Sot mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

Albforumi

Primus registratum
Sot mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

imagebutton.gif


votim.jpg
Të dielën, 15 nëntor, kosovarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin përbërjet e reja të kuvendeve komunale dhe kryetarët e rinj të komunave me mandat katërvjeçar.</p>


Janë këto zgjedhjet e para të cilat në Kosovë do të organizohen dhe administrohen nga vetë kosovarët pas shpalljes së pavarësisë, ndërkohe që ndërkombëtaret do të kenë vetëm një rol vëzhgues.
Sot do të kenë rastin të votojnë 1 milion e 563 mijë e 741 qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët mund tiu drejtohen 746 qendrave të votimit, me 2 mijë e 256 vend-votime në gjithë Kosovën.</p>


37 parti politike, 19 iniciativa qytetare, 16 kandidatë të pavarur dhe 2 koalicione, do të garojnë në zgjedhjet që do të zhvillohen në 36 komuna, përfshirë këtu edhe 3 komuna të reja me shumicë serbe, të krijuara në bazë të planit të decentralizimit.</p>


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka barrën kryesore në këto zgjedhje, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për një proces normal zgjedhor.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=5119. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=5119
 
Top