Studentët nga Kina

gary123_1121

Primus registratum
Studentët nga Kina

Kush është nga Kina?
Jam një student po mësoj gjuhën shqipe në Kinë, nëse keni interes për çdo gjë që po ndodh në Kinë ju lutem të më dërgoni emailin. Faleminderit!
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Studentët nga Kina

ti je shqiptar a çfare???...vallahi se shko robi me msu shqip ne kine s'ma kishe mor menja!

Di qe ne kine ka nje komunitet te madh Krutonesh, citoj ketu Krutanologun Mentor Kulli, ose i mirnjohur ndryshe si çuni Flamurit.
 

gary123_1121

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

Jam një student që po mëson shqip në Kinë dhe diplomohem në korrikun e këtij viti! Nëse keni interes për të njohur më shumë për Kinë ju lutem të mbani mend këtë adresë në MSN
gary123_1121@21cn.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Studentët nga Kina

shume interesante kjo teme

pershendetje agimi wu

ne cilin qytet jeton ti?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Studentët nga Kina

me fal, e pashe tani tek profili, ne pekin

agimiwu kina eshte per ne nje vend krejtesisht i panjohur dhe te falenderoj per oferten

fillojme me universitetet
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Studentët nga Kina

Kina, 1.2 milionë dollarë për Bashkinë e Tiranës


Shekulli

Për mirëmbajtjen e infrastrukturës publike, pastrimin dhe larjen e rrugëve të kryeqytetit do të përdoren mjete kineze. Plot 1.2 milionë dollarë ka qenë vlera e 14 mjeteve dhuruar nga qeveria kineze në ndihmë të Bashkisë së Tiranës. Në listën e mjeteve të dhuruara bënin pjesë: 2 buldozerë, 2 ekskavatorë me rrota, 1 ekskavator, 3 ngarkues me rrota, 1 rul vibrues, 4 makina pastruese si dhe 1 makinë për pastrimin e kanalizimeve. Sipas kryebashkiakut Rama, këto mjete do të përdoren nga ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës për mirëmbajtjen e infrastrukturës publike të kryeqytetit. Në ceremoninë e dhurimit ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë Luan Shahollari si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në fjalën e tij ambasadori kinez Tian Chang Chun ka vlerësuar miqësinë tradicionale që ekziston mes dy vendeve. “Ne i njohim vështirësitë që ka hasur Shqipëria në rrugën drejt zhvillimit”,- ka thënë ai. Mësohet se qeveria e Kinës deri tani ka ofruar si ndihmë për Shqipërinë një shumë prej rreth 10 milionë dollarësh.


12/06/2004
KATEGORIA: Sociale

------------


cfare interesash mund te kete kina ne shqiperi agimi
a shihet shqiperia si mundesi e nje pararoje e ekonomise kineze ne europe
 

olti

Neo
Re: Studentët nga Kina

As une se mora vesh!! Tani Agimi eshte kinez qe meson shqip, apo shqiptar qe meson shqip (vetes a te tjereve) ne Kine?!!! :idea:

Indrito po ca bejne keta krutanet ne Kine re?!! :eek:

C'ne nje komunitet shqiptar ne Kine!! :rolleyes:
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Studentët nga Kina

duhet te merren me tregti...e duhet te ken shku me perhap kulturen e gjon popullore bektashie /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

gary123_1121

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

Jam një kinez që po mëson shqip në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit! Faleminderit shumë që interesoheni kaq shumë për temën time! Kina është një vend i madh në Azi dhe ajo po zhvillohet me ritme të shpejta. Nëse keni interes të madh për ekonominë dhe kulturën e Kinës ju lutem të klikoni këtë adresë: http://al.chinabroadcast.cn
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

Agim na fol nje cik per kinen .

ka pune atje ???????
sa merr nje punetor ?????
etj etj
hajde e bej lloqe ketej nga forumi se keshtu perfeksionon edhe shqipen /pf/images/graemlins/wink.gif
 

leo110

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

Ni hao, xian sheng Agimi Wu!

Prezenca juaj ne albforum na jep kenaqesi!

Besoj qe bashkpunimi me studentet shqiptare,kudo qe ndodhen,do te ishte e frytshme nga te dyja anet,nje njohje reciproke ne te gjitha aspektet e jetes.

