Specifikimet e para

Albforumi

Primus registratum
Specifikimet e para

Përshkrimi i parë i publikuar për HTML-në ishte një dokument i quajtur HTML Tags (Tiketat HTML), së pari të përmendura në internet nga Berners-Lee më 1991.[2][3] Ajo përshkruan 22 elemente që përbëjnë brendësinë, relativisht të thjeshtë të HTML-së. Trembëdhjetë nga këtoelemente ende ekzistojnë në HTML 4.[4]


Berners-Lee e konsideronte HTML-në si një program i SGML-së, por ai nuk u definua si i tillë formalisht deri në publikimin e vitit 1993, nga Taskforca e Engjinierëve për Internet (IETF), nga propozimi i parë për një specifikim të HTML-së: Internet Drafti i Berners-Lee dhe Dan Connolly “Hypertext Markup Language (HTML)”, i cili përfshiu një Definicion i Tipit të Dokumentit SGML për të definuar gramatikën.[5] Drefti skadoi pas gjashtë muajsh, por u bë i famshëm për pranimin e shenjës tradicionale të shfletuesit NCSA Mosaic për ngulitjen (embedding) e figurave in-line, duke reflektuar filozofinë e IETF-së për të bazuar standarded në prototipet e suksesshme.[6]</p>


Pasi skaduan draftet HTML dhe HTML+ më 1994, IETF-ja krijoi një Grup punues për HTML, i cili më 1995 përgatiti “HTML 2.0″, specifikimet e para të HTML-së kishin për qëllim të trajtoheshin si standarde kundrejt të cilave duhej të bazoheshin implementimet e së ardhmesd.[6]E publikuar si “Kërkesë për Komentim” 1996, HTML 2.0 përfshiu ide nga draftet HTML dhe HTML+.[7] “HTML 1.0″ nuk kishte ekzistuar ndonjëherë; emërtimi 2.0 kishte për qëllim ta dallonte edicionin e ri nga draftet e mëparshme.[8]</p>


Zhvillimi i mëtejshëm nën mbikëqyrjen e IETF-së ngeci nga interesat konkuruese. Nga viti 1996, specifikimet e HTML-së janë mirëmbajtur nga World Wide Web Consortium (W3C). Sidoqoftë, më 2000, HTML-ja u bë bë gjthashtu një standard ndërkombëtar (ISO/IEC 15445:2000). Specifikimi i fundit i HTML-së i publikuar nga W3C është Rekomandimi HTML 4.01, i publikuar më 1999. Problemt dhe gabimet e saj u pranuan nga errata e publikuar më 2001.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://goforit.blog.al/?p=53. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://goforit.blog.al/?p=53
 
Top