Skandal dhe Tradheti Kombetare e Hapur. Shiten Shqipetaret

Klinton

Primus registratum
Skandal dhe Tradheti Kombetare e Hapur. Shiten Shqipetaret

Enver Hoxha i vrau dhe i preu, Fatos Nano me partine e tij i shiti

E Merkure, 11 Qershor 2003
Gazeta "Koha Jone"


<ul style="list-style-type: disc">[*]PS NJEH 300 MIJE GREKE TE SHQIPERISE[/list]

Socialistet e Shqiperise e kane mbajtur premtimin e dhene PASOK-ut ne nje nga vizitat e hershme te Fatos Nanos ne Athine se emigrantet shqiptare jane te gjithe socialiste dhe se duhet te votojne per partine e Simitis. Vetem nje dite me pare nje nga gazetat me te medha greke &quot;Kathimerini&quot; ka publikuar lajmin e se nje grup deputetesh te PASOK-ut po behet gati te paraqese nje kerkese per dhenien e dynenshtetesise per 300 mije greke te Shqiperise. Te njejten gje ka botuar po dje edhe gazeta tjeter e njohur per zbulimin e skandaleve te qeveritareve &quot;Avriani&quot; (&quot;E nesermja&quot;). Kjo e fundit shkruan se ka te dhena qe deshmojne se qeveria greke ne bashkepunim me qeverine shqiptare po pergatit pajisjen e minoritareve greke te Shqiperise me pasaporte greke. Sic thote gazeta &quot;kjo behet ne menyre qe te fitoje PASOK-u ne zgjedhjet parlamentare&quot;. Per t'ia arritur kesaj duhet qe minoritaret te kene te drejte te votojne ne 2004. Lajmi i bujshem ka ngjallur reagime te shumta. Reagimet vijne kryesisht nga opozita greke e perfaqesuar nga Partia Demokracia e Re e Karamanlisit. Ceshtja ka arritur deri aty sa kryeministrit grek Simitis i eshte kerkuar deri dje ne mbremje te jape nje pergjigje per akuzen e ngritur.

Deklarimi pro-Pasok i Nanos ne Athine

Pas trazirave social-politike te vitit '97 kryeministri aktual i Shqiperise Fatos Nano ne viziten e tij te pare ne Athine u prit si hero. Platia Kanigos e mbushur nga mijera emigrante shqiptare. E djathta shqiptare vuante antipatine popullore, fale zgjedhjeve te kontestuara te '96 dhe skandalit financiar me firmat piramidale. Ne kulmin e entuziazmit i sapo dale nga burgimi i gjate politik, Fatos Nano parapelqeu te njehesonte te majten shqiptare me te majten greke. Arsyet e deklarimit te pazakonte nuk ishin te rastit. Socialistet shqiptare shihnin tek greket dhe vecanerisht tek PASOK-u aleatin e tyre strategjik per te aderuar ne Internacionalen Socialiste si dhe per te siguruar mbeshtetjen e munguar te politikes perendimore.

Dy partite socialiste te Ballkanit, per me teper te dy shteteve fqinje me nje histori te perafert, e thelluan edhe me tej miqesine. Kjo fale edhe rolit te padiskutueshem te Fatos Nanos dhe lidhjeve te tij te shumta me politikane greke. Madje keto vitet e fundit aferia politike e te majteve shqiptare me greket ne pushtet eshte pare me dyshim nga analistet politike. Te mirat e binjakezimit politik PS-PASOK u ndjene ne politiken greke te emigracionit. Nuk ka qene e rastit qe fushatat e policise greke te tipit &quot;fshesa&quot; nuk kane pasur asnjehere permasat e njohura, kur ne Shqiperi qeverisnin te djathtet. Megjithate kostua e socialisteve qe ne te vertete ka qene edhe kosto per vete vendin, nuk ka qene e vogel. Greket kerkuan dhe moren jo pak nga ekonomia e vendit. Mjafton te kujtohet se dy operatoret e telefonise celulare jane greke.

