Skandal në MTV Music Awards
Kanye West është rikthyer në zakonet e tij të vjetra në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve MTV Video Music Awards në New York, kur u ngjit në skenë për të protestuar kundër çmimit të parë të ndarë. Reperi ndërhyri para fitueses së kategorisë Videoja Më e Mirë Femër, Taylor Swift, derisa ajo bënte fjalimin pas pranimit, duke thënë se videoja e Beyonce, Single Ladies (Put A Ring On It), ishte video më e mirë. Taylor, unë jam vërtet i lumtur për ty, do të lejoj ta përfundosh, por Beyonce e ka pasur një prej videove më të mira të të gjitha kohërave, ka thënë West. Ylli i muzikës pop, Pink, raportohet se është ndaluar nga sigurimi derisa ka mësyrë në drejtim të West, i cili është ulur më pas në karrigen e tij në publik. West kishte protestuar edhe në ndarjen e çmimeve American Music Awards në vitin 2004, kur ylli i muzikës Gretchen Wilson kishte mposhtur atë në kategorinë Artisti më i Mirë i Ri, duke thënë se atij i është vjedhur çmimi. Një vit më pas, 2005, në MTV Europe Music Awards, ai u ngjit në skenë pasi videoja e tij Touch the Sky humbi ndaj videos së Justice dhe Simian, We Are Your Friends. Ai kishte protestuar edhe në vitin 2007, në MTV Video Music Awards, kur nuk fitoi asnjë çmim edhe pse ishte nominuar në pesë kategori.

Shikoni skandalin edhe në video

Click here to view the embedded video.

Pas këtij skandali shumica e fansave të Kanye West u kthyen kundër tij duke protestuar në mënyra të ndryshme, shikoni një shembull

Click here to view the embedded video.

Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/?p=580. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/?p=580

Shikoni skandalin edhe në video

Click here to view the embedded video.

Pas këtij skandali shumica e fansave të Kanye West u kthyen kundër tij duke protestuar në mënyra të ndryshme, shikoni një shembull

Click here to view the embedded video.

Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/?p=580. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/?p=580