Studentet Shqiptare ne Amerike: Kini Kujdes!

ExPostFacto

Primus registratum
Studentet Shqiptare ne Amerike: Kini Kujdes!

Ne vitin 2003 presidenti amerikan i ka propozuar kongresit dhe senatit amerikan rikthimin e sherbimit te detyruar ne forcat e armatosura. Ky propozim, njohur ne senat si Akti Universal i Sherbimit Kombetar te 2003-it S.89 (ne Kongress thirret HR 163 IH), detyron te gjithe personat midis moshes 18 - 26 vjec te cilet jane qytetare ose rezidente (Green Card/Azilante/Refugjate) te SHBA-se qe te sherbejne ne forcat e armatosura per nje periudhe dy vjecare. Ky akt paraqet rregullat e sherbimit si dhe per here te pare ne historine e SHBA-se detyron dhe femrat te sherbejne ne forcat e armatosura. Sherbimi mund te behet ne armen civile te mbrojtjes ose ne komponentet reserve te forcave te armatosura dhe varet nga gjendjat e personit (semundje, kundershtim shpirteror dhe moral, etj.) Deshiroj te terheq vemendjen e studenteve shqiptare, ashtu dhe te tjereve, ne amerike te cilet kane marre ndihme financiare nga shteti amerikan ne cfaredo lloj menyre (shiko: http://www.sss.gov/) se do jeni te paret qe do thirreni per sherbim (une per veten time jam nje shembull i tille). Keshtu qe te gjithe ne qe perfshihemi ne Aktin e Kongresit dhe Senatit duhet te pergatitemi per ate dite qe do thirremi per sherbim.

Senati Amerikan:
S. 89, Universal National Service Act of 2003, United States Senate, 108th CONGRESS, 1st Session, January 7, 2003. http://www.senate.gov

Kongresi Amerikan:
HR 163 IH, Universal National Service Act of 2003, United States House of Representatives, 108th Congress, 1st Session, January 7, 2003. http://www.congress.gov


Per pyetje shikoni http://www.rcnv.org/rcnv/co.htm
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Studentet Shqiptare ne Amerike: Kini Kujdes!

Dmth edhe po te jesh student me burse, edhe po te jesh me vetefinancim, je apo jo amerikan, vetem fakti qe je ne Amerike te con ne detyrimin te vesh helmete? :eek:

Opps!


---------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

109UV

Primus registratum
Re: Studentet Shqiptare ne Amerike: Kini Kujdes!

car flet mer, si u marrka ushtar nje i huaj...qetesohuni se ju ra infarkt nga kacataaat. nqs je qytetar, ndoshta dhe rezident permanent, mund te thirresh ne ushtri por kjo eshte pjese e te qenit qytetar i nje vendi....
 

ExPostFacto

Primus registratum
Re: Studentet Shqiptare ne Amerike: Kini Kujdes!

Te vetemit persona qe mund te preken nga ky akt jane (1)Qytetaret Amerikane, (2)Residentet e perhereshem, (3)Azilantet Politike qe kane pranuar ndihme, (4)Refugjatet qe kane pranuar ndihme, (5)Shtetasit e huaj qe kane pranuar ndihme financiare nga sheteti amerikan dhe konsiderohen si (a)taksepagues, (b)residente te perkoheshem. Nese keni aplikuar per Finacial Aid dhe keni pranuar ndihmen financiare, ta dini qe jeni te rregjistruar per sherbimin. Megjithate ky Akt eshte vetem nje propozim dhe nuk eshte kaluar ne ligj, por e keqja qendron mbi faktin se (1)struktura ligjore e sherbimit te detyruar eshte vene perpara kongresit dhe senatit, (2)pret shqyrtimin dhe pranimin e prezidentit, (3)pret te rikthehet per shqyrtim ne senat dhe kongres nese behet i nevojshem. Sipas analistave ushtarake amerikane SHBA-ja do te kete nevoje per 250,000 ushtare aktive dhe 120,000 reserviste ne vitin 2005. Dmth, kur nuk i plotesojne vendet e nevojeshme me vullnetare, i bie qe te aktivojne sherbimin e detyruar. Lufta ne Irak dhe Afganistan nuk ka per te mbaruar se shpejti!
 

109UV

Primus registratum
Re: Studentet Shqiptare ne Amerike: Kini Kujdes!

Taksapagues ne amerike jane dhe shtetasit e huaj qe punojne perkohesisht, studentet e huaj, etj etj. Keta nuk mund te merren ne ushtri. E ke lexuar gabim projekt-ligjin.
 
Top