Tё Mbledhёsh apo Tё Mos Mbledhёsh Kuvendin”

alinos

Forumium maestatis
Tё Mbledhёsh apo Tё Mos Mbledhёsh Kuvendin”

“Tё Mbledhёsh apo Tё Mos Mbledhёsh Kuvendin”, – Nuk Ёshtё Kjo Çёshtja
BLENDI KAJSIU
15 Gusht Kjo ёshtё çёshtja, qё ka pushtuar faqet e gazetave nё Shqipёri. Nga njёra anё janё njё sёrё juristёsh, qё argumentojnё se presidenti nuk mund ta mbledhё parlamentin, nga ana tjetёr duket se janё mbledhur njё numёr analistёsh, qё argumentojnё se presidenti duhet ta bёjё njё gjё tё tillё. Debati ёshtё mёse i kuptueshёm, kur mё shumё se 40 ditё pas zgjedhjeve, qeveria akoma nuk ёshtё formёsuar, ndonёse fitorja e opozitёs ёshtё e qartё. Aq mё tepёr nё njё vend si Shqipёria, ku pothuajse gjithçka rrotullohet rreth procesit politik. Tashmё ёshtё mёse e qartё, qё administrata shtetёrore ёshtё e shkrehur pothuajse totalisht, ndёrsa krimi ёshtё trimёruar. Rrjedhimisht, çdo ditё vonesё ёshtё njё kosto e shtuar.

E megjithatё, herёt a vonё parlamenti do tё mblidhet, duke i dhёnё fund debatit nё fjalё, i cili duke u pёrqendruar tek njё çёshtje kaq e pёrkohshmem duket sikur synon ta mbysё analizёn e procesit zgjedhor. Pikёrisht pёr kёtё arsye, ai anashkalon njё çёshtje shumё mё themelore; si dhe pёrse kemi arritur nё kёtё pikё? Pra, çёshtja qё ёshtё akoma mё e rёndёsishme pёr t’u diskutuar, ёshtё fakti se 15 vjet pas rёnies sё komunizmit, Shqipёria akoma vuan nga njё mospёrputhje midis vullnetit elektoral dhe institucioneve, qё duhet ta mbrojnё dhe sendёrzojnё atё, siç ёshtё KQZ-ja apo Kodi Zgjedhor. Zvarritja aktuale ёshtё shembulli mё i qartё i kёsaj krize. Nga njёra anё vullneti elektoral, shprehur qartё prej mё shumё se njё muaji, nga ana tjetёr KQZ-ja ёshtё akoma e paaftё pёr ta lexuar kёtё vullnet. Situata ёshtё me tё vёrtetё paradoksale. Institucioni qё ёshtё ngritur pёr ta bёrё sa mё tё lexueshёm dhe tё vёrtetueshёm vullnetin e votuesve, ёshtё bёrё pengesё e materializimit tё kёtij vullneti. Dhe rasti konkret nuk ёshtё as mё i rёndё dhe as i veçuar nga rastet e mёparshme. Mos tё harrojmё qё nё zgjedhjet parlamentare tё vitit 2001, institucionet qё duhet tё garantonin vullnetin e elektoratit, shkuan njё hap mё tutje. Ato jo vetёm e zvarritёn leximin e vullnetit elektoral, por edhe iu kundёrvunё atij. Mjafton tё kujtojmё se Gjykata “e pavarur” Kushtetuese dha rreth 40 mandate nё kёto zgjedhje, dhe shpesh aspak nё pёrputhje me vullnetin e votuesve. Pra kemi tё bёjmё me njё fenomen tё pёrsёritur, qё ёshtё rrjedhojё e llojit tё demokracisё qё po sendёrzohet gjithnjё e mё tepёr nё Shqipёri. Njё demokraci gjithnjё e mё tepёr e sendёrzuar rreth njё legaliteti tё rremё, mё shumё sesa e bazuar tek legjitimiteti.

