Universal
AnonymouS
Parlamenti voton lejen e kërkuar, prokuroria arreston Tom Doshin e Frrokun brenda dy orësh
Urdhri – Ora 16:00 e së djeshmes i ka gjetur dy deputetët me pranga në duar, të cilët e kanë pritur me qetësi ndalimin, ndërkohë që prokuroria ka sekuestruar dy kompjuterë të Doshit, ku mendohet se fshihen pamje të kërcënimit të Durim Bamit
Deputeti Tom Doshi u arrestua nga forcat “Shqiponja” në shtëpinë e tij në rrugën “Qemal Stafa”
Mark Frroku është arrestuar pak minuta para Doshit në ambientet e një lokali në “Misto Mame”
Kallëzimi – Sipas Doshit, ka qenë deputeti Mark Frroku, i cili e ka prezantuar me shtetasin Durim Bami, që, nga ana e tij, pas njohjes me deputetin Tom Doshi, i kishte thënë se vrasjen po e organizonte Ilir Meta
Gjatë kontrollit të shtëpisë së deputetit Tom Doshi, sipas burimeve të besueshme policore, janë sekuestruar dy kompjuterë
Facebook – Kur policia kontrollonte shtëpinë, Tom Doshi shkruante në Facebook: Kam thënë të vërtetën për porosinë e vrasjes ndaj meje nga Kryetari i Kuvendit. Nuk do të largohem kurrë nga Shqipëria derisa të zbardhet çdo provë
Akuzat – Deputetët dyshohen për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Deklarata e rreme përpara Prokurorit” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. Ata pritet të merren sot në pyetje nga prokurorët si persona nën hetim
Qelia VIP – Në Policinë e Tiranës është një qeli VIP, e posaçme për persona të rëndësishëm. Në fillim Doshi e Frroku ishin në qelitë normale të izolimit dhe nuk dihet kujt do i lihet qelia VIP
Mariglen Mullai
Deputeti Tom Doshi, i cili prej disa javësh është në qendër të vëmendjes për akuzat tronditëse ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta, dhe kolegu tjetër, Mark Frroku, janë ndaluar nga policia vetëm pak orë, pasi në prokurori kishte shkuar e zbardhur leja e Kuvendit për këtë veprim, e kërkuar që javën e kaluar, kur u ngrit dyshimi se dy ligjvënësit kanë konsumuar tre vepra penale. Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të pak orëve, që nga momenti i nisjes së seancës së Kuvendit, e deri tek arrestimi i dy deputetëve, të cilëve u janë kontrolluar edhe shtëpitë, ku Doshit mësohet se i janë sekuestruar edhe dy kompjuterë. Gazeta “Shqip” ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet e ditës së djeshme, e cila mund të konsiderohet si një ndër ditët kulmore të odisesë së nisur që në fillim të këtij muaji me akuza dhe kundërakuza për komplot vrasje të denoncuar nga Doshi, që tashmë, sipas prokurorisë ka qenë një skenar mashtrimi i mirëmenduar, por që ende nuk ka një motiv. Megjithatë, në vijim të kësaj çështjeje penale, e cila ka ngjallur debate të forta në publik, përplasje politike, por edhe dyshime të ndërkombëtarëve, rreth dy orë pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë së Përgjithshme, pikërisht ora 16.00 i gjeti me pranga në duar Doshin dhe Frrokun, të dyshuar për “kallëzim të rremë”, “deklarim të rremë para prokurorit” dhe “kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. Por, të dy ligjvënësit e kanë pritur me qetësi arrestimin, pavarësisht se Frroku dukej pak më nervoz se Doshi…
Ndalimet
