SOLUCION I NJE ASIMILIMI, PJETER BOGDANI

Hamdi

Primus registratum
SOLUCION I NJE ASIMILIMI, PJETER BOGDANI

Solucion i një Asimilimi
Hamdi Nuhiju
E di shumë mirë se pas këtij shkrimi shumica e " miqve " të mi do të largohen nga unë pasiqë do të frikohen nga pushteti aktual. Por, e vërteta është aq e dashur dhe e mirë saqë edhe mijëra frikat i shuan dhe njerëzit e mëdhenj i bënë përrocka para këtij uragani. Nuk munda të rri e të mos i shkruaj dy-tri fjalë për aktualitetin më të freskët në Maqedoni emërtimi i një instituti shqiptar me emër të një njeriu proserb.
Shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të luanin me ne ashtu sic po luajnë politikanët tonë me fatin dhe idetë , e mendimet tona. Do të thoshin se ju bërët luftë dhe nuk keni asgjë në dorë. Kanë të drejtë . Ne nuk kemi asgjë e as që do te kemi ndonjëherë përderisa nuk mendojmë drejtë dhe logjikojmë arsyeshëm. Ende sot e kësaj dite luftojmë për gjuhën , po cfarë jemi ne kur nuk kemi arritur të sigurojmë zyrtarizimin e gjuhës tonë për cfarë na vyen gjitha këto parti politike ?? Në Kosovë në pakon e Ahtisarit gjenë përdorimin e gjuhës serbe në tërë Kosovën , ndërsa në Maqedoni me popullsi 25 % shqiptar ende sot e kësaj dite sun po e realizojmë ëndërrën tonë zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Gjithë kjo politikë e cila është e përgaditur nga ana e taborit maqedon ka të vetmin qëllim asimilimin e shqiptarëve në sllav dhe të krishter , ose edhe shëndërrimin e shqiptarëve në robër të përjetshëm. Shumë bukur e mbaj mend në shkollë të mesme profesoresha e Maqedonishtes vinte te ne për ta kaluar kohën e lirë dhe për të na paraqitur probleme plus e jo për të na mësuar dhe edukuar. Ndërsa partitë tona politike krenohen me të arriturat në planin kombëtar. Bile inicojnë edhe ngritjen e një instituti shqiptar që është për cdo lavdatë dhe një punë shumë e ndershme dhe e mirë. Por , në vend se të emërtohet ky institut me një emër të arsyeshëm të një shqiptari që ka lënë gjurmë të dashurisë së tij për popullin e vet, ky institut emërtohet me emrin e Priftit Pjetër Bogdani Makedoni. Këtë fjalën e fundit Makedoni nuk ja shpika unë por vet ai zotëriu e ka vendosur. Le ta dije të vërtetën populli im nuk do e fshehi. Po çuditem me përzgjedhjen e këtij emri , sikur vetëm ky është ai i madhi babai i shqiptarisë , apo se gjithë letërsia shqiptare i përshkruhet këtij individi. Unë do të fsheh të vërtetën për këtë njeri , por historia nuk do e fsheh dhe ajo nuk ndëgjon zërin tim , por zemrën dhe vullnetin e popullit. Historia tregon se Pjetër Bogdani ishte një pjesëmarrës aktiv në luftën kundër Perandorisë Osmane ose kryqtar i cili mbronte interesat e botës krishtere. Në asnjë vend ai nuk bëri dicka për popullin shqiptar , por vetëm i shërbeu Zotit të tij dhe jetoi për të. Nga historia dijmë se Shkupi ka qenë i shkatërruar tërësisht , poashtu nga historia mësojmë se shkatërrimtarin e Shkupit i nderuari Pjetër Bogdani e pret me urata dhe me dëshirë të madhe në Prizren. Tash Shkupi duhet të formoj një institut me emër të tij???
Nuk kam kundër krishterimit e as kundër poetëve që kontribuan mjaft për ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe atdhedashurisë , por do të jem kundër deri në fund të jetës , një tradhtari kombëtar i cili u fsheh si ideom pas perdeve të historisë dhe na u imponua në pragun tonë pa ftes. Pse në vend të emërit Pjetër Bogdani nuk vendohet emri i rilindësit Jeronim Derada , ose edhe emri i Hasan Zyko Kamberit? Apo ndoshta këto kanë qenë më pak të vlefshëm se Pjetër Bogdani?
Si qytetar i thjeshtë shqiptar në këtë vend me të vërtetë jam i fyer mjaft nga ky emër dhe nuk duroj që fëmiu im të hulumtoj në një institut shqiptar të emërtuar Pjetër Bogdani. Si do të ndiheshin shqiptarët sikur në katundet shqiptarë me përkatësi krishtere në rrethin e Vitijës të emërtonim një shkollë me emrin Hasan Tahsini , apo Nasirudin Albani? Sigurisht që nuk do të ndodhte kurrë një gjë e këtillë edhe pse këto emra janë shqiptar , kanë kontribuar mjaft për këtë popull , dhe se asnjëherë nuk kanë luftuar kundër krishterimit e as kundër krishterëve.
Ky njeri Cetën e Profetëve nuk e shkruan për hir të popullit të tij shqiptar , por për hir të Zotit të Tij. Ju mund të thuani se këtë libër ai e bëri në gjuhën shqipe. Ok , por përmbajtja e saj nuk është në pajtueshmëri me clirimin e popullit shqiptar nga sunduesit osman. Me të vërtetë kemi dy fenomene shumë të kundërta mes tyre . Në njërën anë kemi Sami Frashërin i cili shkruajti mjaft në osmanishte dhe shkruajti veprën Shqipëria Cka Qenë , Cka Është dhe Cdo të Jetë , ndërsa për të as nuk flitet dhe ky nuk meriton një vend në mesin e 105 % shqiptarëve mysliman në Maqedoni , këndej kemi Pjetër Bogdanin i cili luftoi me mish e me shpirt kundër Perandorisë Osmane , askundi nuk dëshmoi dashurinë për popullin shqiptar dhe shkruajti një vepër fyese për të gjitha fetë dhe ritet tjera përvecse krishterimit. E ky duhet të nderohet se kështu po na porosit historia dhe duhet të pritet me këngë e valle. Historia na mëson se në kohën kur Pjetër Bogdani shkruajti veprën e tij ishte shumë aktuale thirrja në krishterizëm dhe pjesë e kësaj thirrjeje ishte edhe vet Pjetër Bogdani i cili : " në një relacion të vitit 1675 , që i dërgoi Vatikanit , ai shkruan :" Shqipëria ka munges shumë të madhe e pothuaj se është pa libra në gjuhën e saj...". prandaj ai ka bërë një libër shqip dhe në parathënien e cetës se profetëve autori shkruan se këtë e ka bërë me qëllim përforcimi fetar..." Gjithëcka është e qartë me letrën e tij. Ai i dërgon letër Vatikanit qendrës së thirrjes krishtere në botë , për ta asimiluar popullin shqiptar në krishter . Ja ky ishte synimi i Pjetër Bogdanit , synim ky i cili edhe sot e kësaj dite po jehonë nëpër trojet tona.
Populli im i dashur. Të jeni ma syqel para sprovave të këtilla do ta keni më lehtë.
 

