Ta perdoresh PC si nje telefon

VIMAR

Forumium praecox
Ta perdoresh PC si nje telefon

A njeh ndonjeri nga ju ndonje program qe ben te mundur perdorjen e kompjuterit si telefon nepermjet nje modemi?

Qe te mos krijoj keqkuptime po sqaroj se nuk e kam fjlaen te bej telefonata nepermjet internetit por thjesht ta perdor kompjuterin sikur te ishte aparat telefonik.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

Në Win2k:

Start => Programs => Accesories =>Adderess Book

Këtu zgjidh numrin djathtas kliko dhe zgjidh Actions = Dial.
Kaq.
 

eo

Primus registratum
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

mirdita,

per kete ka disa telefona te paisur me modem qe ta lehtesojne telefonimin dhe e bejne me reale se sa te flasesh me compiuter, njekohesisht neqs ke dy telefona te tille te bazuar nje ne shqiperi dhe nje tek ti komunikon ter diten pa pagese nqs ke lidhje me adsl (nje te tille e kam une ne shqiperi)po te intereson te te jap adresen se ku i kam mare, spse ne europe nuk kane dale ne shitje.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

Le të sqarohemi për një gjë: që lidhja adsl kushton jo pak, mbase më shumë se sa shpenzon dikush mesatarisht për telefona në muaj është vetëm abonimi mujor në adsl. Lere pastaj në Shqipëri. Lere fare pastaj po llogarite këtu edhe koston e dy telefonave specialë që përmenden.

E tërë kjo krahasuar me koston qesharake sot të një telefoni klasik e bën pa vlerë praktike provën "Telefon përmes PC".
E vetmja gjë interesante do ishte përdorimi i PC si "answer machine" ose për funksione njohjeje të atij që telefonon pa ngritur receptorin e telefonit. Për të parën duhet një modem që mbulon veprim të tillë. Për të dytën edhe një modem i thjeshtë mjafton dhe të tjerat i gjen në sistemin operativ. Kështu i thua "Shnet" aparateve telefonikë të ndërlikuar, që sa do të ndërlikuar të jenë, nuk arrijnë dot shkallën e ndërlikimit, dhe prandaj, edhe të shërbimit përkundrejt përdoruesit.
Këshilla ime: nëse keni një kompjuter, nuk ka ç'ju duhet një "kryesuperultratelefon". Kompjuteri do t'ju bëjë punën e 100 sekretareve, përjashto #*#+" .
 

engjelli

Forumium praecox
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] Në Win2k:

Start => Programs => Accesories =>Adderess Book

Këtu zgjidh numrin djathtas kliko dhe zgjidh Actions = Dial.
Kaq. [/qb]
shume interesante...
e bera une kete qe the ti dhe sben
 

VIMAR

Forumium praecox
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

Une ate menyre e kisha provuar vetem se une e degjoja zerin e atij qe merrja ne telefon por ai nuk me degjonte mua. Prandaj isha kurioz nese ndonjeri prej jush ka hasur ndonje program qe te beje te mundur kete.
 

just guru

Primus registratum
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

Di ndonjeri ndonje menyre apo program qe te te tregoje numrin e tel te atij qe te mer kur e ke pc te lidhur me modem kuptohet?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

eden Sargon,

Duket se ke win2k, pra programin ose pjesën "software", por a ke një modem që mund ta përdorësh për veprime të tilla?
 

eo

Primus registratum
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

mirdita,

telefonin special qe permenda me larte, nuk ka aq shpenzime sa thuhet, p.sh. ai qe deshiron te kontaktoje familjen ne shqiperi i bie me lire se me çdo forfe tjeter telefonike aq me teper me telefon clasic siç eshte thene me lart nga Bleta.
pra ai qe theret bashkebiseduesin munde te kete adsl sepse e perdor per internet(kjo nuk eshte e deturueshme)ndersa ai qe thiret nuk eshte e domosdoshme te kete lidhje adsl, pra i bie qe te pagoje vetem comunikacionin lokal brenda qytetit.
keshtu qe edhe sikur te paguhen te dy comuninkacionet lokale nuk bejne me shtrenjte se nje komunikacion nderkombetar.(afersisht 70% me lire)

jo vetem ekonomia qe behet ne nje vit eshte e madhe, por perveç kesaj ka dhe nje mundesi tjeter per te fituar lek me kete sistem, afersisht 1000$ /muaj, po ta perdoresh per te lidhur te tjere me kete linje dhe me nje tarife te lire dhe perfituese per klientin.
ky eshte pak a shum sistemi me te cilin punojne kompanite qe perdorin karta telefonike me kod. pra imagjinoheni vete se sa eshte hapesira e fitimit duke e perdorur kete sitem bile, edhe me nje çmim 30-50% me lire se kart kjo ndoshta nuk eshte ne rend te dites por e thashe ashtu kot.
-duhet ta provosh qe ta besosh-
 