Pasaportizii, greket pretendojne per 300 mije minoritare

Pajisja me pasaporta i minoritareve greke nuk mund te jete aq i thjeshte sa duket. Kjo per arsye te mungeses se dokumentacionit perkates qe te vertetoje pjesen homogjene te emigracionit shqiptar. Vetem pak kohe me pare greket kane deklaruar se ne Shqiperi jetojne se paku 300 mije nenshtetas me kombesi greke. Nese do te arrihej dynenshtetesia, PASOK do ta kishte absolutisht te sigurt fitoren edhe ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo eshte fare e dukshme nese do te shihen sondazhet e institucioneve serioze ne vendin e heleneve, ku Demokracia e Re ka nje fare epersie mbi partine e Simitisit. Njehsimi i monedhes ka shkaktuar shume pakenaqesi ne popullaten greke, per shkak te rritjes se kostos se jeteses.


PASOK nen presion, PS hesht

Fale reagimeve te shumta ne radio dhe televizion, pritej qe dje ne mbremje pergjigjja e Kostas Simitis per akuzen e ngritur nga gazeta &quot;Avriani&quot;, por edhe per propozimin e deputeteve te PASOK-ut te lajmeruar nga gazeta tjeter &quot;Kathimerini&quot;. &quot;Ne kishim kohe qe hetonim per kete operacion te PASOK-ut ne bashkepunim me qeverine shqiptare&quot;, shkruante gazeta investiguese &quot;Avriani&quot;. Serioziteti i gazetes ne fjale eshte pare dukshem sidomos pas disa akuzave per korrupsion ndaj qeverise &quot;Simitis&quot;. Fale denoncimit trondites nje minister dha doreheqjen. Sipas analisteve greke ka gjasa qe PASOK te heqe dore nga ndermarrja qe do t'i siguronte fitoren e zgjedhjeve te 2004. Per me teper qe nuk ka qene rasti i pare. Ne zgjedhjet e fundit parlamentare PASOK u nxitua te pajiste me dynenshtetesi ruset dhe bullgaret ne zonen veriore te Greqise. Skandali u denoncua atehere nga gazetari i njohur Maqis Triandafilopulos. Fale kesaj politike te maskuar bukur me petkun nacionalist PASOK arriti te fitonte zgjedhjet ne disa zona problematike.

Nderkohe Tirana zyrtare, ndonese bashkeiniciatore e kesaj nisme te dyshimte, nuk ka bere asnje deklarim zyrtar. Nga kjo loje politike socialistet shqiptare ne pushtet nuk do te dilnin aspak te humbur. Homogjenet greke nuk do te ngurojne t'ia shperblejne PS-se me te njejten monedhe si edhe PASOK-ut nderin e dynenshtetesise ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Shqiperi. Ne kete pikeveshtrim skandali perfshin te dy qeverite e fqinjeve ballkanike.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Skandal dhe Tradheti Kombetare e Hapur. Shiten Shqipetaret

Ja se cfare thote ministrja e punes dhe emigracionit Valentina Leskaj

E Merkure, 11 Qershor 2003
&quot;Koha Jone&quot;


<ul style="list-style-type: disc">[*]LESKAJ: TE SIGUROJME EMIGRANTET NE GREQI[/list]

Ministrja e Punes dhe Ceshtjeve Sociale Valentina Leskaj takon ne Gjeneve homologet e Greqise, Turqise, dhe Gjermanise dhe diskuton per projektet dypaleshe te bashkepunimit. Gjate takimit me homologun turk, u evidentua fakti se midis dy vendeve funksionon marreveshja ne fushen e sigurimeve shoqerore dhe mbrotjes sociale, duke u bere nje garanci per te drejtat social-ekonomike te punonjesve te dy vendeve, si ata turq ne Shqiperi, ashtu edhe emigrantet shqiptare ne Turqi. Me ministrin grek Reppas u diskutua per emigrantet shqiptare ne Greqi. Ministri grek theksoi se jane disa projekt-marreveshje ne proces, per te cilat duhet te shpejtohet ne firmosjen e tyre. Te dy ministrat shprehen deshiren per shkembyer se shpejti vizita zyrtare dhe nenshkrimin e protokollit te bashkepunimit midis dy ministrive. Ne pergjigje te interesit te Ministres Leskaj per nenshkrimin e marreveshjees ne fushne e sigurimeve shoqerore, drafti i se ciles eshte depozituar prane Institutit grek te Sigurimeve Shoqerore (IKA), ministri Reppas tha se kjo eshte nje marreveshje shume e rendesishme dhe e domosdoshme per emigrantet shqiptare qe punojne ne Greqi. &quot;Por, -tha minstri grek,- duhet te bejme kujdes, sepse duhet menaxhuar nje periudhe 10-vjecare e punes dhe kontributit te emigranteve. Problemi eshte kompleks sepse zbatohen standarte dhe tarfia te ndryshme ne dy vendet tona&quot;. Ministrja shqiptare Leskaj tha se per mbrojtjen sociale te emigranteve shqiptare duhet te zbatohen standartet evropiane. Leskaj i kerkoi ministrit grek zgjerimin e kanaleve legale te punesimit sezonal, bashkepunimin ne fushen e sherbimeve sociale. Leskaj kerkoi shkembim informacioni dhe projekte te perbashketa per luften kunder trafikut, sidomos per femijet e trafikuar dhe te shfrytezuar, etj. Leskaj informoi homologun grek per ngritjen e qendrave antitrafik dhe rehabilitimin e viktimave te trafikut ne Shqiperi, duke kerkuar edhe mbeshtetjen greke ne kete nisme. Leskaj tha se per kete qellim, ne bashkepunim me Keshillin e Evropes, do te organizohet ne Tirane Konferenca Nderkombetare kunder trafikut te Femijeve. Te dy ministrat rane dakord per te perfunduar dhe nenshkruar protokollin e bashkepunimit midis dy ministrive. Reppas e ftoi ministren Leskaj per nje vizite zyrtare ne Athine
 

