Të arratisur për 25 mijë km

Të arratisur për 25 mijë km

Grupi i studentëve shqiptarë që do të niseshin për udhëtimin rreth Europës për 30 ditë, karakterizohej në thelb nga mendimi se ky udhëtim nuk do të kryhej asnjëherë. Fytyrat më së shumti të stresuara para policit italian linin shijen e dyshimit se vizat nuk ishin në rregull.

Në fakt ne, nuk jemi në rregull nga trutë e kokës. Izolimi sa antik aq dhe i papërcaktueshëm në kohë sa historia e shqiptarit, na ka bërë të dyshojmë në çdo moment për çdo gjë që ka të bëjë me ne (sidomos kur jemi për rrugë). Izolimi i gjatë ka krijuar krijesa që lidhin solidaritet me persekutuesin e tyre, meqënëse përsekutuesi është i pari kompetent që na zë rrugen. Polici arrogant nuk vihet në dyshim, as për shaka. Në dyshim të dyfishtë jemi gjithmonë vetë.

30 ditët e udhëtimit rreth Europës filluan vetëm pas këmbënguljes heroike të një organizatë gjermane, që insistoi aq shumë, po aq shmë, sa me të njëjtin vullnet do të kish mundësuar vetë tërheqjen e trupave gjermane nga Iraku. Ishte më e neguciueshme sesa vizat tuaja- fjalë të thëna nga drejtoresha e programit në vitin e parë të vizitës në Berlin, këtu e katër vjet më parë. Sa mirë. Unë u ndjeva fajtor për lodhjen dhe i fajësueshëm për një krim që akoma spo di ta përcaktoj. Ndoshta edhe kjo smjafton. Ndoshta del një polic dhe ta pret rrugën edhe kur ke vizë.

Po vërtetë, cila është arsyeja që një njeri me të gjitha kartat në rregull si unë të mos mund të niset sa herë të dojë drejt destinacionit që mendon njeriu si unë, i arsyeshëm dhe pa asnjë arsye të paramenduar? Cila në fakt do të ishte aryeja dhe nëse do të isha i dënuar më parë por do të kisha shlyer dënimin tim (se përndryshe do të isha akoma në një qeli tjetër) për aq kohë sa do të ma kish përcaktuar kodi i famshëm penal? A nuk është e drejta penale një formë për të më kthyer me të drejta të barabarta mes qytetarëve të barabartë para ligjit? Është një formë për të më rehabilituar kodi penal apo është thjesht një shfryrje sadike ndaj një personi që ka vepruar në kundërshtim me disa rregulla të para-akorduara? Në fakt pse e drejta ime për të lëvizur më dhunohet pa asnjë arsye konkrete? Ja e shoh veten si të dënuar dhe gjej arsye për tu justifikuar. Pse liria e fjalës më mbrohet më shumë sesa liria për të lëvizur i lirë? Apo nuk e kam provuar asnjeherë të flas aq shumë sa të më vihet kufiri diku afër ndonjë aeroporti apo kufiri tjetër imagjinar.

Ndjeva simpati për një burrë që sapo kalova kufirin e policisë kufitare kërkoi të rrëmonte në plaçkat e mia të udhëtimit. Nga toni i zërit ai dinte se çfarë kërkonte. Dhe unë jam kurioz të di se çka në xhepat tuaj zotëri – i thashë. Mundet që në emër të kësaj vetie njerëzore të shkëmbejmë veshjet dhe të kërkojmë me nge se mos gjejmë ndonjë gjë që do të na vlejë. Ky burrë u çudit dhe më pyeti se për ku isha nisur. Çudi se ish e njëjta pyetje që do të bëja dhe unë i thashë. Jemi të ndryshëm por na interesojnë njëlloj punët e të tjerëve. Zyrtari nuk dukej njeri me sens të fortë humori.

Përgjigju! ma ktheu.

Se di nëse ka ende gjë që ju europianët sdini për ne – i thashë. Shteti im sapo ju përgjigj 2300 pyetjeve të para. Pastaj dhe 240 pyetjeve shtesë. Besoj se aty po flitej dhe për ngjyrën e ndërresave të mia.

