Takimi dëshpërues me Enverin në Arbanë
Kapitullimi i Italisë Fashiste ngriti më këmbë gjithë organizatat e Partisë Komuniste, gjithë këshillat nacionalçlirimtare, gjithë njësitë guerile në qytete e njësitë partizane në male, si të siguronin sa më shumë armë nga ushtria krejt e çorientuar italiane.

Përpjekje në këtë drejtim u bënë edhe nga Balli, nga grupe të veçanta nacionalistësh dhe individë të interesuar, si bajraktarë krahinash etj. Jo për të luftuar kundër pushtuesve të rinj, nazistëve gjermanë, por – siç e tregoi koha – për të luftuar kundër forcave partizane nacionalçlirimtare, me justifikimin absurd se luftonin kundër komunistëve.

Gjatë ditëve të kapitullimit të Italisë, në disa qarqe të vendit u vunë re lëshime të palejueshme ndaj armiqve pushtues të vjetër e të rinj, si në Elbasan, Korçë, po edhe në Tiranë, që i kushtuan shumë Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe Partisë Komuniste, duke humbur me dhjetëra figura të njohura patriotike e kuadro komunistë.

Në letrat me shumë kritika që u ka drejtuar Enveri shokëve Nako Spiru, Gogo Nushi dhe Ymer Dishnica, si përfaqësues të KQ të Partisë, në këtë periudhë në Tiranë dukej që ai ishte i pakënaqur nga puna e këtyre shokëve, si edhe ajo e Komitetit Qarkor për Tiranën.

Letrat e shumta që ka shkruar Enveri, duke u ndalur veçanërisht në ato të muajve gusht-shtator 1943, drejtuar qarqeve që u përmendën më lart dhe anëtarëve të KQ të PK-së në këto qarqe, janë dëshmi historike mbi situatën e re të krijuar në këtë periudhë kthese për fatet e ardhme të Shqipërisë.

Ato janë dëshmi edhe të rolit të Enver Hoxhës si udhëheqës që parashikonte larg, merrte vendime të prera, të drejta, të domosdoshme si për kohën që përjetonte populli, ashtu edhe për perspektivën.

Përveç këtyre letrave, një letër e gjatë, me shumë hollësi, Enveri u dërgoi gjithë kryetarëve të komiteteve qarkore me “Direktiva për situatën e krijuar pas kapitullimit të Italisë Fashiste, që mban datën 9 shtator, firmuar me pseudonimin e tij të luftës “Shpati”. Kjo letër u punua dhe në Komitetin Qarkor të Tiranës, ku bëja pjesë edhe unë si anëtare, e ngarkuar kryesisht për punën me rininë, por edhe me gruan.

Dy ishin çështjet për të cilat tërhiqej vëmendja e organizatave të partisë dhe e këshillave nacionalçlirimtare: përgatitja politike, po sidomos ajo ushtarake për të përballuar me nder detyrimet e vendit tonë, si pjesëtare e aleancës së madhe antifashiste lidhur me zbarkimin e mundshëm të forcave aleate anglo-amerikane në Ballkan e konkretisht në Shqipëri, gjë që kapitullimi i Italisë e bëri më të mundshëm, si edhe detyrimin jo vetëm ndaj aleatëve, por ndaj popullit tonë, të përballonim me nder pushtuesit e rinj, nazistët gjermanë dhe t’u jepnin atyre shqelmin vdekjeprurës nga tokat e atdheut tonë.

…Në Londër – shkruhej në letër – ka elementë që duan të vendosin fuqi reaksionare në vendet e shtypura dhe bash për këtë arsye kanë formuar dhe tentojnë të formojnë në Londër qeveri reaksionare në këto vende pas rënies së Hitlerit. …

Nuk përjashtohet mundësia e formimit të një qeverie të tillë shqiptare në Londër (në fakt kështu po ndodhte: Abaz Kupi nuk erdhi në Labinot, sepse, siç justifikohej në letrën e tij, “ishte i zënë me do punë” dhe kjo “punë” ishte hedhja e një trakti, firmuar prej tij dhe 4 a 5 bajraktarë promonarkistë, ku njoftonin për formimin e Partisë së Legalitetit në Shqipëri dhe përcaktimin për bisedimet “e përzemërta” që po bënte mbreti Zogu I me Çërçillin). …

Po në vazhdim të kësaj thuhej se shokët duhet ta kenë të qartë këtë gjë dhe ta studiojnë me vëmendje që agjitacioni i tyre të mos e drejtojnë kundër Anglisë dhe Amerikës në përgjithësi, me të cilat ne jemi në aleancë në këtë luftë, por jemi kundër elementëve reaksionarë…

Duhet të dini se fuqitë aleate të zbarkimit do të përkrahin të gjitha forcat shqiptare që do të gjejnë përpara, pa preferencë për ato të lëvizjes nacionalçlirimtare dhe bile, po të kemi parasysh edhe çështjen e Darlanit (admiral francez, ish-kryekomandant i forcave të qeverisë fashiste të Vishisë, u dorëzua si rob te amerikanët në Afrikën Veriore dhe këta e emëruan si komisar të Afrikës Veriore franceze).

Në rast të zbarkimit të forcave aleate, forcat nacionalçlirimtare t’u paraqiten me anë të këshillave dhe ushtrisë nacionalçlirimtare…Aleatët mund të jenë në Shqipëri me ushtritë e tyre vetëm për të thyer nazistët gjermanë dhe bashkë me ta kuislingët e mercenarët në shërbim të tyre.