Hapi i pare,qe une e shoh konkret dhe te mundshem,do te ishte(meqe po merreni me shqipen)
te na ofronit edhe neve mundesine(online) me mesuar diçka nga gjuha kineze duke filluar nga alfabeti,gramatika...... ne nje teme te re eskluzivisht per gjuhen kineze.Per sa i perket fjalorit,ne pamundesi te fjalorit shqip-kinez,mund te na jepni ndonje link te fjalorit english-chinese o italiano-cinese.

Do t'ju ishim mirenjohes!

Ni hao, leo110.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

te na ofronit edhe neve mundesine(online) me mesuar diçka nga gjuha kineze duke filluar nga alfabeti,gramatika :eek: ...... ne nje teme te re eskluzivisht per gjuhen kineze.
---------------------
je ne vete......... ?????????
 

leo110

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

xian sheng Agimi Wu!

Jemi ne pritje te pergjigjes suaj.

:idea: :idea: :idea: :idea:


Ni hao!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

leo 110, shiko se te ai siti i kinezit eshte edhe : "si te mesojme gjuhen kineze" po ta mbajti shko e mesoje.
me duket se qeverija kineze ka ncjerre nje urdher qe te mbyllen te gjitha internet kafe , keshtu qe shoku yne kinez............... :shrug:
te shofim kur te pergjigjet , nqs se do te pergjigjet.
 

leo110

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

Ne shqip nuk gjeta gjo,por ne italish gjeta 5 leksione.

Nderkohe testojme nese eshte nje kinez i vertete apo thjesht behet publicitet.

Thanx Leopardii!
 

gary123_1121

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

Jam shumë i gëzuar që ju jeni aq interesuar nga kultura dhe gjuha kineze!
1. Punëtorët kinezë merren me të gjithë punë si ato që ju keni në Shqipëri. Kina nuk është një vend i ndryshuar nga vendet e tjera!
2. Në faqen elektronike: http://al.chinabroadcast.cn kemi një temë që quhet: "Let të mësojmë gjuhën kineze", këtu mund të mësoni fjalët e gjuhës kineze dhe mund të dëgjoni çdo mësim online.(Si të thoni online në shqip?). Kështu mund të mësoni gjuhën kineze sa më shpejt.
3. Nuk ka asnjë fjalor Shqip-Kinezisht ose Kinezisht-Shqip, por tani po bëjmë përpjekje për botimin e këtij fjalorit.
4. Nëse keni edhe pyetje të tjera ju lutem të më gjetni në MSN: gary123_1121@21cn.com<br />Faleminderit shumë dhe suksese! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

TONY

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

DEGJO GIMO IKU VAPA ME GUSHTIN,TI KUJTON SE NE I HAJME KETO QE THUA TI?
LERI RRENAT AMON BRE SE JEMI KAMPION PER PRODHIMIN E RRENAVE NE SHQIPETARET,,,,NEJSE PO DESHE TI BAHU KINEZ E MESO PRAPE SHQIP POR..UNE KAM BINDJEN SE TI DUHET TE JESH NGELS NE GHUHEN SHQIPE NE SHQIPERI E TANI DON ME SHKU NE KINE ME E PROVU SE MOS MERR PROVIMET, MIRE DO ISHTE QE KURSIN E SHQIPES TA BOJE NE RRASHBULL ME CA MESUESA KINEZ.....ZGJOHU ORE SE VAJTI VONE
 

pippo

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

Kinezet eshte me i pat fryk se po na u sulen na mbyten aq pak sa jemi ne nje shperngulje e vogel kinezesh e per nja tre vjet ska mo shqiptare ne shqiperi Nje gje kisha une,kjo bashkiae Tiranes ku mutin shkon e lidhet me Kinen dhe pse per me te shumten ?????
O miku kinez ti je aq kinez po aq kinez sa qe ke harru qe ke lind ne rrushbull ...... o aty afer. Komplimentet e mija per fantazin qe ke .....
 

Artemis

Primus registratum
Re: Studentët nga Kina

Po hajt se seshte ky Kinezi Jashtetokesore, ca jeni :eek: :eek: :eek: kshtu??
... dinka shqip? Mire de!

:wave:
 
Top