Persekutuesi im ishte burrë me mend dhe me kohë të mjaftueshme në dispozicion. Unë isha i fundit i grupit. Ai pas meje kishte në radhë disa qytetarë danezë të cilët thjesht u salutuan me përzemërsi dhe kaluan duke parë nga mbathjet e mia të sapo blera tek tregu Çom. Vështirë të mos ketë patur pyetjen për tregun e famshëm Çom. Çomët blejnë diku markat fallco që më pas ti rishesin tek tregu i tyre çom pranë Postë Telegrafit (racizëm i pastër ky paragraf se në atë treg shesin tregtarë nga çdo krahinë e Shqipërisë).

Libri i fotokopjuar (në shkelje me të drejtën e autorit) mbi të drejtën zakonore franceze duket se më dha sharmin e intelektualit në sytë e gërmuesit të plaçkave ndaj dhe procesit të inspektimit i erdhi fundi. Unë mblodha rrobat dhe pa kujdes i futa në çantë. Pashë një çast nga grupi që po lutej me sy që ta mbyllja komedinë ku në fakt unë isha personazhi negativ, i gjendur aty me leje të përkohshme thjesht për tu bërë qesharak me hutimin tim.

Rrugë të mbarë o udhëtarë me leje më të shkurtra se sa ua donte dëshira juaj! O ju që po i shtrini këmbët jashtë jorganit. Batutë idiote në kët natë verë plot vapë dhe natyrë që djersit ngado. Nuk ishte më vend, por sidoqoftë, çdo polic kufiri mund të na ndalte deri në Berlin. Më mirë ti isha përgjigjur çdo pyetjeje, kështu do të dija se çfarë do më pyeste çdo autoritet rrugës. Se vështirësia e vërtetë nuk është që të kesh vizë; vështirësia është të bindësh veten se je në rregull.

Lager

Në lager më së shumti njerëzit futeshin për atë që ishin dhe jo për atë që bënin. Ishe çifut, futeshe në rrethimin nga ku dhe nuk dilje më me formën që ishe futur (gjithmonë nëse ishe çifut). Pa marrë parasysh këtë fazë të fundit të transformimit në sapun, proçesi dhe mënyra e të menduarit është njëlloj. Sigurisht më e sofistikuar. Po në disa raste e pakërcyeshme. Je shqiptar, nuk ke të drejtë të lëvizesh. Stad i pakapërcyeshëm me ndonjë mënyrë të sjelluri. Sanguinis causa, arsyeja që rrjedh nga origjina jote e afërme. Nga matrikulimi yt fillestar. Veprime që në asnjë formë nuk i ndërron dot me vullnet, i mirë apo i keq ky vullnet.

Grekët e lashtë i përcaktonin të huajt si barbarë. Të gjithë të huajt ishin barbarë sepse belbëzonin një gjuhë që nuk ishte greqishtja. Në rast se do të flisnin greqisht e kalonin stadin e tyre të belbëzuesit. Po në rast se je çifut smund të jesh kurrë një i krishterë i mirë. Me këtë shprehje rezulton racizmi në modelin e vet të parë. Një çifut mund të sillej si të donte por për jezuitin spanjoll ai ishte i parekuperueshëm.

Një shqiptar mund të dijë edhe greqishten e lashtë por për arsye që svaren nga ai, do të rreshtohet në rradhë për vizë. Mund ti refuzohet viza, liria për të udhëtuar dhe askush nga 300 milion europianët nuk do ti shpjegojë asgjë. Nuk ka keqardhje për keqtrajtimin. Por nga ana tjetër do të këtë simpati pa fund për persekutuesin. E kemi fajin vetë: e vonuam pyetësorin për BE-në. Partitë tona politike e kanë fajin.

Bindjen se isha në rregull me dokumentat unë personalisht se pata asnjëherë. Çdo herë që kalova pasaportën në duar policësh ndjeva frikë. Ashtu i trembur zbrita në Durrës. Ngadalësia e policit shqiptar më bëri të mendoja që diçka mungonte pashaportës time. Në djall, këtu mundem edhe ta korruptoj – thashë për ti dhënë zemër vetes, duke kuptuar njëkohësisht se frika më kish bërë të aftë për të mos e merituar me vizën time. Absurde po ta mendosh hollë hollë.

P.s

Sa për sqarim polici qeshi.

Paske vetëm tre ditë vizë – më tha.

Edhe? – i thashë.

Asgjë tha, – pse nuk e shfrytëzove deri në fund.

Sdija çfarë ti thoja.

E mer ti, se është si ty ky – tha një polic tjetër. – Ky merr vizë sa herë ti dojë qejfi se është gazetar.

Qesha dhe mendova që ishte shumë absurde po ta mendoje hollë hollë.

kananaj

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1396