Ndonёse legaliteti dhe legjitimiteti janё dy koncepte tё ndёrvarura, ato nuk janё identike. Njё pёrkufizim apo analizё shteruese e kёtyre koncepteve, ёshtё sa e pamundur aq dhe e pavend. Prandaj pёr hir tё analizёs sonё, legaliteti nёnkupton mё shumё procedurat ligjore, pa u marrё me justifikimin e tyre normativ, ndёrsa legjitimiteti ka tё bёjё mё shumё me dimensionin normativ, pra çfarё ёshtё e drejtё dhe çfarё jo. Ndonёse si legaliteti ashtu edhe legjitimiteti kanё rrёnjё tё njёjta, tek ligji, ato i referohen aspekteve tё ndryshme tё tij. Legaliteti aspektit procedural duke theksuar se sa dhe si ёshtё zbatuar gёrma e ligjit, ndёrsa legjitimiteti merret me aspektin normativ, duke theksuar jo vetёm frymёn e ligjit por edhe se sa i drejtё ёshtё ai, qё nё vetvete ka tё bёjё me koncepte normative vlerore tё tipit, e mira dhe e keqja, e drejta dhe e gabuara. Nё rastin ideal, si legaliteti ashtu edhe legjitimiteti, duhet tё pёrkojnё nё formёsimin dhe zbatimin e ligjit. Pra njё veprim duhet tё jetё si legal ashtu edhe legjitim. Nё shumё raste dhe regjime, kjo nuk ndodh. Kёshtu dёnimi i tё burgosurve politikë nёn regjimin komunist ishte njё akt legal, pasi bazohej tek gёrma e ligjit, ndёrkohё qё nuk pёrbёnte njё veprim legjitim, pasi thyente disa norma vlerore tё sё drejtёs, si liria e mendimit, e opinioneve, etj., tё cilat prodhojnё, ose duhet tё prodhojnё, legjitimitetin e njё ligji, i cili mё pas zbatohet nёpёrmjet detajeve legale.

Pa dashur tё futemi nё njё diskutim kompleks tё kёtyre termave, duhet tё theksojmё se nё rastin e procesit zgjedhor shqiptar, kёto dy koncepte jo vetёm qё nuk janё pёrputhur, por nё fakt i janё kundёrvёnё njёri – tjetrit. Sa mё pak legjitime kanё qenё qeveritё e prodhuara nga procese tё kompromentuara elektorale, aq mё shumё janё sendёrzuar institucione dhe procedura qё i kanё vёnё theksin aspektit legal tё tyre. Ёshtё bёrё njё pёrpjekje e qartё pёr ta zёvendёsuar legjitimitetin e cunguar nga njё proces i mangёt zgjedhor me vendime, procedura dhe institucione pa fund. Nё kёtё mёnyrё, vullneti elektoral ka humbur apo ёshtё zvarritur nёpёr labirinthet proceduriale dhe legale tё institucioneve, qё ndonёse pretendonin pavarёsi, kanё qenё dhe mund tё mbeten pre e trysnisё sё forcёs politike nё pushtet. Me fjalё tё tjera, kur mandati nuk ёshtё marrё me votё ai ёshtё marrё me vendim KQZ-je apo Gjykate Kushtetuese. Kjo ka bёrё qё vullneti elektoral, tё jetё gjithnjё e mё tepёr element dytёsor dhe vendimet e institucioneve si KQZ-ja, Gjykata Kushtetuese apo Kolegji Zgjedhor, tё jenё primare. Kёshtu pushteti ёshtё mbajtur jo nёpёrmjet vullnetit elektoral, por nёpёrmjet “interpretimit” legal tё kёtij vullneti nga institucionet zgjedhore. Sa mё pak tё lira dhe tё ndershme kanё qenё zgjedhjet (pra sa mё pak legjitime) aq mё rigoroz ёshtё bёrё leximi legal i rezultatit tё tyre (pra aq mё shumё legale). Kёshtu hendeku midis vullnetit elektoral dhe interpretimit tё tij ёshtё mbushur, ose fshehur, nga shtimi i procedurave dhe institucioneve legale nё procesin zgjedhor. Derisa arrijmё nё momentin aktual kur KQZ-ja ёshtё e paaftё ta lexojё apo certifikojё vullnetin e votuesve, ndonёse kёtё tashmё e kanё bёrё tё gjithё faktorёt e tjerё nё vend.

