admin
Administrator

Përderisa jemi në “tripa” të bojkotimit, së fundi shumëkujt i ka rënë në sy edhe një ngjarje e shpërndarë në Facebook që u bënë thirrje përdoruesve nga Kosova që ta bojkotojnë me 27 janar 2012, si shenjë proteste ndaj faktit që ende për arsye të ndryshme, kur shënon lokacionin Prishtina të shfaqet Kosova, Serbia!
Sigurisht pjesa jonë më e madhe i ka parë lajmet se Facebook ka njohur Kosovën, por me gjasë prej eventit të krijuar nga James Michael Dupont (I njohur nga SFK dhe FLOSSK), duke u bazuar në disa argumente me vend. Sipas fotografive të postuara nga Michael, shihet ajo që shohim të gjithë kur dikush poston në Facebok:

Prishtina, Serbia, apo Pristina,Geneva apo Prishtina, Kosovo (Image Credits; James Michael DuPont)
“… near Prishtina, Serbia”
Protesta në fjalë vjen si shprehje pakënaqësie ndaj kësaj, duke u nisur prej faktit që Kosova së fundi arriti në 88 njohje (faleminderit Gana), dhe është rrugës për të festuar katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008 (www.kosovothanksyou.com). Pra i tërë qëllimi është që t’i bëhet një lloj presioni Facebook’ut për të ndryshuar këtë që po na shfaqet kur po postojmë.
Por sa mund të ketë efekt kjo?
“Duke e bojkotuar Facebook’ut do t’i tërhiqet vëmendja sepse do të mbetet me 2 milion përdorues më pak dhe si rezultat i zvogëlohen vizitat dhe gjenerimi i të hyrave zbret” ishte një koment i postuar në faqen zyrtare të eventit në Facebook, gjë që tingëllon logjikshëm. Por, këtu bëhet fjalë për rrjet me 800 milion përodrues dhe në rritje, dhe po të mos ishte argumenti se penetrimi i intenretit në Kosovë është rreth 38% (shënimet në www.internetworldstats.com janë të vitit 2008, ndërsa ka shënime të ndryshme prej shoqatave si STIKK, IPAK e institucioneve tjera në lidhje me rezultate më të përditësuara), që nënkupton se nuk bëhet fjalë për 2 milion përdorues të Facebook, por për shumë më pak. Gjithsesi, nuk ka statistika zyrtare.
Problemi i listimit të Kosovës nëpër lista të shteteve të faqeve të ndryshme nëpër internet, është i pranishëm kaherë dhe vazhdimisht ka lëvizje prej komunitetit për të lobuar në këtë drejtim, siç ishte rasti me Twitter, Eventbrite, Meetup, etj. Në këto të fundit nuk u zgjodh forma e bojkotimit por u shfrytëzua një teknikë më e thjeshtë e kontaktimit, dërgimit të një tweet me kërkesë për listim apo edhe e publikimit të një peticioni.
Attending: approx 2,000
Së pari nuk po e postoj artikullin për të përdorur atë shprehjen “ska shanca”, por thjeshtë po dua të jap mendimin tim në lidhje me këtë formë të protestimit. Facebook’u është shëndërruar në diçka të domosdoshme për shumëkënd në Kosovë, dhe hapi i parë që sot shumica bëjnë kur kyçen para kompjuterit është qasja në të. Me një iniciativë të këtillë sigurisht tërhiqet vëmendja dhe pajtohem plotësisht por t’i hapim letrat dhe të shohim ku jemi. Së pari nuk besoj që do të bëjmë bojkot me 27 janar sepse nuk do të mund të durohemi prej faktit se çfarë po ndodh a është ai tjetri duke ja bërë bojkot. E dyta Genti pati një argument shumë të mirë kur e shprehu faktin se Kosova po futet nën Serbi për shkak se ka pasur shumë beteja editimi në Wikipedia mes serbëve dhe shqiptarëve, duke pasur si rezultat ndërrimin e shpesht të lokacioneve dhe dyfishimit të databazave, që me fjalë të tjera nënkupton se nëse dëshironi të postoni me lokacion ju do të shihni
“… Pristina” herë me Kosovë, here pa të, por gjithsesi pa Serbi!

Pristina, Kosovo
Pristina vs Prishtina!
Ky është problemi i vërtetë. Lokacionet, editimet, burimet e informative që merren prej Facebook duhet shqytruar dhe diskutuar, dhe duhet gjetur një formë për t’i ndryshuar ato. Nuk mendoj (prap po e theksoj mendimin tim), se duhet të bojktojmë rrjetin social Facebook për të tërhequr vëmendjen e tyre, por duhet t’i bëjmë presion më shumë me më shumë postime, tema, diskutime e peticione, për të rregulluar këto çështje, që deridiku nuk janë edhe direkt pasojë e Facebook’ut.
Dajak prej pushtetit?
Me bojkot e pa bojkot, mallrat e Facebook do të vijnë në Kosovë dhe nuk do të bojkotohet pa i konsumuar fotografitë e “Duplex’it”, kështu që më mirë është të vazhdojmë luftën tonë të Ambasadorëve Online duke bërë presion, sesa duke bojokotuar.

Lexo tek faqja e tij...