glaukus

Primus registratum
Re: SOLUCION I NJE ASIMILIMI, PJETER BOGDANI

Mos e ulni kaq poshte Bogdanin.


Pjetër Bogdani



Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e vet "Çeta e profetëve", Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare. Lindi në Gur të Hasit, një fshat i KUKËSIT, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartë (kryepeshkop i shkupit), ishte marrë me lëvrimin e gjuhës sonë, kishte hartuar në gjuhën shqipe edhe një gramatikë të latinishtes, madje kishte mbajtur në Kosovë edhe një shkollë ku mësohej gjuha shqipe.
Mbasi kreu studimet e mesme fetare në Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohë si meshtar në Pult e Prizeren, me shpenzimet e të ungjit kreu edhe studimet e larta në Kolegjin e Propaganda Fides dhe në 1655 mori dy dekorata, njerën në filozofi dhe tjetrën në teologji, çka ishte gjë e rrallë sidomos asokohe për një të ri shqiptar.
Më 1656, në moshën 31-vjeçare, emërohet peshkop i Shkodrës ku shërben për 21 vjet (1657-1677), duke qenë i ngarkuar njëkohësisht edhe me administrimin e kryepeshkopatës së Tivarit, 12 vjetët e fundit të jetës së tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.
Atij ju desh të luftonte njëherazi në tri fronte kryesore: edhe kundër zgjedhës së huaj, që në mesin e shekullit XVII ishte rënduar shumë, edhe kundër kishës ortodokse dhe sidomos patriarkanës serbo-ortodokse të Pejës, që i kishte shtuar përpjekjet e vjetra për të mos lejuar shpërthimin e kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundër politikës që ndiqte vetë kisha katolike e Romës në Ballkan.
Kudo që punoi , qoftë si peshkop i Shkodrës dhe administrator i kryepeshkopatës së Tivarit, qoftë si kryepeshkop i Shkupit, të gjitha këto detyra Bogdani i kreu jo vetëm si klerik, por edhe si patriot. Bashkë me predikimin fetar dhe nën petkun e klerikut ai edukonte te besimtarët edhe ndjenjën e dashurisë për liri e për atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesëve osmane, nxiste dhe organizonte qëndresën kundër tyre dhe, jo rrallëherë, ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në kryengritjet antiosmane që shperthyen në atë kohë.
Gjatë luftës turko-veneciane (1664-1669), ai u përpoq që të organizonte veprime të përbashkëta me venecianët kundër pushtuesve osmane. Po kështu edhe në konfliktin turko-austriak (1689) Pjetër Bogdani mori malin për të organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynë në Prishtinë, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftëtarë të cilët kronisti austriak i cilëson "arnautë", d.m.th. shqiptarë. Bogdani ishte faktori vendimtar i këtij bashkëveprimi, aq sa kronisti i mësipërm, kur vdiq, më 6 dhjetor 1689, në mënyrë lakonike shkruan se "me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë". Dhe me të vërtetë, ushtria austriake filloi të pësonte disfata të përditshme. Frytet e punës politike të Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimane e katolike kundër zgjedhës shekullore, sidomos simpatinë që gëzonte ai tek shqiptarët myslimanë, e dëshmon edhe suksesi që pati më 1680, kur pajtoi brenda tri orëve fiset e Krasniqit dhe të Gashit, që ishin në gjakmarrje.
Për t'u shpëtuar këtyre ndjekjeve, atij i është dashur shpeshherë të merrte udhët e maleve. Madje edhe sot nëpër vendet ku ka kaluar ka shpella që mbajnë emrin e tij e që tregojnë se ai është fshehur në to për t'u shpëtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatë këtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekën personale, ose , të paktën, dorëshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotë vetë me keqardhje, gjatë këtyre shtegtimeve të detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd'ujët-shkruan ai) dorëshkrimi i gramatikës së të ungjit.
Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare "Çeta e profetëve" (Cuneus profhetarum), që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet.
Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe të re të zgjimit gjithkombëtar.
Bogdani është një njeri erudit. Nga leximi i veprës së tij mësojmë se përveç gjuhës amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.
Por më tepër se doktorata që mori edhe gjuhët që dinte, për vlerat e shquara të Bogdanit flet vepra e tij, " Çeta e profeteve„ është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra e tij nuk është përkthim. Legjendat biblike që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar në mënyrë të lirë dhe herë pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, që s'kanë të bëjnë fare me legjendat biblike dhe që i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit nuk është thjesht një tekst për shërbesat fetare, as për mësimin e fesë, siç ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo është një vepër teologjike-filozofike, me elemente të shumta enciklopedike që përshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe për popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe, nga dëshira për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e kulturës shqiptare dhe nga urrejtja për