Klinton

Primus registratum
Re: Skandal dhe Tradheti Kombetare e Hapur. Shiten Shqipetaret

Shikoni rezultatin e punes 6 vjecare me fqinjin tone Greqine dhe sa shume eshte percare kombi shqiptar.
<span style="font-weight: bold">Shqiptaret jane gati te vetequhen turq per arsye se ........ Lexoni me poshte</span>



<span style="font-weight: bold">Gazeta &quot;Tema&quot; shkruan keshtu</span>duke krijuar edhe nje here hendekun e madh ndermjet shqipetareve

&quot;Si rrace luftarake qe ishin, Shqiptaret u rekrutuan ne
ushtrite Osmane. Ata ishin luftetaret dhe gjeneralet
kryesore qe cliruan Stambollin per Osmanet, Shqiptaret
rrethuan 2 here Vjenen, pushtuan Hungarine, Serbine, etj
per Osmanllite.


Konvertimi I Shqiptareve ne Islam, jo vetem qe nuk ishte I
imponuar, por mbi te gjitha ishte nje miresi.

a) miresi fetare, pse kjo I coi shqiptaret te qete, dhe qe
te mos vuajne me ne lufterat ortodokso - katolike

b) miresi materiale, pse kjo I punesoi shqiptaret e varfer
ne ushtrite Osmane, ku prej aty ata u bene gjenerale,
vezire e pashallare te Amerikes se kohes.

c) Miresi shpirterore, pse nen Islam, shqiptaret gjeten
fene e Zotit qe u mesonte te benin bamiresi, te ndihmonin
te vobeketit etj. Ata nuk vuanin me ne lufte me ndergjegjet
e tyre se cila ishte kisha e drejte dhe cila jo, se a vdiq
Krishti apo jo. Ne islam cdo gje ishte e sakte dhe e qarte.

d) Miresi rracore. Nen islam shqiptaret u bene pashallare
te Serbise, Rumelise, Bullgarise etj. Per 500 vjet, rraca
shqiptare u shtua. Nese me pare ata ishin nje rrace e
cenuar qe rronte mes malesh nen frike nga Roma dhe Bizanti,
tanime ajo kishte ne dore te saja te gjithe Ballkanin.
Serbet, Greket dhe Malazezte qe sot e kesaj dite dhe
perpara 600 vjetesh vrisnin shqiptaret, nen Osmanet u
detyruan qe te merrnin Shqiptaret per padrone te tyre.
Ne te gjithe I dime apo te pakten kemi lexuar historite e
heronjeve tane kombetar si Ali Pashe Tepelena, Bushatllijte
e Shkodres, Begollajt e Kosoves etj etj, qe sunduan qe nga
Beogradi e deri ne Athine. E pra kjo miresi shqiptareve iu
erdhi nga islami, osmanet dhe pushteti I tyre ne ballkan.

