A
alko
Guest

Pas skandalit në lidhje me përgjimet e NSA-së dhe shërbimeve tjera sekrete, të bëra publike nga Eduard Snowden, të Gjelbërtit/EFA (The Greens/European Free Alliance) në parlamentin europian (PE) dëshirojnë që komunikimi ndërmjet tyre - nëpërmjet E-Mail-ëve, në të ardhmen të jetë i koduar. Për këtë ata sugjerojnë të përdoret softuer me kod burimor të hapur. Për fillim ata do startojnë me 10 laptop dhe do të përdorin laptop normal me sistemin operativ GNU/Linux, me shpërndarjen e njohur Debian, respektivisht DebianParl e cila është bërë kryesisht për këtë projekt. Parlamentarët duhet të mësojnë kodimin me PGP, ku me këtë rast do të hyjnë në punë, aplikacionet-programet siq janë: Icedove (versioni i Debian-it për Thunderbird), dhe GnuPG (GNU Privacy Guard - GNU mbrojtje e sferës private). Ky do të ishte fillimi, ndërsa me kalimin e kohës dhe përshtatjen e parlamentarëve me shpërndarjen e re si dhe aplikacionet e reja për to; në të ardhmen pritet të futen edhe gjëra të reja në këtë projekt.
Tags:
Continue reading...