SNOBËT DHE FOLITIKA
SNOBËT DHE FOLITIKA
Astrit Cani

Marrë nga”matrapapupa, RAFINERI E FJALES” (matrapapupa.blogspot.com)

LANDA E DEBATIT

Në një intervistë verore, i famshi Albin Kurti, i përgjigjet pyetjes: a ekziston identiteti kosovar? Pyetja asht shum e mirë, dhe nuk asht e gazetarit që ia shtron, por e polemistit Migjen Kelmendi, editorit të librit Who is kosovar.
Përgjigjja e Kurtit asht: ekziston identiteti kosovar, por vetëm si identitet krahinor. Mandej përmend dy zona të Gjermanisë për me tregue se nuk ka ndryshim mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyne të Shqipnisë. Për çfarë ndryshimi flitet? Kjo nuk specifikohet.
Ai përgjigjet edhe në lidhje me gjuhën standarde: thotë se standardi vendoset nga politika. Ai vetë druhet, mbase, se duke mohue standardin, mohon politikën dhe duke mohue politikën mohon politiken dhe publiken si të tilla. Megjithatë, thotë se standardi asht i papërsosun.

NË TEMË

Nuk më takon mua me tregue përse identiteti kosovar asht ma shum se identitet krahinor, dhe ma pak se identitet kombëtar.
Por mjafton me iu kujtue një fakt që sot e din tanë bota: identiteti kosovar asht identitet shtetnor, jo thjesht krahinor, siç mundohet (sic!) me e paraqitë serbët p.sh. apo nacional-komunistat shqiptarë.
Tashti mundem me thanë thjesht përse më pëlqen identiteti kosovar.
Identiteti kosovar paraqet disa zhvillime të mëvetësishme të identitetit shqiptar. Disa prej këtyne përbajnë për mue avantazhe domethanëse.
Në Kosovë kapitali nuk asht në dorë të komunistave. Botuesit ose personazhet publikë, analistët, pedagogët, nuk janë të gjithë ish-ushtarakë, ish-komunistë, apo ish-shkrimtarucë nga Gjirokastra. Për pasojë, kosovarët nuk thonë: nuk bahet ky vend, siç thonë shqiptarët e Shqipnisë (lexo: Absurdi ka vdekur, J. Shanaj. Shekulli).
E dyta, kosovarët nuk dinë italisht. Tue mos ditë italisht, ata kopjojnë drejtpërdrejt origjinalin amerikan apo anglez apo gjerman, përndryshe shqiptarëve të këtushëm që kopjojnë kopjen italiane.
Edhe prej kësaj rinia kosovare asht ose të paktën mundet me qenë ma e vërtetë
Së treti, mendësia e shqiptarëve të Kosovës, megjithëse e dalun prej lufte nuk asht militariste, e militarizueme si mendësia e disa brezave në Shqipni.
Mija e mija ushtarakët e Shqipnisë që nuk luftuen kurrë, janë nji masë e madhe betoni mendor që ne e kemi trashëgue, e ju, për fatin tuej të mirë, jo. Juve ma shum keni prej atyne që kanë luftue realisht.
Tjetër, tek ju, edhe shteti po i nënshtrohet drejtësisë, pse drejtësia ka autoritet. Edhe pse ky autoritet asht i huej.
Në Shqipni nuk ka autoritet drejtësia, por forca e dhuna.
Pjesa poshtë mundet thjesht me folë.
Tek ne, pushteti ekonomik asht në të njëjtat duer tash 70 vjet. Shqipnia komuniste e ka shkatërrue borgjezinë shqiptare. Kurse borgjezia kosovare ka shansin me u shtresëzue në mënyrë ma të shëndoshë.

PËRSE PO LUFTOHET IDENTITETI KOSOVAR?

