Steve Jobs paraqet një varg risish të Apple

Albforumi

Primus registratum
Steve Jobs paraqet një varg risish të Apple

92.jpg

Apple e ka rifreskuar linjën e MP3 playerëve iPod, ka lëshuar një version të ri për firmuare për iPhone dhe ka ofruar përplot përmbajtje të reja nëpërmes iTunes, e të gjitha këto i ka paraqitur njeriu që deri para pak kohe ka qenë i sëmurë rëndë – Steve Jobs.Produkti më i suksesshëm i kompanisë Apple, iPod, është freskuar në secilin version. Kështu edhe iPod e ka përjetuar gjeneratën e pestë, të cilit i është shtuar fotoaparati digjital. iPod Touch nuk është bërë me fotoaparat dhe askush nuk e ka të qartë pse ka ndodhur kjo, por për këtë është shpallur (nga vet Steve Jobs) si pajisje për lojëra të cilës nuk i nevojitet fotoaparati. Kapaciteti i memories së modelit më të mirë është rritur në 64 GB.

93.jpg

Në Apple nuk kanë harruar as për iPod Shuffle, i cili do të paraqitet në më shumë ngjyra, me një model të veçantë nga çeliku që nuk ndryshket. iPod Classic do të mbaj çmimin e vet prej 249 dollarëve (vetëm në SHBA) dhe do të merr një disk edhe më të madh të fortë, me kapacitet prej 160 GB.

Pronarëve të iPhone risia më me e rëndësishme do të jetë versioni i ri i sistemit operativ, 3.1. Nga risitë tjera që qojnë peshë është sistemi Genius i rekomandimit të softuerëve në dyqanin online App Store, që edhe nuk është ide e keqe kur merret parasysh numri i aplikacioneve që gjenden aty.

Softueri për ndërveprim në mes të iPhone dhe iPod me kompjuterët, iTunes, gjithashtu është freskuar dhe i është dedikuar sufiksi 9. Risi e madhe është përvoja iTunes LP, respektivisht një kryqëzim i përmbajtjes shtesë me albume muzikore siç janë tekstet e këngëve, video klipet, mbështjellësit e albumeve, fotografitë dhe incizime shtesë të këngëve nga albumet.

www.apple.com

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=274. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=274

Top