Situata ne "TANUSH"

prespari

Primus registratum
Situata ne "TANUSH"

Situata ne "TANUSH" ka filuar keshtu:

Tanusha paralajmëron mbajtjen e referendumit për t’iu bashkangjitur Kosovës

Ish –deputeti i zonës së Karadakut në Maqedoni,
Xhezahir Shaqiri ka paralajmëruar sot se banorët e fshatit kufitar Tanushë kanë vendosur të mbajnë një referendum për t’ju bashkangjitur Kosovës.

Shaqiri ka thënë se një hap i këtillë planifikohet të ndërmerret për shkak të lënies pas dore të kësaj zone nga ana e autoriteteve maqedonase.

“Ka disa muaj që Tanushës i është ndërperë energjia elektrike .Banorët keqtrajtohen nga policia kur udhëtojnë për në Shkup. Rreth 60 përqind e banorëve të Tanushës që nga viti 2001 ndodhen refugjat në Kosovë dhe askush nuk interesohet për kthimin e tyre” , ka theksuar Shaqiri.

Ai ka hedhur poshtë edhe pohimet e disa mediumeve maqedonase , të cilat kanë pohuar se në Tanushë janë stehuar të arratisurit nga burgu i Dubravës.

“Se nuk ka njerëz të huaj, përveç banorëve të Tanushës ne i kemi garantuar edhe KFOR-it” , ka thënë ish –deputeti i kësaj zone në Kuvendin e Maqedonisë, Xhezahir Shaqiri.

================================================================

Keto informata nga media Maqedonase:

AKSH kundër mobilzimimit në Tanushë
Gafur Adili:Mos e dëgjoni Shaqirin

AKSh-ja përmes një komunikate dënon Xhezair Shaqirin për ngjarjet në Tanushë dhe bën thirrje
luftëtarve të 2001 si dhe të gjithë shqiptarëve të mos manipulohen nga Shaqiri pasiqë ai dëshiron
të shkakton vëllavrasje mes shqiptarëve për interesa personale. Ai bën devalvimin e luftës(2001)
dhe bën sabotimin e aspiratave dhe qëllimin e bashkimit kombëtar.Bashkimin Kombëtar do e realizon vetëm AKSH-ja
me strukturat e saja.Shaqiri manipulon me referndum në Tanushë për bashkim me Kosovën dhe këto
gjellra janë të pregaditura nga shërbimet sekrete serbe në Shkup.


Mos të përsëritet 2001
Agjentët Paralajmërojnë

Shumë vëzhgues të huaj thonë se nëse i lejohet grupacioneve shqiptare ekstreme, kriminale dhe
terroriste të krijojnë struktura ushtarake dhe të aftësohen për veprime më të gjëra, atëher
në territorin e Kumanovës dhe Lipkovës do sjellin pashmangshëm konflikte të armatosura me
forcat e sigurimit të FYROMIT.Prandaj FYROMI duhet të pamundëson cdo eskalim të konflikteve të armatosura me të gjitha forcat
dhe mjetet legjitime.Vëzhguesit e huaj thonë që një konflikt i armatosur brenda FYROMIT leht
mund të del nga kontrolli dhe mund të zgjërohet në rajon.Cka ndodh në teren?
Më 4 Gusht në Tanushë është mbajtur mbledhja e organizuar nga disa komandantë të UCK-së
për krijimin e bllokut patriotik shqiptar të FYROMIT,Kosovës dhe serbisë jugore për veprim të përbashkët
respektivisht realizimin e disa cështjeve politike dhe vendim marrjeve të përbashkëta d.m.th
uniteti në planin e brendshëm si dhe uniteti në kontaktet me faktorin ndërkombëtar që është
i pranishëm në rajon.

Cka ka qenë marrëveshja?