pushtuesin. Vepra përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë trajtohen probleme teologjike e filozofike të doktrinës së krishtere, kurse në pjesën e dytë jetëshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtë ketyre caqeve. Në pjesën e parë trajtohen edhe shumë probleme të shkencave natyrore, si të gjeografisë, astronomisë, fizikës, matematikës etj, por edhe të shkencave shoqërore si të teorisë së letërsisë etj. Duke goditur besimet e kota, ai në veprën e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetëtima etj., ç'janë tërmeti, eklipset e diellit e të hënës, baticat e zbaticat, flet për njohjen e botës nëpërmjet shqisave etj Meritë e tij është se gjithcka e trajton në nivelin e mendimit më të përparuar të kohës kur jetoi. Në pjesën e dytë, duke përshkruar jetën e Krishtit etj., ai solli në letërsinë tonë llojin e jetëshkrimit, realizmin në përshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke përdorur me mjeshtëri rrëfimin artistik në njerëz të ndryshëm. Ndihmesa e tij është e rëndësishme sidomos në formimin e prozës shkencore shqiptare.
Me interes të veçantë janë idetë e tij patriotike që parashtron jo vetëm në parathënien e veprës, por edhe gjatë shtjellimit të materialit. Sa herë i bëhet e mundshme, ai gjen rast të përmendë qëndresën burrërore të shqiptarëve. Me admirim flet p.sh., për qëndresën e kelmendasve "Kush mundetë me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli për të mbledhë një ushtri 12.000 vetësh, nuk i mjaftuan shumë milion ar, se kelmendasit tanë, të sijtë, me nji zan. "Eja kush ashtë trim„ mbledhunë afër 500 vetë, vranë Vuca Pashën, vjetit të Krishtit 1639„ …etj.
Bogdani njeh mirë historinë e Shqipërisë dhe shkrimet e për të prandaj, kur i vjen rasti, ai përmend me krenari vlerësime pozitive që kanë bërë historianë të huaj për vendin dhe popullin tonë. Diku ai përmend thënien e Herodotit: Cezar Augusti "Dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t'arbëreshëtë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë„ .
Karakteristike tjetër e personalitetit të Bogdanit është mendimi i tij iluminist. Nëpërmjet përhapjes në popull të dijes dhe kulturës në gjuhën shqipe, ai shikonte një nga rrugët për të shpëtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinë (në parathënien e veprës së vet) ai e quan një nga shkaqet kryesore të mjerimit dhe të skllavërisë së popullit.
"Prashtu dergjet e dheu ndë robi t'errëtë e verbuem me dy palë niegulla të zeza mbi faqe, që janë mkati i të paditunitë, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanë dheu i Arbënit ndë mjedistë t'pafevet„ …
Pra, autorit i qan zemra që populli i tij dergjet nën zgjedhë të huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palë mjergulla, që janë mëkati e padituria. Dhe kjo, sepse dheu i Arbërit ndodhet mes të të pafeve, d.m.th. të pushtuesve osmanë.
Lënda që trajton Bogdani në veprën e tij, është e vështirë, sepse përmban koncepte e nocione abstrakte të fushave të ndryshme të dijes. Prozës shqiptare në atë kohë i mungonte tradita për të shprehur këto nocione. Por Bogdani asnjëherë nuk u përkul e nuk u ligështua para vështirësive, sepse kishte besim tek thesari i pasur i gjuhës shqipe. Me përpjekje këmbëngulëse, duke mbledhur me kujdes fjalë të lashta e të rralla nga visari i gjuhës popullore e duke i përdorur ato me kuptim të drejtpërdrejtë ose të figurshëm, ai e ngriti gjuhën shqipe në nivele të reja, tregoi aftësitë e saj për të fituar mundësi të larta shprehjeje e stili. Ai është i vetëdijshëm se në këtë punë mund të ketë edhe të meta e mangës , prandaj ne fjalët e fundit të parathënies së veprës ai i drejtohet lexuesit: "Të lutemi pra, litari em i urtë, të më ndijeçë në gjeç fjalëzë, që të trazon veshëtë. Përse as dielli pa hije as hëna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtë..."
"Çeta e profetëve„ përmban edhe disa vjersha, shkruar nga vetë autori ose nga të tjerë. Nga këto, me interes të veçantë si për formën, ashtu edhe për idetë e saj, është një vjershë e Lukë Bogdanit. Ajo na sjell të gjallë deri në ditët tona kujtimin për Skënderbeun dhe mbresat e autorit për bukurinë dhe madhështinë e vendlindjes së poetit dhe veçanërisht të viseve ku ka jetuar e punuar poeti.
Me sa duket, me kërkesë të Vatikanit (ndoshta për të kontrolluar përmbajtjen para se të jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh që veprën e tij ta përkthente në gjuhën italiane. Në këtë mënyrë shqipja ballafaqohet me një gjuhë evropiane të zhvilluar për kohën dhe veprës se Bogdanit i takon fati që të jetë e para vepër e përkthyer nga shqipja në një gjuhë tjetër, dhe autorit merita që të jetë i pari përkthyes i letërsisë shqiptare në gjuhë të huaj. Vepra e Bogdanit me përmbajtjen dhe me gjuhën e saj e çoi shumë përpara traditën e shkrimit të shqipes e sidomos të lëvrimit të prozës origjinale. Me veprimtarinë e tij patriotike, duke bashkuar ndjenjën fetare me ndjenjën kombëtare, me personalitetin dhe me veprën e tij, Pjetër Bogdani i siguroi vetes një vend të veçantë në historinë e patriotizmit shqiptar e të kulturës sonë kombëtare.