Kjo ka ndodhur nga ndёrveprimi i tё paktёn tre faktorёve. Sё pari, njё qasje e tillё ka qenё pjesё e strategjisё politike tё forcёs nё pushtet, Partisё Socialiste. Shkёptuja gjithnjё e mё e madhe e procesit tё interpretimit tё votёs nga vullneti elektoral, e ka lehtёsuar mbajtjen e pushtetit. Rёndёsi nuk ka kush voton, por kush numёron. Aq mё tepёr qё institucionet interpretuese, si KQZ-ja apo Gjykata Kushtetuese, ishin tёrёsisht nёn kontrollin e kёsaj partie. Mjafton tё kujtojmё se Kryetari i Gjykatёs Kushtetuese, ishte gjygjtari “krejtёsisht i pavarur” Fehmi Abdiu. Ndёrsa eksponentёt kryesor tё KQZ-sё ishin nё shumicё tё tyre socialistё, kuptohet tё pavarur. Nё tё njёjtёn kohё, sa mё pak legjitim bёhej pushteti socialist, aq mё shumё ai e ndiente nevojёn pёr ta fshehur mungesёn e legjitimitetit nё proliferimin e legalitetit, duke shtuar procedura dhe institucione zgjedhore, qё pёr mё tepёr shёrbenin edhe pёr tё mjegulluar pёrgjegjёsinё. Dhe ky ёshtё njё proces qё nuk ndodhi vetёm me zgjedhjet. E njёjta gjё ndodhi edhe me luftёn kundёr korrupsionit. Sa mё pak luftohej aq mё shumё prodhoheshin procedura dhe institucione ligjore pёr ta luftuar atё. Pra sa mё shumё legjitimitet humbte pushteti socialist nё luftёn kundёr korrupsionit, aq mё shumё ai prodhonte legalitet, pra institucione dhe procedura ligjore pa fund dhe pa sens.

E gjitha kjo bёhej nёn parrullёn e ndёrtimit tё institucioneve tё pavaruara. Kёshtu, pavarёsia e institucioneve, e cila nё fakt nuk mund tё ekzistojё dhe nuk ka ekzistuar asnjёherё jashtё procesit politik, pasi ёshtё produkt i saj, u bё njё domosdoshmёri pёr demokracinё shqiptare. Njё qasje qё u pёrqafua, shpesh edhe sinqerisht, nga njё sёrё analistёsh tё pavarur me bindje tё majta. Kёta tё fundit, pavarёsinё e institucioneve filluan ta shikonin tek gёrma dhe jo tek fryma e ligjit. Ky ishte edhe faktori i dytё, i cili i kombinuar me strategjinё politike tё forcёs qeverisёse, e betonizoi konceptimin e pushtetit mё shumё nё funksion tё legalitetit sesa legjitimitetit. Ndonёse si pasojё nuk u ndёrtua njё pushtet legal, ç’ka ёshtё e pamundur, pёr sa kohё pushteti ёshtё ilegjitim.

Tё dy kёta faktorё mbase nuk do tё prodhonin deformimin aktual pa pasur edhe mbёshtetjen e komunitetit ndёrkombёtar, qё ndonёse nuk merr pёrgjegjёsi ёshtё gjithnjё e mё tepёr palё nё zgjedhjet shqiptare. Ky ёshtё edhe faktori i tretё dhe mjaft i rёndёsishёm qё shpjegon deformimin midis vullnetit elektoral dhe interpretimit tё tij nga institucionet zgjedhore. Duke dashur tё jetё i paanshёm, ç’ka de facto ka favorizuar forcёn nё pushtet, dhe duke qenё mё shumё i interesuar nё stabilitetin e vendit, sesa nё zgjedhjet e lira dhe tё ndershme, komuniteti ndёrkombёtar ia ka vёnё theksin gjithnjё e mё tepёr legalitetit dhe jo legjitimitetit. Pra ata janё marrё mё shumё me gёrmёn e procesit, sesa me faktin nёse votat janё vjedhur apo jo, ç’ka ka tё bёjё me legjitimitetin e zgjedhjeve. Jo rastёsisht, pas çdo palё zgjedhjesh janё bёrё ndryshime nё nene, procedura dhe institucione, duke anashkaluar thelbin e problemit qё ka qenё vjedhja e votёs. Kjo ka prodhuar njё inflacion institucionalo-procedurial, pra shumё legalitete, pa e shtuar legjitimitetin e zgjedhjeve.

Duhet theksuar se fitorja e opozitёs nё zgjedhjet e 3 Korrikut ёshtё legjitime, jo si pasojё e kodit elektoral, apo sepse zgjedhjet nuk patёn parregullsi, por pёr faktin se pavarёsisht se zgjedhjet ishin plot parregullsi, opozita pёrsёri fitoi. Si dhe pёr faktin se pretendimi i Partisё Socialiste se opozita i vodhi zgjedhjet, ёshtё sa jologjik aq dhe qesharak, duke pasur parasysh se kjo forcё politike ka pushtetin, paranё, si dhe vullnetin pёr t’i pёrdorur tё dyja nё mёnyrё abuzive. Sё fundi ёshtё mёse e qartё se opozita fitoi si pasojё e pjesëmarrjes masive nё votime,

