Sulmi i ri dashakeq ka cak përdoruesit e Firefox

Albforumi

Primus registratum
Sulmi i ri dashakeq ka cak përdoruesit e Firefox

Sulmi-i-ri-dashakeq-ka-cak-përdoruesit-e-Firefox.jpg

Pothuajse nuk ka mënyrë të shpërndarjes së aplikacioneve dashakeqe, shtojcave dhe viruseve të cilat hakerët nuk i kanë përdorur. Mënyra më e re vjen në formë të shtojcave për Firefox.</p>


Siç raportojnë ekspertët e kompanisë për siguri softuerike Trend Micro në internet është paraqitur forma më e re e spyware, i maskuar në formë të përditësimit të rrejshëm të Adobe Flash Player për Firefox. Nësë përdoruesi e pranon instalimin brenda Firefoxit i instalohet shtojca me emërtimin Adobe Flash Player 0.2.</p>


Pas instalimit të këtij spyware përdoruesi gjatë vizitimit të faqes kryesore të Google ai i përgatit disa reklama të caktuara, mirëpo kjo ndoshta nuk është edhe problemi më i madh. Ky lloj sulmi i emëruar TSPY.EBOD.A i përcjellë të gjitha aktivitetet brenda shfletuesit Firefox, e kështu edhe futjen e të gjithë fjalëkalimeve dhe të dhënave tjera të ngjashme.</p>


Sikur edhe shumë herë deri më tani, ua tërheqim vërejtjen të mos instaloni shtojca të cilave nuk ua dini burimin.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologjia.blog.al/?p=179. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologjia.blog.al/?p=179
 
Top