Të premtën do të jetë një festë shqiptare afër Bolonjës

Demetrio Scutari

Primus registratum
Të premtën do të jetë një festë shqiptare afër Bolonjës

Të dashur miq forumist,

gëzohem t'ju njoftoj se të premtën, d.th pasnesër, do të zhvillohet në Casalecchio di Reno, një qytet afër Bolonjës, një festë shqiptare e organizuar nga shoqata lokale "Shkendërbeu" (është ndoshta klubi shqiptar në Itali që funksionon më mirë, falë aftesisë së jashtëzakonshme së kryetarit të tij Zef Kimisos, një arbëresh nga Portkanuni).

Festa do të fillojë në orën 20 dhe do të mbahet në adresën e VIA DEI MILLE 25 (vendi quhet "EX TIRO'").

Gjatë festës, ndër të tjera, do t'ua shpërndahet ilaçe familjeve nevojtare.

Unë personalisht do të bëj gjithçka që të jem i pranishëm dhe shpresoj se do të takoj shumë nga ju atje.

Përshëndetje - Dhimitër.
 

Guest
Re: Të premtën do të jetë një festë shqiptare afër Bolonjës

Une per vete u kenaqa ke ajo mbremiaa qe isha vete , ska si ne shqipot kur vjen puna me u harbu icik
 

Alanis

Primus registratum
Re: Të premtën do të jetë një festë shqiptare afër Bolonjës

A eshte e vlefshme edhe per kete te premte kjo tema? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top