Re: Tabela greke ne rrugen nacionale Kakavije- Gjirokaster!
O Sazano, per ca tabelash e ke fjalen ti? Me sa po marr vesh une ketu behet fjale per tabelat e qarkullimit rrugor qe i ve shteti, kurse per tabelat e dyqaneve eshte muhabet tjeter. Sa per tablela dyqanesh, sa kalon Llogarane, te behet zemra mal kur shef na i tabele shqip, pasi gjithandej t’i nxjerrin syte germat irrituese greke. Kesaj vere kalova andej nga Dhermiu ku keto germa te bezdisshme nuk kishin lene mur pa zhgarravitur me ngjyren blu te flamurit grek. Madje ne njeren prej tyre, qe ma perktheu dikush shkruhej: “Greqi = Nene”. Kurse vjet jam irrituar jashtezakonisht ne Himare, ku pervec gjuhes se perditshme te atyre qe u kane mbushur mendjen me pallavra dhe u kane mbyllur gojen me para duke i bere qe te vetequhen greke, pervec gjithckaje ku deshmohej se sa pune kane bere fqinjet per ta zhveshur nga identiteti popullsine e ketyre vendeve (realisht nga me te bukurat e Shqiperise), midis te tjerash ne nje mur ishte vizatuar flamuri grek dhe shkruhej me germa te medha: “KETU ESHTE GREQI”. Me mbajten shoket se e ndava mendjen te bija nje sprite dhe ate darke do t’i kisha s’kuqur te gjitha muret e Himares, te kthyera ne karrikatura blu. Vjet ishte kohe zgjedhjesh dhe vec t’i shihje “misionaret” greke qe kishin ardhur te organizonin fushaten elektorale, kuptohet te PBDNJ-shit.
A e imagjinoni dot se cfare behet, ne nje kohe kur parlamenti nuk denjon as te miratoje nje deklarate ku t’i kerkohet grekeve t’a heqin “ligjin e luftes” ne menyre qe te filloje zgjidhja per tokat Came. Me hapur, si mund te shitet ky vend?
Naiviteti po i kushton shume ketij populli. Sa per ne “Qemal Stafa”, te gjithe behemi patriote te flakte, me ne krye ata qe te paret kane treguar gatishmerine dhe zellin e menjehershem te tyre per t’a shitur kete vend me cmimin e pare qe u eshte ofruar. Pikerisht prandaj ka vuajtur ky vend, se eshte shume me tolerant se c’duhet.