Prioriteti kryesor është veprimi i përbashkët politik në planin e brendshëm dhe të jashtëm në drejtim të krijimit
të kushteve politike për shpalljen e pavarsisë së Kosovës.Aty është analizuar marrëveshja e Ohrit dhe Koncullit.
Poashtu është diskutuar rreth kufirit mes Kosovës dhe FYROMIT(sic! kjo është rrenë e autorit të tekstit;
shqiptarët atdhetar nuk diskutojnë kufi në mes veti-vërjetja ime)ku është theksuar që asnjë vendim
nuk mund të mirret pa pjesmarjen e qeverisë së Kosovës.Êshtë biseduar për aksion të përbashkët për mbrojtjen
e luftëtarëve të UCK-së dhe UCPB nga përndjekja policore dhe politike serbe dhe fyromase si dhe UNMIKUt.
Për realizimin e qëllimit është lidhur marrëveshja për organizimin e protestave,blokadave,etj.

Duke u nisur nga këto parime, në rajonin e Kumanovës dhe Lipkovës,gati në cdo fshat janë formuar grupe
të armatosura për mbrojtje(vëzhgim) të cilët paraqiten si polici popullore.Nê fshatin Lipkovë

grupi është nën udhëheqjen e Sami Aliut,në Vaksincë Osman Bajrami,në Slupcan Ekrem Tahiri,në Malinë Osman
Isufi,në Tanushë Naim Azemi dhe në fshatin Brest Fejzi Jashari.
Fshehja e gjendjes faktike në teren apo vendim marja e gabuar mundëson përforcimin e këtyre strukturave
si dhe përforcimin material/logjistik për realizim të qëllimeve.Ky është një paralajmërim
për të penguar veprimtarinë e mëtutjeshme të strukturave të lartpërmendura.
 

prespari

Primus registratum
Re: Situata ne "TANUSH"

"Të shtëna armësh në Tanushë"


Ish deputeti në parlamentin e Maqedonisë, Xhezair Shaqiri i njohur me emrin e luftës si komandant Hoxha ka thënë se
të enjten në fshatin Tanushë, fshat i cili gjendet në brezin kufitar me Kosovën, ka patur të shtëna armësh midis banorëve
të këtij fshati dhe policisë.

Sipas Xhezair Shaqirit në këtë aksion kanë marrë pjesë mbi 600 policë maqedonas.

"Në vend që të vijnë dhe të kërkojnë falje që me dialog të zgjidhet problemi, ata sulmojnë, kanë prurë forca të mëdha afër fshatit Tanushë, kështu që ne i kemi paralajmëruar se nëse ato kanë guximin ta thejnë dhe të mos e respektojnë ligjin, askush nuk ka të drejtë që këtë të na e ndalojë neve. "

Një zëdhënës i policisë ka mohuar se ka patur ndonjë aksion në këtë fshat dhe ka thënë se nuk i komenton deklaratat e Xhezair Shaqirit.

Partia shqiptare në pushtet, PDSH, rastin e Tanushës e ka quajtur si veprim të dëmshëm për çështjen shqiptare.

"PDSH-ja e sheh të arsyeshme që të gjykohet dhe të distancohet nga aktet e krijimit të krizës dhe pa hamendje të njëjtit ti dënojë si antishqiptare, aventureske dhe në interes të qarqeve të cilat janë të interesuara që të rrënojnë pozitën e shqiptarëve," tha Imer Aliu, nënkrytar i PDSH-s, njëherësh edhe zëvendëskryeministër.

Nga ana tjetër, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim deri në orët e vonshme të natës ka diskutuar për sjelljen e policisë maqedonase ndaj pjesëtarve të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Kjo parti i ka akuzuar forcat e sigurisë për destabilizim të vendit.

"Ministria e punëve të brendshme, pjesëtarë dhe struktura të caktuara të saja tanimë është evidente se dëshirojnë ta destabilizojnë Maqedoninë dhe rajonin, në këto momente shumë përcaktuese për statusin final të Kosovës, " tha Teuta Arifi nënkryetare e BDI-së.

Këto fërkime vijnë vetëm disa ditë pasi udhëheqësit më të lartë shtetërorë dhanë vlerësime se situata e sigurisë në Maqedoni është e qëndrueshme, por njëherazi u kërkua një vigjilencë më e madhe nga forcat e sigurisë.
 
Top