[ ] [ ] [ ]


Prej katër shekujsh vazhdon të mbajë emrin “Shpella e Pjetër Bogdanit”, edhe pse banorët e fshatit Reç, ku ajo ndodhet nuk dinë asgjë rreth priftit dhe shkrimtarit. Sipas legjendave, por edhe sipas vetë relacioneve të Bogdanit, mendohet se aty ai ka shkruar veprën e tij “Çeta e profetëve”.

Bogdani, legjenda e shpellës dhe “Çeta e profetëve”

nga Alma Mile


Shumëkush mund të ketë dëgjuar për shpella ku janë strehuar luftëtarë, kaçakë malesh, apo edhe piratë, por shumë pak mund të ketë dëgjuar për ndonjë syresh, ku mund të ketë jetuar ndonjë shkrimtar, e aq më pak që të ketë shkruar aty edhe një vepër. Megjithatë në Malësinë e Veriut të Shqipërisë, ekziston një shpellë, ku mendohet të jetë shkruar një prej dokumenteve më të rëndësishme të shqipes së shkruar, që daton vitin 1685. Prej 4 shekujsh, malësorët e Reçit, në rrethin e Shkodrës, e quajnë shpella e Pjetër Bogdanit, ndërkohë që shumë pak prej tyre mund ta dinë se ç’përfaqëson emri i tij. Banorët e Reçit, i përkasin besimit mysliman dhe jo vetëm ata të sotshmit, por as stërgjyshërit e tyre nuk e kanë njohur si peshkop të Shqipërisë, e aq më pak si shkrimtar. Megjithatë, emri ka mbetur. Sipas studiuesit Moikom Zeqo, ndonëse flitet për figurën, jetën dhe veprën e Bogdanit, asnjëherë nuk është sqaruar se ku ka jetuar dhe shkruar veprën e tij më të rëndësishme, “Çeta e profetëve”. “Sipas relacioneve të tij, ai ka jetuar një kohë të gjatë në Shkodër, por nuk dihet se ku, konkretisht. Në periudhën kur ai ka qenë peshkop i Shkupit dhe Shqipërisë, Shkodra ka qenë e pushtuar nga osmanët dhe nuk ka pasur asnjë kishë ku ai mund të jetonte. Ai mund të ketë jetuar në një kishë në Barbullush, prej së cilës kanë mbetur vetëm rrënojat, të mbuluara nga një bimësi e dendur. Por duke u bazuar në legjendat vendase, ai ka jetuar në një shpellë mbi përroin e Reçit dhe prej periudhës kur ai ka jetuar deri tani, kjo shpellë njihet me emrin “Shpella e Pjetër Bogdanit”, - thotë Zeqo, i cili së fundmi e ka vizituar këtë vend. Sipas tij, kjo shpellë ngrihet në një lartësi prej 300 metrash mbi përroin e rrëmbyeshëm të Reçit, rrëzë malit Maranaj. “Eshtë një hapësirë e gjerë, e tipit karstik, shumë e mbrojtur nga lagështira, shirat dhe dëbora dhe është e përshtatshme për të jetuar. Shpella është jashtë fshatit, madje është shumë e vështirë të shkohet atje. Pranë saj ndodhet edhe një shpellë tjetër e quajtur “Shpella e priftit”. Sipas legjendës, aty ka pasur edhe një shtypshkronjë, por kjo pak mund të besohet, ndërkohë që ai aty ka shkruar pjesën më të madhe të veprës së tij, “Çeta e profetëve”, e cila është botuar në Padova të Italisë në vitin 1685. Eshtë një vepër e vëllimshme, e cila krahas anës origjinale të të shkruarit ka edhe një mikroantologji të shumë poetëve shqiptarë dhe të huaj, gjithashtu është e pajisur me një ikonografi mjaft të pasur, ka gravura të përsosura dhe mund të quhet një nga veprat më të bukura nga ana tipografike, që është botuar ndonjëherë, - vazhdon Zeqo, duke shtuar se të tjera vendndodhje të tij mund të kenë qenë dhe kishat e Barbullushit, e cila tashmë nuk ekziston, si edhe ajo e Shirgjit. Por sipas vetë shënimeve të Bogdanit, në kohën e tij, kisha e Shirgjit ka qenë jofunksionale. “Përveç legjendës, një tjetër fakt që të shtyn të besosh se në atë shpellë ka jetuar Bogdani, është edhe rrëfimi i i tij nëpër relacionet që ka lënë, për persekutimin që i bëhej prej turqve. Ai shkruan se disa herë është rrahur e fshikulluar me kamzhik, kështu që shpella mund të ketë qenë një strehë mjaft e sigurt për të”, - thotë Moikom Zeqo. Shpella e Bogdanit përbën rastin e vetëm në gjithë hartën e Shqipërisë, që mban emrin e një shkrimtari. Në gjithë vendin janë të njohura shpella me emra malësorësh, apo legjendarë, si shpella “Omeri i vogël” në Tropojë, apo shpella e “Dodë Gjokës” në Karaburun, ndërkohë që kjo është e vetmja me emrin e një figure të shquar të kulturës. Sipas Zeqos, si e tillë ajo mund të shpallet si monument historik e natyror, në të mund të vihet një pllakë përkujtimore, një bust i Bogdanit dhe pse do të realizohen edhe afreske, për ta kthyer këtë shpellë në një vend pelegrinazhi, apo në një pikë turistike.
 

