Të humburit
TË HUMBURIT

Fitim Salihu

I

Derisa po mbaroja romanin I humburi, nën emocionet e narracionit të mrekullueshëm të Fatos Kongolit, dëgjova lajmin për liberalizimin e vizave për Republikën e Shqipërisë. Kështu, duke lexuar fundin e një etape të historisë së shqiptarëve, po dëgjoja nga televizionet hapjen e një etape të re të historisë sonë si popull. Si një popull, kalimet nga një etapë historike në tjetrën nuk është që i kemi kaluar edhe pa pasoja. Derisa lajmi i mirë mbaroi, unë iu ktheva librit për ti përpirë faqet e fundit të tij.

II

I humburi është një roman, ku autori me anë të monologut të personazhit kryesor Thesar Lumit tregon sagën e asaj çfarë një popull i tërë jetoi gjatë një etape të errët të së kaluarës së tij. I rritur me fajin e të qenit me njollë në biografi (për shkak se dajua i tij ishte i arratisur) dhe me traumat e dajakut të Xhodës (drejtorit të shkollës fillore), personazhi kryesor me sjelljet e tij somnabuleske vazhdoi studimet në kryeqytet, duke lënë në qytezë simpatinë e tij të parë, Vilmën, të bijën e Xhodës.

Në Tiranë ai njohu Vladimirin, i cili ishte biri i zotëri Filanit, një nga njerëzit më të fuqishëm të regjimit. Me vajzën e axhës së tij, Sonjën, ai pati histori dashurie, ndonëse ishte dhjetë vite më e madhe, e ve dhe me një djalë nga martesa me burrin e saj të vdekur.

Por, papritur gjërat ndryshuan. Zotëri Filani u arrestua, u akuzua si armik i popullit dhe u pushkatua. Ladi, siç e quanin Vladimirin, nuk arriti ta durojë këtë presion dhe bëri vetëvrasje në burg. Sonja u internua në një fshat të largët, ku punoi punët më të rënda fizike. Kurse Sari, siç e quanin Thesarin, për shkak të njollës në biografi dhe për shkak të miqësisë me çunin e një armiku, u dëbua nga fakulteti dhe u rikthye në qytezë, ku mezi gjeti punë në Fabrikën e Cimentos.

Në këtë fabrikë do ta gjente drama e dytë jetësore e tij. Atij iu desh të punonte me Vilmën, e cila tani e dashuronte atë. Kur e kuptoi se këta po takohen fshehtas, Xhoda e kyçi Vilmën në shtëpi, kurse Thesari deshi ti qërojë hesapet me Fagun, një gangster i qytezës, i cili e donte Vilmën, poashtu. Pasiqë Sari shkoi në shërbim ushtarak, Fagu me një karakter sodomik, shfrytëzoi rastin për ta përdhunuar Vilmën, e ajo nga trauma pas disa ditësh piu helm dhe vdiç. Xhoda u çmend. Thesari iku nga shërbimi ushtarak për të marrë pjesë në varrim. Fagu u arrestua

III

Liberalizimi i vizave padyshim që është një e arritur e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një e arritur e madhe, ndonëse e vonuar. Në një kohë kur Evropa po ia heqte viza një populli përgjegjës për miliona të vrarë në fund të shekullit XX, viktimat e tyre u desht që për një kohë të gjatë ti vrojtonin përjargshëm vrasësit e tyre të sorrollateshin nëpër Evropë pas pasur nevojë për viza.

Tregje të reja pune (nëse ia dalim që fluksin ta mbajmë nën kontroll), njohje të reja me kulturat evropiane dhe përmbytje e ndjenjës së inferioritetit nacional. Shpresojmë që këto, dhe shumë të tjera të jenë përfitimet që do ti kemi nga kjo e drejtë që e Evropa po na njeh, duke na pranuar në gjirin e saj, aty ku edhe e kemi vendin. Po na pranon, por jo siç na pranoi më 1991, siç përshkruhet tek I humburi. Të mos na pranojë të humbur, por si vlerë e re në familjen e madhe të popujve evropianë.

IV

Romani mbylljen e ka në fakt në formë të prologut, ku ngjarja bartet dhjetë vite pas vdekjes së Ladit dhe Vilmës, në sytë e të cilëve Sari shihte njëri-tjetrin. Me Dorin, mikun e tij më të sinqertë në qytezë, Sari niset për në Itali me një vapor të stërngarkuar nga njerëz që ëndërronin të shkonin në botën tjetër. Jo në atë botë tjetër ku kishin shkuar pakthim Ladi e Vilma, por në një botë tjetër, të cilën mund ta fantazojë në mënyrë aq naive, vetëm një popull që jeton skëterrën në tokë.

Sari ndërron mendje krejt në fund për tu kthyer në qytezë, pranë prindërve të tij të dhembshur. Në rrugë takon Xhodën, tanimë i çmendur prej dhjetë vitesh, që kur vajza e tij e vetme bëri vetëvrasje.

Sari ndërron mendje për ti plakur vitet e mbetura të jetës së tij në mesin e asaj qyteze të mbytur nga pluhuri i fabrikës së cimentos, pranë bregut të lumit, pranë kujtimeve të hidhura të jetës së tij, pranë varreve, pranë Xhodës së marrë, pranë shisheve të konjakut…

V

Shpresojmë që pas liberalizimit të vizave, shqiptarët do të nisen drejt botës tjetër (asaj të fantazisë infantile të njerëzve naivë) e jo tjetrës botë tjetër (asaj të Ladit e Vilmës). Shpresojmë që ata që do të shkojnë andej të mos jenë prototipat e Fagut (edhe ai pas lirimit nga burgu iku me vapor drejt Italisë). Shpresojmë që as fluksi i njerëzve që do të marrin atë rrugë të mos jenë si ai i fillimviteve 90.

Por, kot e kemi të shpresojmë që sot nuk ka në Shqipërinë administrative dhe në Shqipërinë etnike njerëz me një fat në jetë si të Thesar Lumit. Vështirë të besohet se nuk kemi njolla në biografi, hafije e armiqë, të privilegjuar e të nënshtruar, të kamur e të skamur, familje të mëdha e familje të zgjebosura, parvëny e linçimenë mos qofshin po ata njerëz me po ato metoda sikur të para viteve 90.

Por, mbi të gjitha dua të besoj se kemi njerëz si Thesar Lumi, të cilët edhe kur janë në situatat më të rënda jetësore, nuk pranojnë të bëhen marioneta në duart e pushtetit shtetëror a/e mafioz. Njerëz si Thesar Lumi, që edhe kur janë në vaporin që do ti bartë nga ferri në parajsë, vendosin që të kthehen në strofullën e tyre, qoftë ajo edhe një ferr. Njerëz si Thesar Lumi, që këtë e bëjnë nga ndjenja e atdhedashurisë, apo edhe nëse e bëjnë nga afeksioni me një gjë fare të thjeshtë në qytezën e tyre fare të thjeshtë: me një varr, me një shishe konjak apo me një kujtim të pashlyer të një të kaluare drithëruese.

Me pelqen.
S’me pelqen.
Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1488