Skandal: Ps flet Fazlic pastronte parat ne Shqiper

O

OaSiS

Guest
Skandal: Ps flet Fazlic pastronte parat ne Shqiper

• Ende pa u shuar vala e skandalit që la pas shpërthimi i 15 marsit në Gërdec, qeverisë Berisha i plas në dorë një tjetër bombë: Lidhjet kriminale të njerëzve të afërt të kryeministrit me një nga ...

...mafiozët më të rrezikshëm të Ballkanit, Damir Fazliç. Serbo-boshnjaku i akuzuar për trafik armësh, kontrabandë dhe pastrim parash e ka shtrirë aktivitetin e tij gjerësisht në Shqipëri, menjëherë pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike. Dhe jo vetëm kaq, ai ka bërë “biznes” me kunatin e ministrit të Jashtëm pa imunitet, Lulzim Basha dhe me mbesën e kryeministrit Berisha. Erion Isufi është administratori i vetëm i shoqërive të çelura nga Fazliç dhe të regjistruara në gjykatë, vetëm dy javë pas konstituimit të qeverisë së re.
Kjo është ironia e ngjarjes: në fillim kryeministri Berisha “i masakroi” socialistët për takimin e kryetarit të tyre me Millosheviçin e më pas u zbulua se ai vetë e ka takuar Kasapin e Ballkanit në Ohër të Maqedonisë. Më pas, ai “i masakroi” socialistët duke i quajtur “klani i Zemunit” dhe tani zbulohet që klanin e Zemunit ai e ka brenda shtëpisë. Ironia tjetër është se Erion Isufi është kunati i një ministri të qeverisë Berisha, të cilit i është hequr imuniteti i deputetit për korrupsion. Faktet skandaloze që po botohen sot në “Gazeta Shqiptare” janë një tjetër pistë për prokurorinë, e cila kaq shumë punë nuk ka patur as në kohën kur vendin e drejtonte kampioni qejfli i korrupsionit. ”Prokuroria të nisë menjëhëre hetimet për këto fakte”, kërkoi publikisht Brace. Numri dy i deputetëve socialistë në Kuvend i kërkoi edhe kryeministrit të flasë publikisht për Fazlic, biznesmenin që hapi disa biznese në Shqipëri, menjëherë pas fitores së PD në vitin 2995 në Shqipëri.
1223203848.pjpeg
 
H

harap

Guest
Re: Skandal: Ps flet Fazlic pastronte parat ne Shqiper

Sa qejf i keni ju socialistet keto fjalet me buje. Se pastaj ju ule petalet shpejt. Kush e vertetoi qe kunati apo ky apo ai qenka administratori ?? aPo se ça thuhet ne gazeta direkt i besojne??? Ti kene me fakte do i kishe direkt te publikuara. Pastaj ça lidhje ka keto me Berishen ??? Apo mjafton qe te kete takuar njehere Berishen edhe direkt shpallet bashkepunetor me te.
Edhe ai qe i publikon eshte Erion Brace. Person ish hajdut xhepash edhe person qe ia kane me fakte te incizuara e qe jane nxjerr ne gjithe mediat bisedat e tij me grupin e aldo bares. Aman jeni pak me realiste se deshira per te marr pushtetin nuk do jua sjell ndonjehere ate nepermjet mashtrimeve qe beni.
 
Top