Hamdi

Primus registratum
Re: SOLUCION I NJE ASIMILIMI, PJETER BOGDANI

NE EMER TE KUJT BEHET KY BOGDANIZIM???

Ditët e fundit në disa media të Maqedonisë por edhe në disa lista të internetit ka lindur një debat në lidhje me emërimin që një institut albanologjik do të marri në Shkup. Bëhet fjalë për hapjen e një instituti kërkimor shkencor për studimin e kulturës shqiptare, të cilit, Partia Demokratike e shqiptarëve të Maqedonisë që qeverisë vendin në koalicion me VMRO-në, ka vendosur ta emërojë Pjetër Bogdani. Megjithatë kundër këtij emërimi kanë shprehur rezervat e tyre një numër shqiptarësh nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Debatit kundër zgjedhjes së emrit të Bogdanit i janë shtuar edhe një numër klerikësh muslimanë të cilët e shohin Bogdanin si një provokues fetar, antishqiptar dhe njeri që ka përzier duart me gjak kosovarësh. Por në anën tjetër ka patur edhe një numër shkruesis që kanë mbështetur vendosjen e emrit të Bogdanit në institutin albanologjik të Shkupit, pasi sipas mbrojtësve, figura e tij ka vlera letrare të pamohueshme për kombin.



Bogdani si simbol i evropjanizimit apo intolerancës?

