Strategjia e Enveristeve e pasqyruar ne fjalen e Ramiz Alise

kastriot

Primus registratum
Strategjia e Enveristeve e pasqyruar ne fjalen e Ramiz Alise

<span style="font-weight: bold">Sistemi yne ka kapitulluar perballe atij kapitalist, ndaj jemi te detyruar te ndryshojme strategji. Kjo strategji do te synoje ne dy drejtime:

1. Në respektimin e të drejtave të njeriut
2. Në krijimin e pluralizmit politik

Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s'bën.
Kundërshtarët tanë do t'i nxisim që të krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.Programet e themelimit të këtyrepartive, do t'i formulojmë dhe do t'i miratojmë^Ne.Në krye të këtyre partive, duhet tënxirren njerëz që të përkrahin
Strategjinë Tonë.Partia që do të marrë pushtetin, do të shajë komunizmin në themel e në çati.
Në këtë mënyrë do të fitojmë Simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës Antikomuniste.
Ata që janë nëpër burgje të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta dihet
që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta mprale e tyre. Këta do t'i afrojmë dhe do t'u
japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t'i. lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren
dhe Ne, kështu, do të bëhemi Yzmeqare te tyre.
Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t'u japin një letër në dorë, që &quot;t'u njihet prona&quot; por asnjëherë nuk dp t'ua japim Pronën. e Tyre,
dhe, në forma të ndryshme, do t'i ngatërrojmë me njëri - tjetrin. Ata do të kalojnë nëper gjykata, ku do të zbatohet Rotacioni nga Gjykata e Shkallës së_Parë në te_Dyjën dhe, &quot;difekte teknike&quot;, do të kthehen përsëri në të Parën.
Të burgosurit dhe të persekutuarit janë
të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë te parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga femijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presipn, do t'i largojmë nga
Shqipëria. Ata që do të pretendojnë,
kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen. Pasuria etyre na përket Neve, se Ne e bëmë. Materialin që më dërgoi
Gorbaçovi, kam dy vjet që e studioj.Ata(sovjetikët) kanë ecur shumë përpara. Për këtë, Ju jeni në dijeni sikundër edhe i kemi diskutuar më parë këto probleme. Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qëndrore, ndaj nuk ka asnjë
arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualëqë do të na kundërshtojnë, por këtyre
do t'ua mbyllim gojën dhe do t'u japim nga një copë punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t'u ofrojmë
krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t'u japim nga një minipension dhe do t'u mbajmë ison.

Kosova është në pragun e shpalljes së
Kushtetutës.
Le të bëjnë si të duan, sepse Ne kemi
platformën tonë.

Çdo gjë e kemi të programuar.Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa. për _sy_e_faqe, ndaj Nomeklaturës së Lartë Komuniste, Ne, &quot;Komunistët Reformatorë&quot;, do të zbatojmë Strategjinë Tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy - tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
Të jemi të sigurtë që e Ardhmja do te, jetë e Jona.Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.E ardhmja e femijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjakjdhe do të derdhim, persëri. potë jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Femijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dijmë t'i mbroimë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si_dikur, në Rininë tonë 'Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur per të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit; rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur.Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për
kete këmi organet tona të dhunes dhe
njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i
kemi përgatitur gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që dotë guxpjnë te na dalin përpara e të na_kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja do të kemi edhe mbështetjen e aleatëye të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t'ua përmend.
Pavarësisht problemeve që na ndajnë me ta, kini parasysh se na bashkon kauza jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe diskordancat e përkohëshme. Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të lindë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e Aleatëve të tjerë në Perëndim, me të cilët kemi ruajtur fijet_e_lidhjeve të vjetra, për hir të interesave të mëdha. Shoku_ Enver dhe Unë, i kemi ruajtur këtolidhje të domosdoshme dhe jetike, që, në fund të fundit, garantonin pushtetin tonë popullor, të cilin do ta ruajmë si sytë e ballit, edhe tani. edhe në të ardhmen. dhe përgjithmonë, pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, ndaj, sido që të rrokullisen punët, ujë do të rrjedhë në Mullirin Tonë. Për këtë jeni të garantuar, sot dhe përgjithmonë.
Kërkoj nga Ju që të shtrëngoni rradhët dhe të mos dekurajoheni nga këto situata të vështira që po kalojmë, sepse, në fund të fundit rëndësi ka Pushteti, që do të jetë përjetësisht i Yni. Ju ftoj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët. Mbajeni mënd; Fitorja dhe Pushteti do të jenë përjetësisht tonat. Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri, në përputhje me evolimin e situatave. Punë të mbarë. Me kaq mbledhja mori fund. Ditën e mirë dhe mirupafshim.
</span>


marre nga &quot;Plaga&quot; korrik 2002

Kastriot
Ps: jo per ndonje gje por ti kuptojme zhvillimet e qelbura te &quot;elites politike&quot; shqiptare.
 

Guest
Re: Strategjia e Enveristeve e pasqyruar ne fjalen e Ramiz Alise

o Kaçi
Mos na merr materiale me copy-paste se pertojme ti lexojme aq te gjata te lutem &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Nga titulli nje here tema duket shume kot :rockband:
Sepse dihet qe Enver Hoxha me Ramiz Aline kane ndjekur nje politike krejt te kundert ok? Dhe asnje komunist nuk e do Ramizin kete e di mire ti apo jo&gt; :tipsy: :tipsy: :tipsy:
:rockband:
:rockband:
:rockband:
 

kastriot

Primus registratum
Re: Strategjia e Enveristeve e pasqyruar ne fjalen e Ramiz Alise

Ore EnverUnion artikulli nuk eshte gje tjeter veçse fjala qe ka mbajtur Ramizi. Ne qofte se ke gje kundra drejtoju Ramizit dhe jo mua. ok!?


