Suksesi i pare telepatik.

Thamina

Papirus rex
  • fri.bmp

    Suksesi i parë telepatik: Dërgojnë mesazh me ane te mendjes nga nje person tek tjetri ne nje distance prej 6500 km.
Shkencëtarët thonë se kanë arritur më në fund suksesin e parë telepatik duke dërguar mesazh me anë të mendjes nga një person tek tjetri në një distancë prej 6500 km.
Ata e konektuan një person në Mumbai të Indisë me një kufje me wireless me një person tjetër në Paris me të njëjtën paisje.
Kur personit të parë i shkojë mendja të bëjë një përshëndetje ‘ciao’, marrësi në Francë menjëherë e kuptoj mendimin e tjetrit, sipas një raporti në gazetën PLOS One.
Marrësi i mesazhit nuk mund t’a kuptonte fjalën saktë, por pikërisht në momentin që dhënësi i sinjalit e mendonte atë, marrësit iu ndez një shkëndijë në tru.
Eksperimenti u bë nga ekspertët e Universitetit të Harvardit, të cilët thonë që teknologjia mund të përdoret për të transmetuar informatat nga truri i një njeriu tek një tjetër.
Giulio Ruffini, fizicient dhe bashkautor i këtij eksperimenti, ka thënë që teknologjia po e realizon ëndërron e telaptisë dhe kjo nuk është aspak e paarritshme.
Ndër të tjera kishte shtuar se ata po e përdorin teknologjinë për të ndërvepruar me trurin.
Profesori i neurologjisë në Harvard, gjithashtu bashkautor i eksperimentit Alvaro Pascual-Leone, thotë që ata dëshironin të shihnin nëse mund të përdornin rrugë ekzistuese për të parë nëse dy njerëz mund të komunikonin direkt duke lexuar aktivitetin e trurit dhe nxitur aktivitet në mendjen e personit tjetër.
Një rrugë e tillë, sigurisht që është interneti kishte thënë ai, por qëllimi jonë ishte të zhvillonim një eksperiment ku dy persona mund të komunikonin përmes trurit pa pasur nevojë të flisnin apo të shkruanin.
Ata ishin kujdesur në veçanti që informata tjera të mos influenconin në interpretimin e mesazhit.
Hulumtuesit shpresojnë që në të ardhmen ky zbulim do t’a ndryshojë plotësisht mënyrën e komunikimit.
 

Al-Punk

Still here
Ama nje CIAO paska kuptuar ai nga ana tjeter e botes? :)
Megjithate jam kurioz se cfare eshte kjo paisja wireless qe mundesoi telepatine dhe a eshte akoma telepati nese duhet nje paisje per te nxitur dhe matur valet magnetike te trurit?
 
Top