I pari që u ndalua ishte deputeti kristiandemokrat Mark Frroku, ndërsa paralelisht një autopatrullë tjetër “Shqiponja” ishte nisur për ndalimin e ish-deputetit socialist Tom Doshi. Rreth orës 16.00 të ditës së djeshme, makina e “Shqiponjave” ishte parkuar pranë bar-restorantit, në pronësi të vëllezërve Frroku, në rrugën “Misto Mame”, në afërsi të Kombinatit. Deputeti Mark Frroku ndodhej në ato ambiente, pasi ishte larguar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku mbajti edhe një fjalë mbrojtëse para deputetëve, të cilët më pas votuan për lejimin e prokurorisë për ta ndaluar. Fakti që Frroku shoqërohej në këto ambiente nga avokatët mbrojtës Saimir Visha dhe Genci Gjokutaj, lë dyshime se ai e ka pritur mbërritjen e policisë, që pas heqjes së imunitetit nga Parlamenti. Forcat “Shqiponja” dhe oficerët e Policisë Gjyqësore ushtruan kontroll edhe në ambientet e banesës së Mark Frrokut. Gjatë të gjitha këtyre momenteve, deputeti është shfaqur i qetë dhe u është bindur procedurave rutinore, me të cilat operon policia. Në orën 17.28, i shoqëruar nga makinat e policisë, ai mbërriti në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Nga burime pranë kësaj policie mësohet se Frroku ishte përgatitur për ndalimin, pasi nuk mbante të vënë kollaren dhe u përgjigjej oficerëve me korrektesë, gjatë momenteve të dhënies së gjeneraliteteve. Sendet që cilësohen si nxitëse për akte të papëlqyeshme (kryesisht vetëvrasje), si lidhëset, mjete mprerëse, etj., në ambientet e paraburgimit, hiqen nga policia. Ndërkaq, të njëjtat burime thanë se Frroku shfaqi disa shenja nervozizmi gjatë hyrjes në qelitë e izolimit, por nuk tha fjalë ofenduese apo fyese. Ende mbetet e paqartë nëse Frroku është transferuar nga qelia normale e izolimit në atë VIP që ndodhet në katin e dytë të Policisë së Tiranës, pasi fakti që ekziston vetëm një qeli e tillë do të bënte që ai të përballej sërish me Doshin. Nga ana tjetër, rreth orës 16.00, oficerët e Policisë Gjyqësore dhe forcat “Shqiponja” mbërritën në banesën e deputetit Tom Doshi, e cila ndodhet në rrugën “Qemal Stafa”, në Tiranë. Një kontroll i imtësishëm u krye në ambientet e banesës së Doshit, ndërsa burime të pakonfirmuara të policisë thanë se u sekuestrua një kompjuter dhe pajisje të tjera, por avokatët mbrojtës nuk e konfirmuan një gjë të tillë. Të njëjtat burime të policisë bënë me dije se gjatë çasteve të kontrollit Doshi u tregonte me detaje oficerëve të gjitha ambientet e banesës dhe nuk ka shfaqur asnjë kundërshtim. Në këto momente, ai publikoi një status në Facebook, ku konfirmonte se ndodhej në banesë. Në orën 17.30, i shoqëruar nga një mjet i tipit “Range Rover”, ai mbërriti me pranga në duar në Policinë e Tiranës. I njoftuar për procedurat, Doshi e kishte hequr kollaren dhe lidhëset, teksa në çdo pyetje të oficerëve që i morën të dhënat, ai përgjigjej i qetë dhe respektoi veprimet e policisë. Doshi u vizitua nga avokatët e tij Ferid Muçaj dhe Vladimir Meçi.
Policia
Në një njoftim për shtyp, Policia e Tiranës njoftoi dje zyrtarisht se “Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës ka ekzekutuar urdhër-ndalimet për shtetasit Tom Gjek Doshi, 49 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, si dhe Mark Preng Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë”. Sipas bluve të kryeqytetit, “urdhër-ndalimet janë lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës dhe mbajnë datën 26 mars 2015, për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Deklarata e rreme përpara Prokurorit” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, parashikuar përkatësisht nga nenet 305, 305/a dhe 312/a, të Kodit Penal”. Policia tha se “shtetasi Tom Doshi u ndalua në banesë, ndërsa shtetasi Mark Frroku u ndalua në ambientet e firmës së tij, në Tiranë. Gjithashtu me autorizim të Kuvendit të Shqipërisë, me vendimet nr. 39 dhe 40, datë 26 mars 2015, mbi bazën e Urdhrit të Prokurorisë, është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve Doshi dhe Frroku”.
Shqip