Që pas rënies së komunizmit, qeveritarët dhe figurat politike që kanë trashëguar pushtetin në Shqipërinë pas-komuniste, janë munduar gjithnjë e më tepër që pushtetin dhe kulturën e tyre ta lidhin me perëndimin. Perëndimi, është kthyer në një mit për mendjen shqiptare të pas viteve 1990 pasi ai i ka furnizuar shqiptarët me të gjitha të mirat dhe të këqiat që ata kanë përjetuar. Siç historiani arab, Ibn Khaldun përmend në al-Mukadimën e tij në shekullin e 15-të, kur një popull nënshtrohet nga një tjetër, dëshira e të nënshtruarit është që ti ngjasojë sa më shumë padronit të tij.
Megjithatë Shqipëria e varfër, e izoluar dhe e harruar nga bota për 50 vite me radhë nuk ka patur seç ti ofrojë perëndimit në këto 16 vite pas-komunizëm. Sundimtarët shqiptarë që e kanë kuptuar këtë pamundshmëri, janë munduar gjithnjë e më tepër të ‘përdorin katoliçizmin’ e një përqindje të vogël shqiptarësh, si pjesën e vetme e cila mund të lidhë Shqipërinë me perëndim e fuqishëm dhe paremadh. Për këtë arsye politika vasaliste shqiptare është munduar të përdorë një sërë emrash dhe personazhesh katolikë për të fshehur identitetin e saj. Nënë Terezat, Gjon Palët, Skënderbegët dhe Bogdanët sot kanë pushtuar që nga monedhat, aeroportet, muzeumët, spitalet dhe bulevardët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Sëmundja për ti bërë qejfin sa më shumë perëndimit, kohët e fundit ka pushtuar edhe politikanët e Maqedonisë, të cilët ashtu si politikanët e Tiranës janë bërë pjesë e parodisë për ti ngjarë perëndimit, të cilën gazetarit AA Gill vuri në pah përpara disa kohësh në shkrimin “Toka që u harrua nga koha”, në gazetën Times.[1]
Megjithatë një fakt që duhet pranuar në rastin e figurës së Pjetër Bogdanit, është se Bogdani ka qenë pjesë e kulturës shqiptare që në kohën e komunizmit. Bogdani është vlerësuar për kontributin letrar në shkrimin e gjuhës shqipe me gërma latine, nëpërmjet librit që botoi në italisht dhe shqip në vitin 1685 në Padova të Italisë të titulluar ‘Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore mundi italice et epirotice contextus’ apo siç ai njihet rëndom ‘Çeta e profetëve.’
Bogdani sëbashku me një radhë priftërijshë katolikë shqiptarë, që nga Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frano Bardhi, Gjon Kazazi etj që shkruan pamflete kishtare në gjuhën shqipe me gërma latine ndërmjet shekujve të 16 dhe 18-të, janë vlerësuar nga regjimi komunist shqiptar, i cili duke u munduar që të vëj në pah karakterin revolucionar të popullit shqiptar, i rrëfente prelatët katolikë jo si yzmetqarë të Kishës së Romës, por si luftëtarë të lirisë që luftonin për çlirimin e vendit nga feudalët osmanë.[2]
Prezantimi i prelatëve latinshkrues në kohën e komunizmit në Shqipëri nuk u bë nga që ata ruajtën njëmend gjuhën shqipe, por me shumë për arsye folklorike dhe propagandistike. Shqiptarët përpara epokës së komunizmit nuk e kishin idenë se kush ishin prelatët e tyre ‘latin-shkrues’ dhe kontributi që ata i dhanë (nëse!) gjuhës shqipe. Populli shqiptar që ishte dërrmueshëm musliman as nuk mund ta kuptonte gjuhën e tyre, pasi siç Prof. Kristo Frashëri thekson: letërsia e (tyre). .. ishte e panjohur dhe nuk kishte se si të njihej në ambientet shqiptare jo katolike, për vetë faktin se qe një letërsi e mbyllur fetare dhe jo artistike.’[3]
Por me modernizmin e dhunshëm që komunistët ndërmorrën në Shqipëri nga vitet 1944 e deri në 1990, ata u kujdesën që shqiptarëve që ishin muslimanë në shumicë, përveç detyrimit që të hanin mishin e derrit, ndërronin emrat e tyre muslimanë me ‘progresivët’ sovjetikë dhe perëndimorë, bërjes së martesave mikse etj, ti’u imponojnë edhe një proçes ndryshimi gjuhësor. Ndarja nga e kaluara islame, që komunistët synonin në ndërtimin e kombit socialist shqiptar u shoqërua me largimin e fjalëve (osmane) nga gjuha shqipe (kujtoni fjalët penxhere, çaush, usta etj) dhe zëvendësimin e tyre me fjalë perëndimore. Pjesë e këtij proçesi ishte edhe vlerësimi i prelatëve katolikë të shekullit të 16 – 18të. Por duke qënë se regjimi komunist ishte ateist, ai u tregua shumë i kujdesshëm që figurën e priftërijve katolikë ta ndante nga aspekti fetar dhe portretizojë si pjesë të rezistencës proletare të popullit shqiptar dhe progresit të tij drejt kulminacionit final të socializmit.
Në zhvillimet që Shqipëria paskomuniste përjetoi pas viteve 90’të, sëbashku me lejimin e fesë, në Shqipëri, u nxit edhe debati mbi rishikimin e shumë figurave historike të cilat komunizmi i kishte trajtuar më parë sipas interesit të tij. Kështu figura që nga ajo e Pjetër Bogdanit e deri te Haxhi Qamili u transformuan dhe morrën dimensione të reja. Haxhi Qamili për shembull, që gjatë kohës së komunizmit u trajtua me terma revolucionarë ashtu si edhe Bogdani, pas rënies së sistemit u sulmua nga një numër anti-muslimanësh dhe fondamentalistësh kristjanë, të cilët jo vetëm që do ta demonizonin këtë udhëheqës fshatarë, por edhe portretizojnë si mishërimin e anti-evropjanit dhe orientalit shqiptar, për arsyen e vetme pse ai kundërshtoi kontrollin e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha.[4]
Personi më i zëshëm në rrokatën e miteve në Shqipërinë pas – komuniste ka qënë vëtë Ismail Kadareja, i cili në kohën e komunizmit ishte shefi kryesor i ndërtimit të ideve të realizmit socialist.[5] Ndërsa do të dënonte turkofilët dhe rolin e islamit në historinë e shqiptarëve, euforia kadarejane ka ngritur në piedestale edhe më të mëdha figurën e priftërijve katolikë, të cilët Kadareja i sheh si lidhësit e Shqipërisë me Evropën nëpërmjet ‘..veprave të tyre dygjuhëshe (të botuara) në kryeqendrat kulturore evropiane...[6] ndërsa në shumë raste ju ka bërë thirrje shqiptarëve edhe që të bëjnë një renegadizëm fetar. Ndërsa priftërijtë katolikë që shkruan me gërma latine, Kadareja i trajton si lidhësit dhe ambasadorët e Shqipërisë me Evropën, kulturën letrare të bejtexhizmit që populli shqiptar zhvilloi me gërma arabe nga shekulli i 18 në të 19-tin, e portretizon si një letërsi erotike, e cila s’kishte ndonjë vlerë por veçse bejte dhe lavde për pedofilinë.[7]
Edhe pse Prof. Kristo Frashëri i ka kujtuar Kadaresë se shkrimtarët katolikë të Shqipërisë së Veriut, “shkruajtën shqip, të përkrahur nga superiorët e tyre kishtarë, dhe se veprat e tyre u botuan me financimin e Propaganda Fide-s“ (shiko Gazeta Shqiptare, 3 tetor 2006) dhe se gjuha e tyre ishte e panjohur: ‘në ambientet shqiptare jo katolike, për vetë faktin se qe një letërsi e mbyllur fetare dhe jo artistike’ (Ibid), tendenca për të vlerësuar në maksimum krishtërimin dhe mohuar kulturën e shqiptarëve muslimanë vazhdon. Politikanët më të lartë të shqiptarëve të cilët perëndimi i trajton si palikarët e tij, që nga Rugova, te Mejdani e deri te Moisiu kanë dëshmuar mëse njëherë inferioritetin e tyre nënshtrues duke i treguar perëndimit se janë më katolikë sesa Papët pa marrë parasysh se taksapaguesit që mbajnë ata me bukë janë muslimanë. Sëmundja e hiperbolizimit të prelatëve kristjanë shihet që nga Rugova në Kosovë i cili botoi tezën e tij në 1982 mbi "Veprën e Bogdanit 1675-1685" e deri te presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu i cili më 5 nëntor 2005 do të fyente publikisht të gjithë taksapaguesit shqiptarë kur do të deklaronte në Londër se islami në Shqipëri qenkësh jo-burimor përballë krishtërimit apostolik që katolikët dhe ortodoksët e Shqipërisë kanë.
Përpjekjet e qarqeve sunduese të shqiptarëve që duan të deklarohen si të krishtera dhe imponojnë mitet e prelatëve kristjanë, siç është edhe rasti i Bogdanit në institutin e Shkupit, sipas Adrian Briskut në shkrimin e tij: ‘Oksidentalizimi i të shkuarës dhe orientalizimi i të sotmes: Identiteti ‘evropjan’ i shqiptarëve të Ismail Kadaresë dhe President Moisiut’[8] janë një:

