Universal
AnonymouS
Mazhoranca pranon kushtet e PD-së për komisionet hetimore dhe ‘Rregulloren’
Mazhoranca ka pranuar të fusë në rend dite kërkesën e opozitës për ndryshime në rregullore. Gjatë seancës së sotme parlamentare, me propozim të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, pritet të miratohen kushtet e opozitës. Fillimisht deputetët votuan me karton pro përfshirjes në rend të ditës së këtyre ndryshimeve.
PS-ja ka pranuar kërkesën për ndryshimin e rregullores parlamentare sa i takon mbajtjes së fjalës. Opozita kërkon të marrë fjalën menjëherë pas kryeministrit dhe të replikojë me të njëjtën kohë që ka në dispozicion edhe kryeministri.
Po ashtu, Ruçi propozoi ndryshimin e rregullores parlamentare në nenin që flet për përbërjen e komisioneve parlamentare, si dhe kthimin dhe formulimin e pjesëmarrjes së deputetëve në komisione, ashtu siç e ka pasur rregullorja e miratuar me konsensus në 2004-ën, që do të thotë se deputetët marrin pjesë vetëm në një komision parlamentar.
Është propozuar edhe ngritja e një komisioni hetimor për serverin e tatimeve dhe komision hetimor për administratën publike, të cilat më parë janë refuzuar nga shumica.
Sa i takon kohëzgjatjes së fjalës në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka theksuar se mazhoranca nuk ka abuzuar apo penguar me hapësirat e fjalës: “Nëse kryeministri dhe kreu i mazhorancës ka folur vetëm 5 orë e 23 minuta, kreu de fakto i opozitës, ka folur 12 orë e 26 minuta, pra 2 herë e gjysmë më shumë se Rama. Ky është një rekord për t’u shënuar në librin “Gines”, që s’ka ndodhur në 25 vjet të jetës parlamentare. Pra, debati parlamentar nuk është penguar nga kreu i ekzekutivit dhe ai i Kuvendit”, – përfundoi Ruçi.
Shqip