eo

Primus registratum
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

mirdita,

telefonin special qe permenda me larte, nuk ka aq shpenzime sa thuhet sepse nuk eshte karte qe blehet per ta konsumuar per nje numer te caktuar telefenoatash, p.sh. ai qe deshiron te kontaktoje familjen ne shqiperi i bie me lire se me çdo forfee tjeter telefonike, aq me teper me telefon clasic, siç eshte thene me lart nga Bleta.
pra ai qe theret bashkebiseduesin munde te kete adsl existues, sepse e perdor per internet(kjo nuk eshte e deturueshme)ndersa ai qe thiret nuk eshte e domosdoshme te kete lidhje adsl, pra i bie qe te pagoje vetem comunikacionin lokal brenda qytetit, ne rastin me nje linje ADSL, ose ne te kundert te pagojne dy komonikacione lokale, secili te veten, ose gratuit nqs te dy kane linje ADSL (ne pune ose ne shpi).
Keshtu qe, edhe sikur te paguhen te dy comuninkacionet lokale nuk bejne me shtrenjte se nje komunikacion nderkombetar.(afersisht 70% me lire)

jo vetem ekonomia qe behet ne nje vit eshte e madhe, por perveç kesaj ka dhe nje mundesi tjeter per te fituar lek me kete sistem, afersisht 1000$ /muaj, po ta perdoresh per te lidhur te tjere me kete linje dhe me nje tarife te lire dhe perfituese per klientin.
ky eshte pak a shum sistemi me te cilin punojne kompanite qe perdorin karta telefonike me kod. pra imagjinoheni vete se sa eshte hapesira e fitimit duke e perdorur kete sitem, bile edhe me nje çmim 30-50% me lire se kartat me kod.
-kjo ndoshta nuk eshte ne rend te dites por e thashe ashtu kot.
-duhet ta provosh qe ta besosh-
:thumbsup:
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

Pa një tabelë krahasuese kostosh, është e vështirë të nxjerrësh një përfundim, sado të përafërt.
Ai që bën thirrjen, a duhet domosdo të ketë abonim ADSL? Këtu fillon zgjidhja. Nëse po, dhe kuptohet që dikush nuk blen ADSL-n para kompjuterit, atëherë zgjidhja më ekonomike janë telefonatat përmes kompjuterit. Po qe se telefoni punon edhe me linjë të zakonshme...
 

VIMAR

Forumium praecox
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

Keni devijuar pak nga pyetja ime.

Une nuk kam per qellim qe me ane te kompjuterit te bej telefonata me te lira por thjesht kur jam duke punuar ne kompjuter te mund te njoftohem qe po me marrin ne telefon, te pergjigjem dhe te flas nepermjet mikrofonit si dhe te bej vete telefonata njesoj si me cdo aparat te thjeshte telefonik.

Eshte nje program "Phone Dialer" qe e ka vete Windows XP por mua nuk me punon(me sakte degjoj bashkebiseduesin por ai sme degjon mua).

Nqs ndonjeri ka hasur ndonje program tjeter le ta shkruaje ketu se ai eshte dhe pergjigjia e pyetjes time.
 

eo

Primus registratum
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

eshte e vertete qe kemi devijuar nga tema*.

por po insistoj thjeshte per ti kthyer pergjigje pyetjes me larte.
pra adsl nuk eshte e detyrueshme per te telefonuar me kete sistem.
si mendoni ju, qe dy(2) tarifa lokale(nga ai qe theret dhe ai qe pergjigjet) jane me te lira apo me te shtrenjta se nje tarife internacionale/minut? jepeni vete pergjigjen.....
-ai qe perdor internetit me teprice ose qofte dhe normalisht (3 ore ne dite) i bie me te lire me adsl se sa me linje klasike.
kjo dihet dhe nuk eshte zbuluar prej meje.
 

arbi

Primus registratum
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

Fillimisht postuar nga VIMAR:
[qb] Keni devijuar pak nga pyetja ime.


Eshte nje program "Phone Dialer" qe e ka vete Windows XP por mua nuk me punon(me sakte degjoj bashkebiseduesin por ai sme degjon mua).

Nqs ndonjeri ka hasur ndonje program tjeter le ta shkruaje ketu se ai eshte dhe pergjigjia e pyetjes time. [/qb]
me fal a e ke vu mikrofonin
 

VIMAR

Forumium praecox
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

Nqs doni ta provoni dhe ju kete program shkruani "dialer" tek RUn..

Start/Run.../dialer

A ka ndonje qe e ka provuar dhe i ka punuar. Te siguroj qe e kam futur mikrofonin arbi.

Kete heren e fundit qe e provova nuk degjoja asje dhe nuk e di a me degjonte tjetri.
 

eo

Primus registratum
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

ti kerkon qe te lajmerohesh me zile kur te therasin apo nukarine dot te komunikosh?

nqs eshte kjo e dyta duhet te kesh materialet jo ne regull, sepse me netmeting flet sa te duash dhe pa problem.
 

Ledio

Primus registratum
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

O Besnik Bleta
me sqaro pak se si ta bej komp. tim si answer machine dhe qe te me nxjerri nr e atij qe me telefonon.
 

engjelli

Forumium praecox
Re: Ta perdoresh PC si nje telefon

zeri i atij qe i bie numrit del ne modem e jo ne bokse.
si ti lidh??? input/output
 
Top