Sjellje negative që dëmtojnë kreativitetin.

Albforumi

Primus registratum
Sjellje negative që dëmtojnë kreativitetin.

16 është numri i sjelljeve negative që sipas D. Rieck shkatërrojnë kreativitetin. Më poshtë do të lexoni rreth katër të parave.

1. Sindroma e Ekspertit

Nëqoftese je i bindur se di gjithçka, kjo do të thotë për ty dy gjëra :
a) do të bësh gabime
b) do të humbasësh mundësi dhe oportunitete

2. Kurthi i Fillestarit

Ti nuk njeh bazat dhe nuk ke eksperiencë. Ose më e keqja, ti mendon qe je shumë i zgjuar, ndaj nuk ke nevojë të shpenzosh kohën tënde në studimin e formulave bazë të biznesit apo rregullat parësore.

3. Sëmundja e “Vetem Një Pergjigje e Duhur”

T’i ndash gjërat në të ”duhur” dhe të ”gabuar” është vetë antiteza e kreativitetit. Pra, nuk ka vetem një përgjigje të duhur për një çeshtje të caktuar.
4. Të krijosh dhe të vlerësosh njëkohësisht

Të krijosh do të thotë të gjenerosh ide, të shohësh përpara, të marrësh parasysh çdo mundësi që të jepet.
Të vlerësosh do të thotë të analizosh dhe gjykosh, pra t’i ndash idetë në të mira dhe në të këqija, të nevojshme apo të panevojshme.
Shumë njerëz vlerësojnë ose shumë shpejt, ose shpesh, e si pasojë krijojnë më pak.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbretitregut.com/?p=3208

Top