Situata na shtrëngon -shkruante Enveri – që të veprojmë, por që të veprojmë duhet të jemi të përgatitur sidomos ushtarakisht. Organizimi dhe forcimi i njësiteve në qytete shtrohet sot si një problem urgjent dhe me shumë rëndësi.

Njësitet duhet të jenë të pajisura mirë me revolverë dhe bomba dore dhe mundësisht me pushkë automatike (të bëjmë çmos që këto t’i blejmë dhe t’ua marrim italianëve me çdo mjet dhe sa më parë këto armë, të mos presim asnjë ditë që të na i dërgojnë të tjerët).

Të studiojmë mënyrën e sulmimit të qendrave më me rëndësi të qytetit dhe veçanërisht të atyre ku ka armë. Të diktohen dhe të sulmohen qendrat e Gestapos dhe komandave gjermane. Të kemi kurdoherë parasysh që, në rast sulmi kundër qyteteve nga ana jonë, të kombinohen veprimet e guerileve të brendshëm me ato të çetave”.

Ndërkohë, më 10 shtator 1943, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë u largua nga Labinoti për t’iu afruar kryeqytetit. Erdhi në Pezë dhe u vendos në fshatin Arbanë, ku ishte edhe komanda e forcave partizane të Myslym Pezës. Nga disa dokumente të kohës del se më 15 shtator Enveri ishte në Arbanë. Atje ai thirri Gogo Nushin, që ishte sekretari politik i Komitetit Qarkor për Tiranën.

Në vazhdim të idesë që mund të bëhej nga ana e forcave tona një sulm për çlirimin e kryeqytetit, në rast të një zbarkimi të forcave aleate në Ballkan, por edhe në Shqipëri, Enveri kërkoi mendimin e Komitetit Qarkor të Tiranës se sa forca të armatosura të njësive guerile e të rinisë mund të ngrihen si mbështetje të një sulmi të koordinuar me forcat partizane nga kodrat përreth…sa për armatimet, në gjendjen e krijuar pas kapitullimit të forcave ushtarake italiane, nuk do të na mungojnë…”. Në përfundim të bisedës, Enveri i tha Gogos, mundësisht të më lejonte të shkoja në Arbanë për një “bisedë që kishin lënë përgjysmë në Labinot”.

Esenca e kësaj bisede ishte një kritikë tepër e fortë që Enveri, nga pozita e tij si sekretar politik i Komitetit Qendror të PKSH-së, por edhe si bashkëshorti im i ardhshëm, i bënte anëtares së KQ-së të Rinisë, anëtares së Komitetit për Qarkun e Tiranës, po njëkohësisht shoqja e ardhme e jetës së tij, për mungesë guximi e përgjegjësie politike për të mbajtur qëndrim të qartë e për të ndërhyrë që të mos ndodhnin gabimet që u bënë nga shokët e KQ-së të partisë, Ymer Dishnica, Nako Spiru e Gogo Nushi, të ngarkuar për drejtimin e punëve në kryeqytet, si dhe të Komitetit Qarkor të partisë për Tiranën, ku unë bëja pjesë si anëtare (fjala ishte kryesisht në lidhje me Mbledhjen e Mukjes). Unë, as në Labinot, as në Arbanë, nuk u ndjeva, nuk reagova fare, sepse gabimet qenë të rënda dhe po i kushtonin partisë dhe luftës sonë.

Unë nuk u mbrojta dhe nuk m’u duk me vend të justifikohesha me faktin që të tre shokët e KQ-së të Partisë as u konsultuan, as raportonin në qarkor se ç’po bëhej ato ditë në Tapizë e Mukje, por mbeta shumë-shumë e lënduar dhe e dëshpëruar, sepse ndeshesha për herë të parë me një ashpërsi të tillë nga ana e Enverit.

Me këtë gjendje të rëndë shpirtërore u largova nga Arbana brenda ditës. Enveri nuk më foli për planet që kishin lidhur me Tiranën, veç më tha se për këto kish folur me Gogon dhe priste mendimin e qarkorit dhe të shokëve të Komitetit Qendror që ishin pranë tij.

Unë sa u ktheva u vura në dijeni nga sekretari politik, shoku Gogo, çështja u rrah dhe në mbledhjen e Komitetit Qarkor, ku morën pjesë edhe shokët e KQ-së të partisë, Nako Spiru e Ymer Dishnica. Unë nuk e di nëse iu bë Enverit raport me shkrim e ma gojë për mendimet që u shprehën e përfundimet që u arritën në këtë mbledhje.

Kurse unë, nga ana ime, vendosa të shkruaj një letër se ç’mendoja për sulmin që parashikohej eventualisht të bëhej për çlirimin e Tiranës. Këtë vendim e mora më shumë për t’i treguar Enverit se, pas kritikave që më bëri, unë “guxoja” të shpreh pikëpamjet e mia, qoftë edhe për çështje të një rëndësie të tillë strategjike.

Po siguria në vetvete që më sugjeronte Enveri kaloi në ekstremin tjetër sa unë, një vajzë 22-vjeçare, po i shkruaja Shefit të Shtabit të Përgjithshëm se çfarë duhet të ketë parasysh para se të ndërmerrej sulmi për çlirimin e kryeqytetit. Më 22 shtator 1943 i dërgova në Arbanë të Pezës një letër, të cilën do ta publikoj për herë të parë, pas 66 vjetësh.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22484. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22484