ç’ka e rrit legjitimitetin e fitores sё saj. Por, kjo do tё thotё qё pushteti ёshtё legjitim, vetёm kur tё fitohet nga opozita. Ndёrkohё qё ajo qё i ka munguar deri tani Shqipёrisё, ka qenё mbajtja e pushtetit jo thjesht nё mёnyrё legale, por edhe legjitime. Nuk duhet tё harrojmё se deri tani, kemi tё paktёn dy marrje mjaft legjitime tё pushtetit, nё vitin 1992 dhe 2005, por akoma nuk kemi njё mbajtje legjitime tё tij. Me infrastrukturёn aktuale zgjedhore qё ёshtё produkt dhe prodhuese e hendekut midis vullnetit elektoral dhe interpretimit tё tij, ёshtё mёse e qartё qё kjo ёshtё e pamundur. Dhe kёtu duhet tё jetё pikënisja e debatit dhe jo thjesht tek data e mbledhjes sё Kuvendit.

Marre nga
Gazeta Metropol, 15 Gusht
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=14101
 

liridashes

Primus registratum
Re: Tё Mbledhёsh apo Tё Mos Mbledhёsh Kuvendin”

Kryqëzimi i Vetvetes

Nga Blendi Kajsiu


Dështimet e shumta të procesit politik në vendin tonë shpesh argumentohen dhe shpjegohen si pasojë e karakterit, vecorive apo tekave të njërit prej dy udhëheqësve kryesor në Shqipëri. Pa mohuar rëndësinë dhe përgjegjësitë e tyre, është disi e cuditëshme se sa pak rëndësi i kushtohet faktorëve strukturor apo sistematik në raport me rolin e liderit në zhvillimet politike shqipëtare. Shpesh dështimet e demokracisë shikohen si ekskluzivitet i Berishës apo Nanos duke e trajtuar përciptas kontekstin dhe rrethanat në të cilat këta lider kanë ushtruar veprimtarinë e tyre. Kështu pothuajse gjithcka gjatë periudhës 1992 – 1996 shikohet si pasojë e veprimit apo mos veprimit të Berishës. Po kështu pothuajse cdo zhvillim brenda dhe jashtë Partisë Socialiste lidhet pandashëm me Nanon.
Pa dashur të ulim rëndësinë e këtyre individëve në periudhat përkatëse të qeverisjes së tyre si dhe pa dashur të eleminojmë përgjegjësitë parësore që ata kanë për zhvillimet në Shqipëri, është mëse e natyrëshme të pyesim se përse analiza politike në Shqipëri është personalizuar kaq shumë tek një lider i vecantë. Dicka e tillë është vecanërisht e dukshme në rastin e Berishës, i cili tashmë ka emërtuar të gjithë qeverisjen e PD-së pas 1992. Kështu dëgjojmë të thuhet ‘në kohën e Berishës’ ose ‘gjatë regjimit të Berishës’. Natyrisht shprehje të tilla bazohen dhe reflektojnë disa të vërteta të dukshme të qeverisjes së PD-së, ndër të cilat dominimi i padiskutueshëm, dhe shpesh autoritar, i Berishës ka qenë edhe një nga karakteristikat më themelore. Megjithatë një analizë mëse elementare mjafton për të kuptuar se e gjithë periudha 1992- 1996 nuk mund të shpjegohet thjesht nga veprimi apo mos veprimi i një individi të vecantë, sado i rëndësishëm qoftë ai.
