SYTË E SHKOLLËS Kalosh Celiku

Albforumi

Primus registratum
SYTË E SHKOLLËS Kalosh Celiku

u1_KaloshCeliku-Engjelliimeshtegrua.jpg
Shkolla e fshatit si një zgjua bletësh rrinte në kondrinë.Fytyrën e kishte kthyer nga dielli,ndërsa derën nga fshati.Rreth e rrotull i rrinin më këmb disa pemë.Një zog fluturoi me një këngë dhe u ndal në dritare.Në klasë pa mësuesen dhe nxenësit duke lexuar një tregim në Fatosi.E zgjati kokën të shohë mirëpo e zuri xhami.Zogu u habit me këtë dorë të tejdukshme që rrinte në mur të shkollës.

-Kush je ti që smë lë të hyj në klasë?-pyeti zogu

-Unë-dëgjoi një zë të ulët.

-Po,po,ti!-I tha zogu me zë edhe më të lartë.

-Unë jam dritarja e shkollës.

_  Ih!-qeshi me ironi zogu ,-Dritarja e shkollës!Gjithë ditën e gjatë

rri e sbën asnjeë punë.

-Kush?-pyeti dritarja,-Unë?!

-Ti,ti!Edhe motrat tua!

-Nuk është ashtu,zog!Unë jam mjaft e nevojshme për shkollën.Pa ne,a e sheh këtë mësues me nxënes ,nuk do të shkruanin e lexonin asnjë shkronjë.Qe të bindesh edhe vetë ,qe pot ë jap nje shembull.Mbylli sytë,o zog!

-I mbylla!-u përgjigj zogu.

-A më sheh mua?

-Jo,nuk shoh asgjë,vetem terr.

-Hapi tash sytë!Hë,me thuaj, crendesi kanë sytë për trupin tënd?

-Ju dritaret qenkëshit sytë e shkollës?!

-Po,po.Sytë e shkollës.

-Më fal, oj dritare!Nga mosdija bëra një gabim,-Dhe para se të fluturojë ,tha:-Ju jeni jo vetëm sytë e shkollës ,por edhe të fshatit.

Bisedë rrethë tekstit :

a-Ku ishte vendosur shkolla ,përshkuraje atë?

b-Kush u afrua te dritarja?

c-Pse zogu nuk hyri brenda,kush e pengoji?

d-Përshkruani dialogun zog-dritare?

e-Pse ishin të nevojshme dritaret për shkollën?

f-Cka tha zogu kur e kuptoi rëndësin e shkollës?

Komentojmë:

Komentoni me fjalet e juaja gjatë orës së mësimit fjalët e fundit të zogut:Më fal, oj dritare! Nga mosdija bëra një gabim.-dhe para se të fluturoj tha:-ju jeni jo vetëm sytë e shkolles, por edhe të fshatit.

Shpjegojmë fjalë dhe shprehi:

dorë e tejdukshme- dorë që nuk shihet,

ironi- figure stilistike që ka kuptimin e fjalës përqeshëshe.

qenkëshit-qënki,

mosdija-padituria,

Detyrë: Ne fletorët për detyrë shtëpie shkruani kuptimin e tekstit me pika të shkurtëra .

Mabni mend:

Dialogu është biseda që zhvillohet ndërmjet dy ose më shumë personave. Karakteristike është në gjininë letrare të dramatikës.

Llojët e dramatikes janë: Drama , Tragjedia dhe Komedia.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqypnia.com/?p=207. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqypnia.com/?p=207

Top