Ai identitet që pompohet nga industria televizive dhe filmike e Tiranës, asht identitet fallco. Pra, snob. Snob në origjinën e vet latine d.m.th.: sine nobilitate, pa fisniki.
Një nga sipërmarrjet ma bizantine të komunizmit shqiptar ka qenë zhdukja e familjeve të mëdha, e borgjezisë së mirë dhe e gjithë fisnikërisë shqiptare.
Tue mos pasë klasë të mesme, Shqipnia nuk ka kulturë të vërtetë, ka kulturë fallco. Me një thjeshtim, mund të themi se nsa shtresa e naltë ban politikën dhe e ulëta ban punën, shtresa e mesme borgjezia, asht ajo që krijon dhe mban gjallë kulturën dhe artin. D.m.th. zgjanon hapsinën shpirtnore të nji komuniteti, ndërkohë që vertikaliteti aristokratik nuk asht i jetueshëm prej shumësisë.
Juve e dini se të ashtuquejtunit intelektualë të sotëm, nuk janë pjesë e ndonjë borgjezie, por janë thjesht rrogëtarë të elitës spektakolare. Emni i tyne i vërtetë asht: opinionkeqbërës.
Shumica e këtyne snobëve, janë në tv ku tëvërojnë, janë pedagogë e nëpunës, d.m.th. janë njerëzit e standardit dhe punojnë në lavazhin e standardizimit total.
Tashti, ju po na thoni se standardi asht i papërsosun, si çdo gja njerëzore kinse. Mutatis mutandi, kishe mujtë me thanë se edhe hoxhizmi ishte gja e papërsosun. Të dyja këto mendime i kam ndigjue të pohueme nga ish-komunista të flaktë.
Por standardi, sikundër hoxhizmi, nuk asht gja njerëzore.
Jo vetëm që nuk asht i papërsosun, por asht standardi ma i shëmtuem dhe ma jopërfaqësues në Europë. Juve e dini i nderuem, se standardi i ngjan nji kartmonedhe fallco që asht hedhë në treg në sasi aq të madhe, sa tashti duhet ta brendësojmë e ta marrim si të mirëqenë. Por unë thom, se kjo karmonedhë fallco, që mundohet me zanë tregun gjuhor, nuk asht e këmbyeshme në ar, çka në gjuhën e kulturës, d.m.th.: nuk jep vepra.
Standardi asht shurdhan: ai nuk ka organe për me e ndijue realitetin.
Dhe shqipja nuk ka dy por katër variante në fondin e saj të jashtëzakonshëm: arbërishten, toskërishten, gegnishten dhe standartishten. Cinik asht fakti se damin ma të madh standardi ia ka ba bash tosknishtes: pasi i ka shitue organet e saj për jetën e përditshme.
Standardi asht nji tosknishte pa muzikë: por tue i heqë muzikën nji gjuhe, i ke heqë shì anën shpirtnore.
Identiteti kosovar luftohet për faj të pafajsësisë së tij.
Identiteti kosovar luftohet për shkak të pavarësisë së tij.
Identiteti kosovar luftohet në kuadrin e luftimit të identitetit gegë, si identiteti ma i fortë shqiptar.

KUSH KA FRIKË NGA SNOBËT E RINJ?

Në një intervistë dimnore, Enzo Biagi, i nervozuar si rrallë ndonjëherë qysh prej luftës së dytë botnore, e pyet Pasolinin: po juve Pasolini, çfarë njerëzish ju pëlqejnë? Pasolini, i gjegjet: mua më pëlqejnë të thjeshtit, dhe të thjeshtit janë ose njerëzit analfabetë ose ata përnjimend të kulturuem… Kuptohet se të thjeshtit në këtë rast janë edhe të fismit.
Bash mes këtyne dy palëve janë snobët: distanca që ata kanë mes Unit dhe Mbi-unit asht e frikshme. Uni i tyne asht nji skilipec që ban si ish-nxanës i mirë, kur Mbi-uni asht nji totalitarist-sadist.
Snobët e rinj në Tiranë, janë të gjithë nga familje ish-komuniste, por, achtung!, Marksi asht i fundmi i autorëve që lexojnë, sikundër nuk e kanë lexue as prindët e tyne.
Këta snobë nuk kanë punue kurrë në jetë të tyne, por ankohen se këtu (në këtë vend) të tjerët nuk gjejnë punë.
Janë idiosinkratikë të ndërkryem dhe kritikojnë indiosinkracinë.
E kanë të stampueme në bluzë: Qiellin me yje sipër meje, ligjin moral brenda meje, por bahen me nga tre kantianë bashkë për me kapë të njejtën studente edhe ajo kantiane.
Një pjesë e këtyne snobëve vdesin me lindë francezë.
Nji pjesë janë kritikë të spektaklit mbrenda spektaklit: janë pjesë e folitikës së pafundme, rraskapitëse, haluçinative të Tiranës.
Mbahen për hedonistë, por përfshihen shpesh ndër orgjina onaniste.
Vetëquhen radikalë të majtë, por janë asistentë e bashkautorë me Çanin.
Janë vipa që lançojnë vipa, por vijnë nga nji vend i humbun që me u përkthye shqip domethanë Ujë i zi. Shkruejnë libra mbi masturbimin e dikurshëm, por masturbojnë sot shumë ma fort se atëherë, e për ma tepër live nga ekranet e televizorit.
Në 67n i kanë vu kazmën kishave e xhamive të vjetra, por sot janë ba të njoftun si arkeologë.
Kanë shkrue poezi satirike kundër dollarit, por sot paguhen me euro.
Kanë ndoj rezervë me Kadarenë, por vdesin të darkojnë me të.
Po hangrën një sillë me Kadarenë, e keni të sigurt se do bajnë librin Një sillë me Kadarenë.
Marrin pare nga të huejt me ba dokumentarë për Shkodrën, dhe të vijnë me objektiva nji metër të gjatë, pa ditë gja as për legjendën e Rozafës.
Në Itali janë në gjyq për të drejtat e emigrantëve me U. Bossin, në Shqipni themelojnë Lidhjen e veriut (Lega Nord).
Nji pjesë janë vërtè antiberlusconianë, por kanë një gazetë që e quejnë Gazeta (si cavalliere që
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1380