Përtej varfërisë konceptuale të mjaft analistëve, ka një arësye themelore se përse analiza politike personalizohet kaq shumë në rastin e Shqipërisë. Duke fajësuar një individ të vetëm dhe duke e kërkuar dhe gjetur shkakun e të gjithave dështimeve tek një person i vetëm, fitojnë pafajësinë një sërë individësh të cilët me veprimin apo mos veprimin e tyre janë pjesë e këtij dështimi. Në këtë mënyrë edhe Lideri Politik, ashtu si Krishti 2000 vjet më parë, merr përsipër të gjitha mëkatet e pasuesve të tij duke i cliruar ata nga mëkati, faji dhe përgjegjësia. Majfton që pasuesit pasi ta kenë kryqëzuar të distancohen dhe ta mohojnë liderin e tyre politik, ashtu sikur Juda dikur Krishtin. Në fund të fundit në ndryshim nga Krishti ai është me të vërtetë mëkatar dhe fajtor, cka e bën kryqëzimin dhe braktisjen jo vetëm më të lehtë por edhe më të ‘moralëshme’.
Në shoqërinë tonë kanë ndodhur të paktën dy kryqëzime të tilla, ndonëse secili me specifikate veta. I pari ka qenë ai i Enver Hoxhës, ndërsa i dyti ai i Sali Berishës. Natyrisht, të dy këta lider politik janë mjaft të ndryshëm, ashtu sikurse edhe mënyra në të cilën janë kryqëzuar, njëri përsëgjalli dhe tjetri pas vdekjes. Megjithatë ka dicka të përbashkët në arësyet dhe mënyrën sesi ata janë kryqëzuar politikisht. Në të dyja rastet kryqëzimi i tyre ka qenë i nevojshëm për të cliruar nga faji një shoqëri si kjo e jona, e cila është tejet e rënduar nga fajësia kolektive dhe akoma e pamësuar me përgjegjësinë individuale. Në të dyja rastet, por sidomos në atë të Hoxhës, kryqëzimi ka shërbyer për purifikimin e shoqërisë, reabilitimin e një pjese të mirë të saj, dhe distancimin nga e kaluara.
Kështu rrëzimi i figurës së Hoxhës nuk simbolizonte thjesht rënien e diktaturës komuniste. Enver Hoxha ishte jo vetëm simboli por edhe trupëzim i vetë regjimit. Jo rastësisht diktatura komuniste është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e tij. Jo më kot kur flasim për diktaturën themi ‘në kohën e Enverit’. Për nga vetë roli, rëndësia dhe përgjegjësia që Hoxha kishte në ngritjen dhe funksionimin e diktaturës komuniste ai ishte objekti më i mirë për kryqëzim. Kështu ishte mjaft e lehtë dhe ‘e natyrëshme’ që atij t’i vishej i gjithë faji i diktaturës komuniste. Duke e kryqëzuar dhe më pas duke u distancuar nga Enver Hoxha, një sërë individësh në vecanti dhe një pjesë e mirë e shoqërisë sonë në përgjithësi mund të clirohej nga ndjenja e fajit për përfshirjen aktive në diktaturën komuniste, pavarësisht nga adhurimi me të cilin e kishin mbuluar Enver Hoxhën përsëgjalli. Duke mohuar Hoxhën ata purifikonin vetveten. Kjo nuk do të thotë aspak që Hoxha është i pafajshëm apo se ai nuk ishte një dikaktor i pamëshirëshëm. Por kurrësesi nuk mund të reduktohet diktatura komuniste thjesht tek një person. Ajo nuk u mbajt thjesht me mjete represive, por nëpërmjet përfshirjes të një pjese të mirë të shoqërisë duke filluar që nga byroja politike në qendër deri tek sekretari i partisë në fshatin më të humbur të vendit. Dhe shpesh ishin instrumentat më represive të vetë regjimit që morrën pjesë me zellin më të madh në kryqëzimin e liderit, që tashmë kish marrë mbi vete të gjithë barrën e fajit. Duke ia lënë të gjithë fajin për diktaturën Enver Hoxhës, mund të clirohej nga ky faj një pjesë e mirë e shoqërisë.