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Strategjia e Enveristeve e pasqyruar ne fjalen e Ramiz Alise

Fillimisht postuar nga AlbaUnion:
[QB]&quot; o Kaçi.....
Mos na merr materiale me copy-paste se pertojme ti lexojme aq te gjata te lutem &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Nga titulli nje here tema duket shume kot :rockband:
Sepse dihet qe Enver Hoxha me Ramiz Aline kane ndjekur nje politike krejt te kundert ok?...&quot;


Na more Unioni i Urbanes se na habite fare!!! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Ramizi ka ndjekur nje politike tjeter nga Enveri(se nuk kishte me takat te kryente te njejtat krime) apo te Kundert!!??
Se po te jete ashtu si thua ti Ramizi duhet te jete anti-Enveristi me i madh ne Shqiperi!!
Mos ndoshta ti ke patur parasysh faktin qe Ramizi i detyruar nga revolta e popullit si edhe nga falimentimi i Diktaturave te ngjashme ne Evropen lindore nuk mund te kryente me Vrasje masive si Enveri se kishte frike se mos ndiqte shembullin e Çausheskut, dhe keshtu nisi te mashtronte dhe te paraqiste cdo vrasje politike se vrasje per qellime ordinere, duke vene ne jete edhe programin e paraqitur me siper, pra duke shtyre spiuna dhe njerez me karakter te dobet te formojne&quot;partira&quot; dhe &quot;grupime&quot; me qellim qe te kishte nen kontroll revolten anti Enveriste.
Per fat te keq me duket se deri diku ja ka dale ne krye ai dhe &quot;Enveristat e moderuar&quot; dmth &quot;Ramizistet&quot; sepse nuk ka si te shpjegohet fakti qe te njejtit Hajdute dhe kriminele qeverisin(Vrasin dhe vjedhin) Shqiperine sot.


Kastriot
 

LiriA

Primus registratum
Re: Strategjia e Enveristeve e pasqyruar ne fjalen e Ramiz Alise

Ramizi nuk ka asgjë të përbashkët me ideologjinë komuniste.

Ai mban mbi supe një përgjegjësi të madhe meqë e shkatërroi Shqipërinë dhe si i tillë nuk është asgjë tjetër përvec se një hibrid i titistëve.

Sa i përket veglave që sot udhëheqin parlamentin vazall të Shqipërisë: janë helenë ose serbofilë, antishqiptar e assesi komunist.

Një ndër kërkesat themelore të marksizmit është që:
të luftojë kundër cdo pabarazie e shtypjeje kombëtare. Të përkrah të drejtën e cdo kombi për vetëvendosje, deri në shkëputje dhe krijimin e shteteve kombëtare të pavarura.

Ramizi, Nano e Berisha, përvec tradhëtisë që ia bënë Shqipërisë verilindore nën okupim serbo-bullgar, mundohen që jugun e Shqipërisë t'ja dhurojnë Greqisë.
 

une_une

Primus registratum
Re: Strategjia e Enveristeve e pasqyruar ne fjalen e Ramiz Alise

Gjeja me e zgjuar(me idiote me sakte) qe po degjoj une ketu eshte se Ramizi kishte frike se mos e pesonte si Caushesku. Ramizi kaloi peripecite dhe u filterua nen Enverin qe te conte atje ku thereshin derrat dhe Ramizi na paskish frike nga keta te zgjuarit qe dhe sot skane pushuar se lehuri (1990-2003 as &quot;kovacanet&quot; e Enverit te punojne njerezit nuk kane ngritur por i cuan njerezit te vriten si kafshe ne 1997 ose te lene kockat neper bote. Vetem ne 1997 brenda RSH jane vrare me shume se Enveri vrau per 50 vjet.).
 

kastriot

Primus registratum
Re: Strategjia e Enveristeve e pasqyruar ne fjalen e Ramiz Alise

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[QB] Gjeja me e zgjuar(me idiote me sakte) qe po degjoj une ketu eshte se Ramizi kishte frike se mos e pesonte si Caushesku. Ramizi kaloi peripecite dhe u filterua nen Enverin qe te conte atje ku thereshin derrat dhe Ramizi na paskish frike nga keta te zgjuarit qe dhe sot skane pushuar se................


Kastriot: Na more se na e bere Ramizin trim me flete!!
Ramizi me te vertete i &quot;shpetoi&quot; Enverit dhe nuk u denua si &quot;Poliagjent&quot; dmth ashtu sic e pesuan paraardhesit e tij, por kjo jo per arsye te &quot;trimerise&quot; se tij.
Ai i shpetoi nje gjeje te tille se pari mbasi ishte BYTHLEPIRES i Enverit dhe se dyti sepse Enverit i erdhi vdekja.
Pra mos na bej trim me flete nje njeri servil e Bythlepires si Ramizi.
Duke shkruar keto rreshta me kujtohet nje film dokumentar i shfaqur ne kanalin televiziv ARTE ku kishte dhe pjese te filmuara nga mbledhja e KQ mbas vrasjes se Mehmetit. Bo sa i peshtire ishte Ramizi me ate servillikun e tij te hapur. Edhe sot me vjen per te vjelle kur e kujtoj kete dokumentar televiziv.


Kastriot
 
Top