alinos
Forumium maestatis
Sofi
Nese-ja e nje ekoje te padegjuar shoqeron kete mesazh Sofi! Shpesh jam bere gati te te shkruaj dhe e kam lene, ne momentin e fundit, ndersa klikoja mbi nje teme desha te hap thesin e kujtimeve dhe gishtat me ngrinin, nuk di pse!
Ka behesh Sof?
Duke lundruar detrave virtuale, peshkatares i ngeci ne rrjete nje mail i cuditshem, qe i dha ndjesine se te dergohej ty! Nje mail i tipit: Flas per veten e nxjerr plaget e tua. Leximi neper rreshta te lodh Sofke, por eshte njelloj si te lexosh hieroglifet egjiptiane. Ne fakt te imagjinoj me nje cope te bardhe ne koke ndersa bredh piramidave te Egjiptit, pa mua! Kete vit Egjipti eshte bere mode ne Shqiperi: per 499 euro mund te kalosh nje jave te mrekullueshme ne nje hotel me 3 yje, pa e nxjerre hunden ne realitetin e Kajros dhe pa hyre ne perjetesine e piramidave, por thjesht si nje japonez sybajame te perkedhelesh ato mrekulli me syrin e aparatit dixhital!
Te jesh atje valle? Do isha shume xheloze: jeshil m'u bene syte :devil:
Sic e sheh, s'kam hequr dore nga endrra. Dy vjet s'm'i jeq njeri! Edhe pse e shof veten si nje beqare te lashte e te idhet ndersa luftoj me pluhurin e shkretetires dhe dallget e Nilit ne kerkime pafund te nje qyteterimi madheshtor!
Ndoshta atje do te perplasemi, ndersa une shaj neper dhembe dhe ti me fjalorin tend (te kursyer sic tha dikush) do te hidhje rrufe ne qiell te paster!
Ku je Sofi?
E di? Shpesh du me te fol, te te tregoj ndjesi qe te zakonshmit nuk i prekin dot as me duar e as me mendje, gjera qe do te cilesoheshin herezi... cmenduri dhe se fundmi mallkim. Po c'e do, s'te kam asnje pike referimi, asnje far, sado te vogel, sado virtual, nje cep ku te te gjeja dhe jashte asaj qe te largoi!
Eh, mortale mbetemi. Njerez me zemer (te forte, jo te dobet!), njerez me ndjenja, njerez qe shkojne per peshk! ...dhe nuk rrine te presin qe Jezusi te shumoje dreken me duart e tij hyjnore!
Ke shkuar per peshk Sofke?
Une po! Gjak i kam duart! Jeshil gjaku ne duart e mia! A ta leshoj peshkun Sofke?
peshkatarja shaleshqyer