I ngjashëm ka qenë edhe reagimi ndaj autoritarizmit të shfaqur gjatë presidencës së Berishës në vitet 1992 – 1996. Pa dashur të vemë shenjën e barazimit midis dy periudhave mjaft të ndryshme të qeverisjes, si për nga natyra ashtu edhe për nga rezultatet, nuk duhet të anashkalojmë ngjashmëritë në mënyrën se si ato janë trajtuar në retrospektivë. Ashtu sikurse edhe në rastin e komunizmit edhe qeverisja e PD-së u identifikua katërcipërisht me Berishën, dhe tashmë quhet ‘koha e Berishës’. Ndonëse dicka e tillë është e kuptueshme për nga vetë roli dhe rëndësia që Berisha ka luajtur gjatë kësaj periudhe, është e vështirë që gjithcka që ndodhi dhe të gjitha dështimet apo arritjet e kësaj periudhe t’i vishen një individi të vetëm. Pikërisht ajo që ndodhi. Berishës iu vesh dhe mori përsipër të gjithë fajësinë për dështimet e qeverisjes së tij, dhe shpesh kjo u bë me më shumë zell dhe dëshirë nga pasuesit, adhuruesit apo bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Pas krizës së 1997 ata shpejtuan jo vetëm të ndihmonin në kryqëzimin e Berishës, por edhe të distancoheshin prej tij. Asnjë individ nuk kish përse të fajësonte veten për futjen e parave në firmat piramidale, pasi lekët ia vodhi Berisha. Një pjesë e mirë e shoqërisë nuk kish përse të ndihej fajtore për faktin se nuk ish ngritur kundër fitimit të dyshimtë nga firmat piramidale apo pse nuk ish shqetësuar për vjedhjen e zgjedhjeve në 1996. Tashmë fajtori ish gjetur dhe kryqëzuar. Shoqëria mund të flinte e qetë.
Me qëndrimin e saj kolektiv ndaj fajin dhe me një ndjenjë pothuajse të munguar të përgjegjësive individuale shoqëria jonë mund ta vazhdojë prodhimin dhe kryqëzimin e idhujve të saj. Lideri krijohet natyrëshëm, pasi nëpërmjet refuzimit të secilit individ për të marrë përgjegjësitë personale ai mbledh kompetenca dhe ushtron pushtet pafund. Kështu ai me ambicien e vet për pushtet ngrihet mbi mosveprimin dhe papërgjegjësinë e pasuesve, cka kuptohet nuk e cliron atë nga përgjegjësia. Më pas kur gjërat arrijnë në pikën kritike të krizës, ai braktiset dhe kryqëzohet për bërjen e atyre mëkateve për të cilat ai rrallë është ndaluar dhe shpesh është ndihmuar nga vetë pasuesit dhe një pjesë e mirë e shoqërisë. Nëpërmjet këtij kryqëzimi pasuesit dhe shoqëria distancohen nga lideri i cili tashmë personifikon të gjithë të keqen e regjimit që ai ngriti me ndihmën e tyre. Në këtë mënyrë ata e clirojnë veten nga mëkati dhe barra e përgjegjësisë.
Pas cdo kryqëzimi lind nevoja për liderin e ardhëshëm i cili ngrihet mbi ndihmën e pakursyer të atyre që e rrethojnë dhe mbi heshtjen apo indiferencën e shoqërisë në përgjithësi. Pavarësisht se shoqëria jonë i kryqëzon me mjaft hopokrizi ata që dikur i ka adhuruar, ajo gjithmonë ka nevojë për mite dhe idhuj të tillë politik, pasi ata marrin përsipër fajsinë kolektive të një shoqëria me një sens akoma të pazhvilluar të përgjegjësisë individuale. Pikërisht për këtë arësye ata prodhohen në vazhdimësi. Kryqëzimi i njërit thjesht krijon hapësirën për nxjerrjen e liderit të ri, shpesh karizmatik, shtatëlartë dhe të paepur, ndonëse nuk përjashtohen as shtatshkurtërit apo barkmëdhenjtë dhe shpatullgjerët.
 

