Stone në biseda për një dokumentar të Ahmadinejad

Albforumi

Primus registratum
Stone në biseda për një dokumentar të Ahmadinejad

f.0908110803998_m.jpg

Krijuesi i filmave Oliver Stone është në bisedime me presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad për të realizuar një dokumentar të tij për ekranin e madh, vetëm pak kohë pasi mbylli xhirimet rreth jetës së presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez.Gjatë të hënës Stone u kritikua nga amerikanët për shkak se eci në Festivalin e Filmit në Venecia me Chavez në krah të tij, gjatë premierës së filmit South of the Border.

Filmi dokumentar fokusonte liderin e Venezuelës dhe revolucionin latino-amerikan, ndërsa Stone tash ka hedhur shikimin e tij kah një projekt tjetër i ngjashëm, një studim për presidentin e rizgjedhur iranian.

Ahmadinejad është nën presion nga shumë liderë botërorë për shkak të programit të armëve nukleare të Iranit. Po ashtu edhe legjitimiteti i mandatit të dytë presidencial është i diskutueshëm.

Megjithatë Stone nuk shqetësohet për këto dhe është në bisedime me Iranin për të dokumentuar politikanin, por oraret e tyre deri tash janë në konflikt.

Isha i interesuar pasi mendova se do të shkonim në luftë në Iran. Nëse do të ishim më të suksesshëm në Irak, nuk kam dyshime se do të mund të ishim më të përfshirë në situatën iraniane tash, ka shpjeguar Stone.

Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=77. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=77

Top