Dardan.
Forumium praecox
Tashmë video chati i Skype është integruar në Facebook, por vetëm tek disa përdorues sa për testim, ndërsa thuhet se do të jetë në dispozicion më 6 korrik 2011.
Si qëndron puna? Facebook ka 750 milionë përdores, ndërsa Skype ka vetëm 170 milionë përdorues, por kjo nuk prish punë për Skype, sepse ajo do të fitoj edhe më shumë përdorues pas integrimit në Facebook.
Facebook nuk është i sigurtë se video chati i Skype do të jetë i suksesshëm, duke konstatuar se Facebook video chat nuk do të jetë 100 për qind i sigurtë (mund të ketë shumë vrima, sepse është integrim i shpejtë).
Duke mos harruar edhe tiparin me të rendësishëm, video chati i ri që do të vijë mund të ngadalësojë përvojën tuaj në Facebook, edhe pse ky tipar pritet që një vit e disa muaj që të vijë tek përdoruesit e Facebook, me të vërtetë do të ishte mirë të shihnim shokët tanë kudo që janë përmes chatit.
Kjo gjë ishte e ditur që prej blerjes së Skype nga Microsoft për 8.5 miliardë dollarë, sepse Microsoft ka edhe motorin kërkues, Bing, të integruar në rrjetin social, Facebook, dhe si duket këto dy kompani kanë një marrëveshje integrimi, pasi që edhe Facebook është i integruar në Windows Live dhe në Skype.
http://www.kosovabyte.net/internet/skype-do-te-integrohet-ne-facebook/