Version shumë i thjeshtë, për konstruktimin e Evropës; nga një qëndrim statik, intolerant dhe ekskluzivisht kristjan i cili nuk lejon bashkekzistencën me tjetrin: apo më saktë me të varfërin, muslimanin dhe shekullarin. (një ligjërim) që në esencë është proto-fashist dhe haptazi anti-modernist. (Ibid)

Ndaj këtij proto-fashizmi dhe intolerance e cila vendos krishtërimin mbi islamin, dhe shpërfill vlerat e shqiptarëve në Ballkan, reagoi përpara disa ditësh edhe Adnan Azizi në Shkup me shkrimin ‘Pse ky Bogdanizim’; ky vihej në pyetje Bogdanizi që po i bëhet kulturës shqiptare. Politikanët e Shkupit e dinë fare mirë se Pjetër Bogdani në librin e tij, ‘Ceta e Profetëve’ siç edhe shkrimtari Avdi Berisha rrëfen në librin ‘SHTATZËNIA E NJË MASHTRIMI’ fyen fenë e muslimanëve shqiptarë. Politikanët e Shkupit e dinë fare mirë se Pjetër Bogdani emrin zyrtar e ka patur Petro Bogdano Macedone[9] dhe siç Noel Malcolm vë në dukje, ai mohonte qënësinë e Kosovës pjesë të Shqipërisë por e shihte si Serbi.[10] Pjesëmarrja e Bogdanit në luftën austriako – osmane të shekullit të 17-të ka shkaktuar një vëlla-vrasje masive në Kosovë pasojat e së cilës çuan në shkatërrime etnike të Kosovës dhe Maqedonisë, si pasojë e së cilës u masakruan me mijëra muslimanë dhe çifutë.
Ndërsa në kohën e komunizmit Pjetër Bogdani ju servir shqiptarëve si një proto-revolucionar për të ndërtuar njeriun e ri shqiptar, sot në ditët e pas-komunizmit dhe në një kohë kur me fatet e shqiptarëve luan një botë e tërë, imponimi i mitit të Pjetër Bogdanit është një gabim fatal. Fatalizmi nuk qëndron vetëm në tendencën proto-fashiste të politikanëve të Shkupit të cilët me arrogancë nuk përfillin elektoratin e tyre dhe ju imponojë shqiptarëve një mit të cilin ata nuk e pranojnë dot. Por fatalizmi në rastin e imponimit të Pjetër Bogdani qëndron edhe në shembullin e intolerancës që ky personazh mbart me vete nga historia. Intoleranca e Bogdanit nuk është demostruar vetëm kundër muslimanëve kosovarë dhe Shkupit të cilin ai sëbashku me gjeneralin Pikolimini dogji, por edhe ndaj hebrejve. Anti-semitizmi dhe intoleranca fetare që lexohet ndjeshëm në veprën e Bogdanit[11] kur ai si muslimanët ashtu edhe hebrejtë i quan ndjekës të djallit dhe idhujtarë është një trashëgimi shqetësuese për kombin shqiptar. Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore kombi shqiptar shpëtoi 100% të hebrejve në trojet e tij, imponimi i Pjetër Bogdani në emër të shqiptarëve sot, është një krim institucional; i cili mund të justifikohet me çdo mënyrë, por asnjëherë në emër dhe vlerave të popullit shqiptar.