Konvertimi I Shqiptareve ne Islam nuk eshte e as nuk ishte
dobesi. Edhe konvertimi jone ne kristjanizem nuk eshte
dobesi (edhe pse tek kjo e fundit kemi perdorim dhune,
kurse tek i pari jo). Kur shqiptaret e hershem u konvertuan
ne kristjane, atebote kishte shume pak kristjane dhe
kristjanizmi ishte fe e Zotit. Pra ajo ishte nje zgjedhje e
mire. Me pas me ardhjen e Islamit, shqiptaret serisht
pranuan fene e re te Zotit. Kjo I ben shqiptaret nje popull
superior, mendje hapur dhe pranues I te vertetes. Ne
kundershtim me serbet dhe greket qe I mbyllen zemrat dhe
mendjet e tyre ndaj te vertetes, shqiptaret e pane Islamin
me syte e te vertetes. Fale Islamit shqiptaret u civilizuan
ne shtetin me te fuqishem te kohes, u edukuan dhe pane bote
me sy.

Mbi te gjitha me Islamin, shqiptaret gjeten fene e
vertete te Zotit qe iu shpall profetit te fundit te
njerezimit, Muhamedit a.s.

Islami I mesoi shqiptaret qe te behen njerez. Pse
shqiptaret u bene Musliman, Shqiperia nuk pa kurre lufte
fetare sic ka pare Serbia, Greqia, Bullgaria etj. Kjo pse
Islami eshte fe e civilizuar per nje shoqeri civile.


Nen Islamin, Shqiptaret ndertuan mrekullite e botes per
kohen e tyre. Shqiptaret si Sinani ndertuan Xhamite
fantastike te Stambollit. Fama e arkitekteve musliman
Shqiptare shkoi aq larg sa edhe India e Larget, ku
mrekullia prej mermeri, Taxh Mahalli, u ndertua nga nje
arkitekt Shqiptar, ne kohen e sundimit te Padishahut te
famshem Moghul, Xhahan Girit.&quot;
 

Klinton

Primus registratum
Re: Skandal dhe Tradheti Kombetare e Hapur. Shiten Shqipetaret

Postuar nga Lara Croft
<span style="font-weight: bold">Dhe njekohesisht flitet se ne Lojrat e ardhshme olimpike do te marre jete Fshesa perfundimtare greke ndaj shqiptareve refugjate ne Greqi</span>
Gjynah te shkretet se deri me tani nuk u kane bere dhe aq shume te keqija.
Edhe sot shqiptaret me Greqi jane me dokumenta certifikate besoj 1 mujore,6 mujore, 1 vjecare e ke parasysh se per cfare certifikatash e kam fjalen.
Nuk behet fjale ne menyre absolute per te shkuar ne nje shtet te BE pa nje vize te konsullates ose ambasades se atij shteti ku emigranti shqiptar do te shkoje ta vizitoje.
Greqia eshte ne Bashkimin Evropian pra te tille shtet me bote as nuk kam pare te jete kaq dogmatik dhe injorant.
Megjithese sa te jete Skenderbeu i II edhe ata edhe ne kemi shpetuar.
<span style="font-weight: bold">Faleminderit Lara per pjesemarrjen</span>
Billi
 

nik nika

Primus registratum
Re: Skandal dhe Tradheti Kombetare e Hapur. Shiten Shqipetaret

CFARE KA BERE NDONJE GJE TE MIRE FOTIADHI PER SHQIPERINE?

TE KUNDERTEN PO.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Skandal dhe Tradheti Kombetare e Hapur. Shiten Shqipetaret

Po spate nenshtetesi Greke nuk mund te votosh per zgjedhjet parlamentare.
Keshtu asnje nga emigrantet nuk ka votuar ndonjehere ne Greqi.
Nuk e di pse mbahet SEKRET numri i lejeve (dekomentave te minoritareve Grek te shqipnise) ne Greqi, dihet saktesisht sepse kane marre te gjithe pa perjashtim dekomenta te vecanta nga shteti Grek.(pra jane kompjuterizuar)
Edhe minoritaret nuk mund te votojne per zgjedhjet e Greqise (nuk kane nenshtetesi Greke).
Per shitjen e Shqiptareve (shpirterisht) eshte me se e vertete, kam njohur plot jugore shqiptare (edhe myslimane) qe thone ;
- me mire me Grekun se sa me maloket (geget, Elbasanasin, Tiranasin, Shkodranin etj.
Une mendoj se kjo nuk eshte shitje tek Greku , por ata e gjejne veten me te afert (nga kultura, raca , etj.) me Grek se sa me VERIORE.(shqiptare).
 
Top