liridashes

Primus registratum
Re: Tё Mbledhёsh apo Tё Mos Mbledhёsh Kuvendin”

Fundi i përpjekjeve për të delegjitimuar një fitore të pastër
Adri Nurellari
Marre nga gazeta Shekulli


Sikur mos të mjaftonte ankimi qesharak për pothuaj çdo zonë të fituar nga e djathta, paçka se në shumë prej tyre diferenca ishte me disa mijëra vota, për finalen e tragjikomedisë së disfatës së socialistëve ishte rezervuar shpallja e rezultateve nw dy shtator, dy muaj pas ditës së votimit. Vendi ynë ka dy muaj që qeveriset nga një qeveri ilegjitime pasi populli shqiptar ka që në tre korrik që ka vendosur formalisht ta dëbojë këtë qeveri. Në një shtet demokratik normal qeveria duhet ta kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas bërjes së qartë të rezultatit të përgjithshëm dhe do të qëndronte në detyrë ad interim për një minimum kohe derisa fituesit të krijonin qeverinë zwvendwsuese. Por socialistët kanë vendosur ta lënë pushtetin po ashtu si e morën, dhe jo pa qëllim. Kjo tejzgjatje e rotacionit është pjesë e një strategjie të dëshpëruar për të delegjitimuar një verdikt të pastër në favor të Partisë Demokratike. Së pari duke shteruar çdo justifikim apo interpretim të mundshëm ligjor, Partia Socialiste e zvarriti procesin e deklarimit zyrtar të rezultateve zgjedhore nëpërmjet ankimeve, për të lënë përshtypjen nëpër botë se fitorja e Partisë Demokratike ishte e dyshimtë. Duke u përpjekur në një farë mënyrë t’u tregojë ndërkombëtarëve të cilët e kanë mbështetur aq shumë partinë socialiste në pushtet, se fitorja e PD-së është e zbehtë, e paqartë dhe e cekët. Duke synuar që të dobësojë autoritetin ndwrkombwtar tw qeverisjes së ardhshme të PD-së nëpërmjet lënies së përshtypjes se legjitimiteti i kësaj qeverisje është për t’u marrë me rezerva.
Nga ana tjetër kjo tejzgjatje e rotacionit të lë përshtypjen e një tërheqje strategjike të një ushtrie nga një territor nën kontroll. Duket sikurse rusët dikur linin bazën e Pashalimanit apo italianët ishullin e Sazanit. Kjo tërheqje përfshin edhe taktikën e tokës së djegur, ku në rastin e rotacionit të këtij viti konsiston në shkrehjen e administratës dhe rendit publik si dhe në marrjen e vendimeve apo masave qeveritare që do kenë kosto tek qeverisja e ardhshme e Partisë Demokratike. Kjo situatw shpjegon pak a shumw marrwdhwnien qw kanw ndërtuar socialistwt me mbajtjen nw dorw tw qeverisjes. Kjo periudhë dy mujore iu dha socialistëve kohë që të fshinin shumë gjurmë, të transferonin në vende të sigurta materiale komprometuese dhe që të shtrydhnin në mënyrë finale çfarëdo privilegji që iu jepte pushteti i mbetur.
Korriku dhe gushti shërbehu edhe që t’i rikthente Nanos popullaritetin brenda partisë socialiste që iu trondit në tre korrik. Nëse humbja e socialistëve do të ishte shpallur fill pas zgjedhjeve, marrazi i anëtarësisë socialiste ndaj drejtuesve të partisë do të ishte i lartë dhe po kështu presioni për ti zëvendësuar ata. Mirëpo dy muaj përzgjatje e bënë këtë disfatë të dukej më e butë, më e pranueshme për tu kapërdirë, dhe për rrjedhojë e veniti mllefin ndaj liderëve socialistë. Bile gjatë kësaj kohe revoltimi i momentit menjëherë pas zgjedhjeve për përgjegjësinë që kishin qeveritarët socialistë në humbjen e të majtës, u zëvendësua gradualisht nga një lloj mobilizimi i të majtëve kundër të djathtëve që po marrin pushtetin dhe në vend që të kërkonin llogari për përgjegjësit e humbjes së 3 korrikut, socialistët janë solidarizuar kundër armikut të tyre përbashkët, qeverisë së ardhshme të Berishës. Pra kjo kohë mjaftoi që prioriteti të kalonte nga dhënia e brendshme e llogarisë për humbjen tek shtrëngimi i radhëve dhe përgatitja për një legjislaturë në opozitë.
Riforcimit të pozitës së Nanos i shërbeu gjithashtu edhe dyndja e humbësve socialistë për tu ankuar tek Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe tek Kolegji Elektoral. Kandidatët dështakë socialistë duke patur iluzionin se do t’i shtinin në dorë mandatet nëpërmjet komisionit dhe kolegjit me të njëjtën lehtësi të vitit 2001, u sulën për t’u ankuar tek komisioni qendror. Por kjo mësymje jo vetëm që nuk kishte shans që të dilte me sukses, sepse nuk bënte vaki që socialistët të fitonin mbi 90% të zonave, por i hoqi kandidatëve socialistë të drejtën për të kërkuar llogari tek Nanoja dhe drejtuesve të tjerë. Tanimë ata nuk mund të ankohen tek kryesia e PS-së për humbjen e zgjedhjeve, sepse janë ankuar tashmë tek komisioni qendror zgjedhor, dhe Nano mund t’i përgjigjet secilit prej tyre: “Nuk kam se për çfarë të jap llogari, ne nuk i kemi humbur zgjedhjet, ata na i kanë vjedhur me të padrejtë, ja edhe ti vetë vajte me të drejtë e u ankove tek KQZ-ja”. Po të shihet pastaj përbërjen e grupit parlamentar të ardhshëm të PS-së, ku mbizotëron “Nano me shokët e tij”, e ku mungojnë një numër i madh individësh rival me autoritet tek socialistët, me përvojë e me një farë autonomie e personaliteti, duket qartë se Nano po del nga kjo situatë me një autoritet të përforcuar brenda partisë së tij.