[1] The land that time forgot. Online http://timesonline.co.uk/tol/life_and_style/article688085.ece
[2] Shiko: Historia e Shqipërisë, KREU III, ’JETA POLITIKE NË TROJET SHQIPTARE. KRYENGRITJET E ARMATOSURA’ Online në: http://historia.shqiperia.com/perandoria/kreu2.php
[3] Kristo Frashëri, Frashëri: Kadare mer rolin e një kryepeshkopi dogmatik. Gazeta Shqiptare, 3 tetor 2006
[4] Kadare, 2006. Identiteti evropian i shqiptarëve. Online: http://shekulli.com.al/index.php?page=shoëneës&neësID=92925
[5] Arshi Pipa. 1978. Albanian Literature: Social Perspectives. Fq. 205
[6] Kadare, 2006. Identiteti evropian i shqiptarëve. Online: http://shekulli.com.al/index.php?page=shoëneës&neësID=92925
[7] Ibid
[8] Shiko: Brisku, Adrian. 2006. “Occidentalizing the Past and Orientalizing the Present: Ismail Kadare’s and President Moisiu’s ‘European’ Albanian Identity.” Albanian Journal of Politics II(2): 82-103.
[9] Nexhat Ibrahimi, ISLAMI NE TROJET ILIRO-SHQIPTARE GJATE SHEKUJVE, online: http://zeriislam.com/biblioteka/ISLAMI-Ne-TROJET-ILIRO-SHQIPTARE-GJATe-SHEKUJVE.html
[10] Ne librin 'Kosovo a short history' (1998), Kapitulli: Pushtimi Austriak dhe 'Migrimi i Madh': 1689 -
1690, fq. 149, botimi anglisht shkruhet si me poshte:
... ne ndasite kishtare te Kishes Katolike, dhe sipas prifterijve katolike, shumica e Kosoves ishte pjese e Serbise. Pjeter Bogdani qe shkruante ne vitin 1865, e pershkruante Drinin e Bardhe si kufirin ndermjet Serbise dhe Shqiperise, por kesaj i shtinte edhe Prizrenin (i cili eshte ne anen lindore te Drinit).
[11] Shiko: Avdi BERISHA, SHTATZËNIA E NJË MASHTRIMI, online: http://zeriislam.com/biblioteka/SHTATZENIA-E-NJE-MASHTRIMI.html
Ku në shkallën II, ligj. III dhe paragrafin 3, autori vë në pah anti-semitizmin dhe anti-muslimanizmin proverbial të Bogdanit i cili thotë:
"Andai turqit dhe hebrenjtë, duke ndjekur giunnët e Ismaelit e të Ezaut, nuk i zënë besë Jezu Krishtit, të vëtyetit Mesi, por ndoqën idhujt.- Muhametin, Surrullahin e Tallmudin, krerë të të giitha të këqijave, që i shtinë themel një ligii të lirë, pa udh ë e pa arsye, plot me fëlliqësi. Ashtu i kanë marrë prapa njerëzit e paudhë e pa ndonjë nder në vete, e që janë arabët, tatarët e turqit, që janë dhënë pas lakmive të kësaj jete, fëlliqësive e shtazërive, e posi është Muhameti, bari i deleve e i pelave, duke u ngjitur me gjithë to. Nuk është pra çudi që njerëzve të kësaj dore të mos u pëlqej feja e vërtetë e Ktishtit, e as pastërtia e madhe e saj."
 

OROSHI

Primus registratum
Re: SOLUCION I NJE ASIMILIMI, PJETER BOGDANI

Index,ma ne fund e nxore inatin dhe qellimin ku e kishe.
Mendova sincerisht qe te preokuponte vetem menyra e jeteses e Pjetrit,por me sa duket "ktu ka tradhti burra".
Tani ne fund e mbarove me propagande arabo-islamiko-mesjetare!

Kurgja puna jote!
 

hawk

Primus registratum
Re: SOLUCION I NJE ASIMILIMI, PJETER BOGDANI

Orosh duhet te lexosh me perpara "shtatzenia e nje mashtrimi".
Eshte liber me trajta historike.
Nese ke fakte te tjera,kundershtuese,je i mirepritur ti sjellesh.
Tifozerite ti njohim.
 
Top