"Skandali" Kosumi
Kryeministri Kosumi sqaron për opinion rrethanat e shfrytëzimit të avioni privat për kthimin nga Turqia Pas situatës së krijuar në media dhe në qarqe të caktuara politike, lidhur me atë që këto qarqe e kanë cilësuar “skandal”, për shkak të shfrytëzimit të një avioni privat për kthimin tim nga Turqia, unë si kryeministër i Kosovës e ndjejë për obligim ta sqaroj opinionin me sa vijon :
Ka qenë një takim i paplanifikuar dhe i pashtyeshëm me ambasadorin Kai Aide që duhej realizuar në Prishtinë, e që ka shtruar domosdonë për t’i ndërprerë pushimet dy ditë më herët. Bërja pozitive e raportit të ambasadorit Aide është gjëja më e rëndësishme në këtë moment. Duke pasur parasysh faktin se Qeveria e Kosovës nuk ka avion të vetin dhe se rrezikoja të mos kthehesha në kohen e duhur, miku im ministri Et’hem Çeku, që ka qenë bashkë me mua, ka siguruar avionin privat për kthim. Kur kam deklaruar se kthimi është bërë i mundur me ndihmën e disa miqve të mi, kam menduar në ministrin Et’hem Çeku dhe në biznesin e tij familjar, e i cili duhej të kthehej po ashtu së bashku me mua. Në asnjë moment, as atëherë e as sot, nuk kam dyshuar se bashkëshfrytëzimi i këtij shërbimi të mikut tim të vjetër familjar, ministrit Çeku, mund të konsiderohej marrje e mitos apo korrupsion.
Po ashtu, më duhet të them me keqardhje se fushata e disa mediave dhe e disa qarqeve politike kundër qeverise dhe meje si kryeministër, nuk është e rastësishme. Ajo ndodhë pikërisht në kohën kur Qeveria e Kosovës, po shënon rezultate të pamohueshme në zbatimin e politikave që janë në përputhje me interesat e popullit dhe të ardhmes së Kosovës.
Kritikat që bëhen ndaj meje si kryeministër dhe ndaj Qeverisë që kryesoj, do të konsiderohen të dobishme vetëm derisa të mos kenë kaluar në shpikje dhe ne trillime. Qarqe te caktuara mediale dhe politike, kanë shkuar aq larg në trillimet e tyre, saqë kanë shpikur edhe “afera seksuale”, duke prekur kështu edhe dinjitetin tim familjar, mirëpo e gjithë kjo le të jetë në ndërgjegjen e tyre.
Pavarësisht ndaj këtyre sulmeve të pandershme, Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër, do të vazhdojmë të punojmë sipas mandatit që kemi. Do të vazhdojmë të punojmë në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, sepse ky është jo vetëm orientim dhe obligim yni, mirëpo edhe betimi ynë, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e kryeministrit.
Postuar më: Sb Blue Sky & Radio Kosova Staff me Sep 09, 05 | 6:58 pm