Të listohemi në rezultatet në kohë reale të google-s

Albforumi

Primus registratum
Të listohemi në rezultatet në kohë reale të google-s

google-real-time-search-results-300x150.png

Rezultatet në kohë reale të google-s

Në fakt, google akoma nuk ka treguar se çfarë parametrash mirren për renditjen e rezultateve në kohë reale. Sido që të jetë janë disa faktorë që duket se ndikojnë në këtë renditje.
1. Google e shikon një post në blog, tweet, etj. dhe e hulumton kualitetin e postit. Nëse posti duket si spam, nuk do renditet tek këto rezultate.
2. Google gjithashtu shikon nëse një user në twitter është më i ndjekur se userat tjerë. Nëse një user në twitter ka shumë ndjekës me autoritet të lartë, gjasat janë shumë më të mëdha që posti i tij të renditet sa më mirë në rezultatet në kohë reale.
3. Google i identifikon spammerët nga postet dhe ndjekësat që ka ai user.

Sa duhet të investoni në rezultatet në kohë reale të google-s?
Problemi i rezultateve në kohë reale është se ato nuk shfaqen në të gjitha fjalët kyçe, dhe se një rezultat zëvendësohet shpejt nga tjetri.

Për këtë arsye ju nuk mund të renditeni lehtë në rezultatet në kohë reale. Më mirë të investoni kohën tuaj tek rezultatet e rregullta, që sigurisht ju sjellin shumë herë më shumë vizitorë se ato në kohë reale.

Shtoni fjalët kyçe për të cilat ju doni të renditeni sa më mirë në rezultatet e rregullta të google-s, dhe mundohuni të keni përmbajtje e dizajn sa më të mirë, në mënyrë që njerëzit e tjerë të flasin sa më shumë për faqen tuaj, dhe të bëjnë tweets për të.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eshqiperia.com/?p=921

Top