit (ne kampet e rehabilitimit <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ) nuk paska te drejte as te flas para njerezve.

O.k.

Popull i ndershem keta gjirokastritet dhe gazetar korrekt ata te ZP.

Po si tja bejme me kryeministrin qe iken pa paguar dhe e ndjekin borxhlinjte qe prej 6 vjetesh.
Si tja bejme me Benzin qe e paraqiti si dhurate nderkohe qe "dhuruesit" e mohuan,qe te kene bere nje dhurate te tille.
Si tja bejme me tre katet e pallatit te "Shallvaret" qe i ka "blere" me 35 000$,nderkohe qe me kete cmim kushton dy e guzhine ne Selite,apo Palorto <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .

Kane shkruar ndonje leter per keto,ata pleqte perverse, kampionet e letrave anonime dikur ne kohen e dylberit nga Palortoja.

Gjeneral

Si i tha Xhevati(furrxhiu i Gjirokastres):

Ku je o Enver,o djali bukur i Gkirokastres,se me thave syte(Skishte faj i ziu,dashnorja e pare nuk harrohet).E pllaq e plluq e puthi Enverin,e nduku fare.

Nje muaj me vone Xhevat pallderri,u denua me burg politik.

N
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

Isaac me vjen gjynah per ty lal.Je bere si ato pleqt e luftes qe kane rrjedhur dhe dalin flasin neper gazeta <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

Gjeneral, turp të kesh! Si guxon tallesh me veteranët e luftës që kanë derdhur gjakun për lirinë e Shqipërisë dhe forcimin e Partisë?
smash.gif
Kujdes Gjeneral se po e mbush kupën, do dalësh edhe ti armik i Partisë e i popullit! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

Isaac me vjen gjynah per ty lal.Je bere si ato pleqt e luftes qe kane rrjedhur dhe dalin flasin neper gazeta


hahhahaahhahah

Ke te drejte.
Po nuk me rrihet pa folur.I Zoti qe te bej gje nga ketu, nuk jam.
Te vij atje,e te punoj per maskarenjte,mos e dhente zoti.

Keshtu qe dal e shfryj dufin ne internet.

Mergimtar hesapi. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

Ika tani se kam nje mal me pjata per te lare <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

hajt pra shnet edhe bofsh pare <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

O Gjeno po pse e ndrove stemën ti o lali! Stalini është pak si shumë globalist mo plako <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> !
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

te gjujtmet bojini me Pm....ktu folet per burg <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

ehuha o kontre,ca steme te vej? RPSSH ? me thuaj ti ca do te vej une/

hajduto ke te drejte po kemi kriju shume familjaritet kohet e fundit se kemi nigju ate kongen e Gilit:

LE TE PUTHEEEEN LE TE PUTHEN
DEMOKRATET DHE SOCIALISTET
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

Ja dhe ideja për stemën tënde, GILI <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> !
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Te dënuar me burg tek Mjaft për veprën penale të vjedhjes

...epo meqe vajti kshu ky muhabet, po e mbyll temen e bim rehat.
 
Top