Startup Weekend Prishtina – çka, qysh, pse? [Çelik's Blog]

admin

Administrator
Më ka ndodhë herë pas herë të takoj njerëz që kanë shumë pyetje në lidhje me Startup Weekend, por të cilat hezitojnë t’i dërgojnë me email apo përmes rrjeteve sociale, apo thjeshtë të kërkojnë në internet për më shumë informata.
Pa marr parasysh sesa postime bëhen në web faqe, Twitter e Facebook Page të Startup Weekend Prishtina, duket se është e pamjaftueshme për të dërguar informaten aty ku duhet (ndoshta as ky blog post nuk do të shkoj aty ku duhet). Kjo më shtyu që të shkruaj një blog dhe të mundohem me përmbledh se çka është Startup Weekend e çka ndodh brenda këtyre 54 orëve të famshme që po i përmendim në çdo pjesë.
Çka është STARTUP WEEKEND?

548392_395667223798035_1849072100_n.jpg
Së pari të qartësojmë këtë pjesë: Startup Weekend është një ngjarje globale që ka nisur rrugën e saj me synimin që të edukojë ndërmarrësit dhe të ndërtojë komunitete anembanë botës. Misioni i Startup Weekend është që të mësojë dhe promovojë ndërmarrësinë duke krijuar, ndërtuar dhe fuqizuar komunitetet lokale përmes veprimit. Startup Weekend mbledh dizajner, programer, marketer, menaxher projektesh e entuziastë të startups në një vend për të ndarë ide, formuar ekipe, ndërtuar produkte dhe lansuar startup.
Trup?
Startup Weekend mbledh ata që dëshirojnë të bëjnë diçka praktike, sikurse ai personazhi i reklames se ProCredit që flet për ide për të mbjellë hudra … seriozisht krejt vlera prapa Startup Weekend qëndron që të gjithë të mësojnë përmes veprimit.
Qysh?

Ju së pari regjistroheni online me eventbrite ose me email në prishtina@startupweekend.org. Pas kësaj ju keni rastin të shfletoni material të ndryshme në www.prishtina.startupweekend.org e www.startupweekend.org. Shfletoni agjendën dhe bëheni gati me pasjijet e nevojshme për të marrë pjesë, dhe arrini në vendin ku mbahet prej orës 5:30 pm, për tu regjistruar dhe më pas takoheni me njerëz tjerë dhe bëheni gati për prezantime. Ata që kanë ide për të prezantuar dalin para audiencës dhe për 60 sekonda bëjnë një prezantim duke treguar se kush janë, çfarë problemi po zgjidh produkti/sherbimi i tyre, qysh e zgjidh atë problem produkti/sherbimi, çka i duhet në ekipin e tij, dhe më pas tregon edhe emrin. Kështu shkon për secilin që prezanton ide, të tjerët që janë për t’iu bashkuar dikujt presin dëgjojnë dhe fillojnë të orientohen se ku dëshirojnë të punojnë në ditët në vazhdim.
374698_299211746776917_249747475056678_1027492_1348644900_n.jpg

Taulant Ramabaja – Duke prezantuar per Sudo:base (2 dhjetor 2011)
Për shembull:
“Unë jam Çelik Nimani, jam entuziastë i startups dhe menaxher i trajnimeve/eventeve në Innovation Centre Kosovo. Më pëlqen të udhëtojë, por planifikimi me shok më merr kohë dhe secili kemi buxhete ndryshe, ndryshe. Dikush dëshiron diçka tjetër, e dikush diçka tjetër dhe në momentin e fundit largohen sepse nuk kanë pare sa duhet, dhe prishen planet për të gjithë. Unë dëshiroj të ndërtojë një platformë që më lejon të krijojë propozimin tim ideal për udhëtim, të ftoj miq të caktuar dhe të krijojë një plan sipas qejfit për kursime – në mënyrë që njerëzit të mos largohen në momentin e fundit. Njerëzit që unë ftoj mund të pranojnë ose refuzojnë konceptin. Më duhet një dizajner, dy programer dhe një ekspert marketingu në internet”.​
Një prezantim i këtillë mjafton, dhe paas kësaj bëhet votimi dhe përzgjedhja e ideve prej vetë audiencës në një proces të thjeshtë dhe transparent. Pas votimit formohen ekipet përreth ideve dhe fillon lideri i ekipit të tregoj se çka është synimi, çka duhet të fokusohen dhe si të orientohen për të punuar në ditët në vazhdim. Ata që dëshirojnë të qëndrojnë të punojnë mund ta bëjnë këtë sa të dëshirojnë. Ushqimi e pijet nuk mungojnë.
E shtuna aktive!
376307_301383643226394_249747475056678_1032484_1259993303_n.jpg

