Sky News gazetareve: Instaloni te gjithe TweetDeck

Albforumi

Primus registratum
Sky News gazetareve: Instaloni te gjithe TweetDeck

imagebutton.gif

TweetDeck-300x200.png
Sky News do te instaloje TweetDeck, programin me te famshem per Twitter, ne kompjuterat e te gjithe gazetareve te saj brenda nje muaji. Vendimi ne fjale eshte pjese e planit te ri qe synon nje perdorim me te madh te mediave shoqerore ne gjetjen dhe perhapjen e lajmeve.

Marsin e kaluar Sky News emeroi Ruth Barnett si pergjegjese per social median, nje pozicion qe shpejt u etiketua si Twitter Correspondent. Por tani qe perdorimi i perditshem i mediave sociale si burim per tu informuar po rritet gjithmone e me shume, edhe televizioni i famshem ka vendosur ti pershtatet koherave dhe te shtrije kete rrol ne te gjithe gazetaret e tij.

TweetDeck, i krijuar ne vitin 2008, eshte programi i pare per Twitter qe integroi grupet, nje menyre e thjeshte per te permbledhur kontakte te ndryshme. Perveç mundesise per te menaxhuar profile te ndryshme, kohet e fundit TweetDeck lejon edhe nje integrim me Facebook, MySpace dhe LinkedIn.

Gjithsesi, risite nuk mbarojne vetem me programet. Perveç profilit klasik te Sky News ne Twitter (ku shkojne lajmet e publikuara ne faqen online), para pak kohesh eshte krijuar edhe nje profil i ri, @skynewsbreak, ne te cilin do te publikohen lajme gati ne kohe reale dhe para se ato te shfaqen ne web faqen zyrtare.

Sigurisht, Twitter nuk eshte i vetmi social media qe gazetaret e Sky perdorin, por versatiliteti i tij e ben nje must, i shpjegoi Julian March i Sky News Online faqes Journalism.co.uk. Nuk ka aq shume perdorues sa Facebook por ata marrin pjese aktivisht dhe kjo mund te shfrytezohet ne menyra te ndryshme, tha ai.

Integrimi i faqes me Facebook Connect eshte ende ne listen e projekteve te ardhshme por duhet te kemi kujdes ne kalimin nga nje platforme ne tjetren, paralajmeron March. Televizioni cilesor nuk behet duke transmetuar materiale cilesore nga Web-i. Duhet te jemi te vetedijshem mbi forcen e seciles platforme dhe te kuptojme se ne cilen prej tyre po veprojme.

share_save_171_16.png

Artikuj te ngjashem:Social Media, 10 momentet me te rendesishme te 2009-es
Listat ne Twitter: Redaksia JOTE e gazetareve real-time
News Feed i Facebook, nje zhgenjim i vertete

9tIdHFVNOYw

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.indritmaraku.com/alb/?p=173

Top