SOPA/PIPA… diçka për Mitrovicën a? [Çelik's Blog]

admin

Administrator
120118011619-wong-sopa-image-story-top.jpg

Wikipedia protests internet Censorship - Image Credits: CNN
Kësisoj ishin shumica e reagimeve që u panë përderisa komuniteti i geeks në Kosovë po bënte fushatë nëpër rrjete sociale për t’i përkrahur miqt në SHBA në protestën e tyre kundër aprovimit të ligjit për ndalimin e piraterisë online dhe ruajtjen e pronës intelektuale (SOPA/PIPA).
Gjersa shihnim faqet si wikpiedia.org, arstechnica.com, wired.com, google.com e të tjera duke protestuar në forma të ndryshme dhe duke ia bërë “terr” përdoruesve, ne ende po e shihnim para vetës terrin prej protestave të 14 janarit. Megjithatë, Kosovë jemi kështu që, këto nuk janë çudi dhe në vazhdim thjeshtë desha të postoj disa pamje të asaj si janë dukur disa prej faqeve që u pëmenden me datën 19 janar, në shenjë proteste ndaj SOPA/PIPA.

Google Protest Against SOPA

Wikipedia protest against SOPA

Wired protest against SOPA

Arstechnica protest against SOPA

My Blog protest against SOPA
Në ndërkohë dje pati edhe një lëvizje interesante nga Anonymous që bëri një prej sulmeve më të mëdha në internet dhe pre ishte edhe faqja e fbi.gov, justice.gov, etj.
401468_10150503349320687_638565686_9228854_1156013180_n.jpg

FBI shuts down Megaupload... Anonymous shuts down FBI
Çka është SOPA?
SOPA është një ligj i propozuar që të jetë me një fokusim të veçantë në ueb faqe që në një formë janë të “huaja” dhe përveç kësaj rregullon marrëveshjet mes ofruesve amerikan të shërbimeve si motorë kërkues, rrjete reklamimi dhe përpunues pagesash (Paypal,Visa, MasterCard, etj) – me faqet e huaja. Motorët kërkues duhet të largojnë faqet e huaja që kanë përmbajtje të papërshtatshme, rrjetet e reklamimit duhet të stopojnë reklamat e faqeve të papërshtatshme dhe përpunuesit e pagesave duhet të ndalin pagesat prej Amerikanëve drejt faqeve të papërshtatshme.
Një video në vazhdim shpjegon më shumë detaje rreth SOPA/PIPA.

b.gif


Lexo tek faqja e tij...
 
Top