Pamje nga Startup Weekend Prishtina #1 (dhjetor 2011)
Të nesërmen, të shtunën ekipet fillojnë të rikthehen në mëngjes dhe të punojnë në produktin/shërbimin e tyre. Në këtë mes fillojnë të hyjnë edhe mentorët me ekspertizë prej fushave të ndryshme; marketing, zhvillim, produkt dizajn, biznes, investime, etj dhe ekipet fillojnë të tërheqin vëmendjen e tyre një nga një për të marrë këshillimet e nevojshme në pikën që ju duhet. Ju filloni të punoni në ueb faqe, në facebook page, në twitter account, Google Plus account, filloni të kontaktoni klient potencial, të bëni sondazhe e kështu me radhë. Në ndërkohë arrijn folës për t’ju motivuar apo informuar për mundësi të ndryshme, ndërsa mund të punoni derisa të dëshironi apo të shkoni të pushoni deri të dielën.
Finalja e së dielës!
Ekipet sërish arrijnë për të punuar në produktin e tyre dhe të marrin inputet finale prej mentorëve, bazuar në profilet e tyre. Ata janë aty për ju prandaj shfrytëzoni në maksimum. Sigurohuni që mentorët janë gjithnjë afër jush dhe nëse i shihni duke pushuar, kapni për krahu afër jush sepse ata janë aty për ju. Ata mund të ofrojnë disa hapa kreativ dhe të jashtëzakonshëm që mund të ndihmojnë sesi ekipet të shfrytëzojnë më së miri resurset e tyre dhe kah duhet të orinetohen në treg.
389976_300669986631093_249747475056678_1030588_130334836_n.jpg

Leart Kelmendi – Duke demonstruar prototipin e DigitalNomadPack gjate Startup Weekend Prishtina #1 (dhjetor 2011)
Në ndërkohë pasdite ju filloni të përgadisni sllajdet për prezantim. Me informatat që keni mbledhur prej mentorëve, prej kontakteve me konsumatorë (sepse për konsumatorë po e bëni produktin/shërbimin), ju merrni këshillat e nevojshme edhe për çka duhet të flsini në prezantim. Ju vlerësoheni në
  1. Konsumatorët
    1. A keni intervistuar konsumatorë?
    2. A keni marrë në konsideratë atë që është rekomanduar?
    3. A keni ndërtuar një bazë fansash dhe konsumatorësh potencial?
  2. Biznes modeli
    1. Çka ju bënë më ndryshe
    2. Definoni formën sesi tërhiqni vëmendjen e konsumatorëve
    3. Qartësoni modelin e të hyrave
  3. Ekzekutimi
    1. A keni zhvilluar një prototip funksional?
    2. A keni punuar mirë si ekip
Pas preznatimeve juria mblidhet dhe bënë vlerësimin për ekipet më të mira, ndërsa në fund bëhet edhe fotografia në grup.
Pse?
Startup Weekend është në Kosovë për t’ju ofruar juve një arenë testimi, për t’ju ofruar juve mundësinë për të krijuar produkte/shërbime me karakter global, e për të vendosur në hartën Kosovën bashkë me biznesin tuaj. Edhe pse sot ka shumë organizata që ofrojnë lloj-lloj mbështetjesh për biznesin tuaj, Startup Weekend është unike, për shkak të karaterit global e mbështetjes së saj nga Kauffman Foundation, Microsoft, Google e Amazon, për shkak të rrjetit të saj global, për shkak të natyrës dhe formës së eventit e për shkak të krijimit të shoqërive të reja e punës praktike.
Nëse keni pyetje/komente jeni të miresardhur.

b.gif


Lexo tek faqja e tij...
 
Top