Strategjisë që synon të delegjitimojë fitoren e PD-së, i është shtuar edhe një fushatë propagandistike e mbushur me alibi dhe “sikur”. Në mënyrë të veçantë spikat pretendimi se PD-ja do mbajë një pushtet ilegjitim sepse e majta në grup ka marrë më shumë vota se e djathta. Me këtë mesele ka dalë me të madhe para pak ditësh edhe Gjinushi i cili deklaronte se përderisa në proporcional e djathta ka marrë më pak, atëhere nuk i takon pushteti. Ky është një pretendim i paqënë sepse fitorja ka kuptim në kushtet e një gare të caktuar me rregulla të caktuara. Loja e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005 kishte këto rregulla dhe PD-ja fitoi. Kuptohet qw të njëjtat rezultate në një sistem të pastër proporcional do të kishin padyshim kuptim tjetër. Është njësoj sikur të bënim krahasimin mes lojës së futbollit dhe hendbollit, duke e quajtur fitoren e PD-së një gol të bërë me një goditje me këmbë. Një gol që bëhet me një goditje me këmbë në hendboll quhet faull ndërkohë që në futboll ai është gol legjitim. Prandaj PD-ja e bëri golin duke lozur futboll dhe prandaj Gjinushi nuk mund ta diskutojë atë gol me rregullat e hendbollit. Le pastaj indeksi i Gallagher-it që mat disporpocionalitetin e rezultateve të zgjedhjeve, tek ne është shumë më i vogël se ai i shumë vendeve të tjera perëndimore me demokraci tw konsoliduar. Në zgjedhjet e fundit Laburistët morën 55% të vendeve të parlamentit me vetëm 36% të votave të britanikëve, e ndërkohë askush atje nuk bën zë për ndonjë mungesë legjitimiteti sepse atje dinë të lozin sipas rregullave të lojës dhe kanë kurajon e ndershmërinë të pranojnë humbjen. Për mos të folur pastaj që ka vende të tjera me struktura të tjera si Suedia apo Danimarka ku qeveritë e minoritetit të përbëra nga parti që nuk kanë shumicën në parlament, janë normalitet, dhe qeveritë që gëzojnë shumicën e parlamentit janë përjashtimi.
Në një irracionalitet të ngjashëm bazohen edhe shumë pretendime të tjera të tipit “sikur të mos ishte e përçarë partia socialiste nga LSI-ja, ajo do të kishte fituar”. Por po ti futesh vorbullës së hamendësimeve del se rezultati anon më shumë nga PD-ja pasi mund të vazhdosh duke thënë se po të mos kishin hedhur kaq shumë para jo të ndershme në fushatë dhe në blerjen e komisionerëve të PDsë, humbja e socialistëve do ishte më e thellë. Po sikur mos të ishte bërë keqproporcionimi i zonave (duke i dhënë zonave të jugut ku socialistët ishin më të sigurtë një numër më të vogël votuesish për zonë e për rrjedhojë duke e bërë votën e socialistëve më të rëndësishme e fuqishme se votën e mbështetësve të PD-së në veri dhe ne Tiranë e Durrës të cilët ishin të grumbulluar në zona që kishin një numra të stërmëdha votuesish), gerrymandering (ndryshimi i kufijve fizikë të distrikteve në mënyrë që ta bënte fitoren e kandidatëve të PS-së më të mundur), manipulimi i listave zgjedhore nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe mos të ishte abuzuar në mënyrë flagrante me pushtetin gjatë fushatës; Partia Demokratike do kishte një fitore më të thellë. Apo një “sikur” tjetër akoma më të sigurtë, sikur partia socialiste të kishte qeverisur me ndershmëri e efikasitet duke ulur varfërinë e krimin e rritur mirëqënien dhe çuar para integrimin e Shqipërisë, Partia Socialiste do ta kishte fituar garën.
Mirëpo veprimet e Partisë Socialiste, edhe pse mund të kenë mjegulluar lavdinë e fitores së PD-së jashtë vendit, kanë bërë të kundërtën brenda tij. Thellimi i diferencës në tre zonat ku u bënë rivotimet mund të quhet pjesërisht pasojë e sfilitjes së pritjes së materializimit të një vullneti popullor. Rezultati i përgjithshëm i këtyre zgjedhjeve, ndryshe nga viti 2001, ishte i paevitueshëm ose i pandryshueshëm, prandaj Partia Socialiste fare mirë mund t’i kishte bërë ato të ndershme dhe të lira. Veçse ato kurrsesi nuk mund të quhen më të tilla pas dy muaj sorollatje, parregullsive të hasura, vrasjes së vëzhguesit të PR-së në 3 korrik dhe rrahjes mizore të Bazes dhe Patozit në 21 gusht. Fatkeqësisht Partia Socialiste humbi shansin që të bëhej partia që duke organizuar një rotacion normal ta nxirrte Shqipërinë nga tranzicioni dhe ta çonte drejt konsolidimit të demokracisë. Partia Socialiste zgjodhi që të mbaj njollën historike të organizimit të disa zgjedhjeve radhazi të përdhosura.
 
Top