S'ka shtepi per emigrantet
S'ka shtepi per emigrantet
Aventurat e qeraxhiut emigrant qe nuk arrin te gjeje nje strehe per te futur koken. Edhe duke paguar...
Atehere te perpiqemi te marrim me qera se paku nje dhome. Dhe themi se eshte per nje vajze. Ne Kristo Re: "Kushton 171 euro ne nje dhome dyshe, perfshire shpenzimet e tjera". Colfi-yne kete here eshte nje shqiptare. Vajza ne telefon lekundet, eshte shume e sjellshme, por duket qe eshte ne siklet: "Flas ne emer te tim eti, qe nuk i ka shume qejf… Sepse kemi kaluar diçka te tille jo te kendshme" Por, firmos une, zonjushe. "Jo, me vjen keq, kemi nje rast tjeter…me vjen keq!". Telefonojme e telefonojme. Ne Trenton e jugut kete here duket se do te na veje mbare "Eshte i vogel dhe dua 400 euro ne muaj, tre paradhenie. Per ju eshte?" . Jo, eshte per punetorin tim nga Kasablanka dhe per te shoqen! E megjithate: "Jane 10-12 vete qe duan ta shohin. E pastaj ndoshta nuk ben per kete rast. Jane vetem 22 metra katror". Dreqi ju mori te gjitheve! Te pacipe! 22 metra katror per 400 euro ne muaj dhe tre muaj paradhenie. Thua jemi ne Las Vegas! E prape : "Une nuk ia jap kujtdo shtepine. Kam patur te pakten 100 propozime. Me merrni ne telefon javen tjeter".
Nje shtrat e ofrojne edhe ne zonen e rruges Mateoti. "Dy zonja nga Kasablanka, qe punojne ne nje hotel? Telefononi pas ca ditesh". Ne lajmerimin e ngjitur ne nje shtylle prane nje parku te madh ofrojne nje apartament dhe kerkojne "nje zonje apo zonjushe italiane" . Une kam nje vajze shqiptare, dhe behem garant per te "Jo, me thote nje ze i sjelle femre- kam patur nje pervoje te keqe me me pare. Nuk jam raciste por ne fillim ishte nje e pastaj u bene tre." Kembengulim. Zeri mbetet keq. "Ju lutem me telefononi javen qe vjen". Grua e mire por qe me siguri shpreson ta jape shpejt e shpejt me qera shtepine e saj. Keshtu s'do ta vrase me ndergjegja. Serish Trento. 70 m katror te pamobiluara, nje dhome "Dy imigrante? Ka te tjere qe presin pergjigje…nuk e di…Me duhet ta diskutoj me pare ..nese doni te merrni prape ne telefon..them se do ta leshoj me qera.. por me vjen keq". Ta dish ti sa na vjen keq ne moj zonje! Perpjekja e fundit. Trento, zona e Shen Bartolomeut, apartament me dy dhoma, i mobiluar, 600 euro plus shpenzimet per shkallen (condominiali), pardhenia etj. "Nje çift nga Kazablanka? E pse deri tani nuk keni gjetur gje? Jua them une: sepse ne fillim jane dy pastaj behen tre e pastaj kater "Nuk e diskutoj qe ju garantoni per qerane, por une ke po fus ne shtepi? Jua them troç, te gjithe jokomunitaret qe njoh jane te çrregult dhe nuk dine…" Dhe zonja e mbyll biseden si gjithe te tjeret. "Kam propozime te tjera per te marre parasysh. Me telefonini nje dite tjeter, lini numrin tuaj te telefonit" Pothuaj thridhjete telefonat, shume prej te clave nuk rrefehen ketu. Dhe vetem nja dy agjenci tregohen te gatshme., se kur vjen puna te çmimi te vjen te ikesh nga syte kembet. Keshtu nje punetor qe punon ne Trento dhe eshte jokomunitar, nuk do te gjeje kurre shtepi. Po! Se ne Trento punetoret i duan, e kushedi i duan edhe te forte, te bukur, te paster kur vijne ne mengjes. Pak rendesi ka se ku flene. Mjaft te mos flene ne shtepine e italianeve!
Marre nga gazeta Bota shqiptare