
Kushtet e shërbimit të kompanisë i japin mundësi Snapchat-it që të hyjë mes snap-eve tuaja dhe t’i shpërndajë ato publikisht. Kompania mund të “rishikojë” përmbajtjen e krijuar në aplikacion dhe të ndajë informacion me palë të tretë, sipas kushteve të saj të shërbimit.
Aplikacioni është bërë popullor falë shpërndarjes së informacioneve personale dhe ndonjëherë dhe private, duke zhdukur mesazhet multimediale që njihen si snap.
Kompania përditësoi aplikacionin e saj javën e kaluar, duke shtuar më shumë filtra për mesazhet. Por megjithatë ajo ka kushtet e shërbimit ku thuhet: “Nëse ne nuk ju kërkojmë të bëni gjë, ne kemi akses, rishikojmë, shfaqim dhe fshijmë përmbajtjen tuaj në çdo kohë dhe për çdo arsye, përfshirë edhe faktin nëse ne mendojmë se përmbajtja juaj dhunon këto kushte”, thuhet në marrëveshjen e Snapchat.