Sisteme operative(LINUX)

juxhoxhjaj

Primus registratum
Sisteme operative(LINUX)

Kam degjuar shume te flitet per nje sistem operativ qe eshte i hapur dhe i behen ndryshime jo si ato te microsoft qe nuk ndryshohen gjithashtu se mund ti vendosesh te dyja edhe LINUX + WINDOWS VISTA OSE XP eshte e vertete?thone qe eshte e papare dhe me me shume funksione se xp ose vista,si mund ta gjej LINUX per download dhe eshte e sigurt pasi eshte e hapur dhe jo nga nje kompani?Nese e ka provuar njeri /pf/images/graemlins/confused.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Sisteme operative(LINUX)

Pasi provova disa versione te Linuxit, perpa disa ditesh instalova Ubuntu-n dhe me duket shume i mire! E gjen falas tek faqja e tyre e internetit dhe ke dhe shume assistance ne lidhje me te!
 

ermali86

Primus registratum
Re: Sisteme operative(LINUX)

celjanfr linux per te cilin e ka fjalen regele, domethene Ubuntu eshte sot linux me i mire dhe me i suportuar. Tani qe po te shkruaj po perdor pikerisht ate dhe mund te te them qe eshte i kompletuar jo vetem si sistem dhe eshte 100% i lire dhe i hapur por eshte edhe ne grafike shume me i perparuar se Vista. Kete mund ta vertetosh duke shkuar tek kategoria video e google dhe kerko KDE. Eshte me shume se nje kompani /pf/images/graemlins/laugh.gif sepse eshte i krijuar nga te gjithe programuesit e mbare botes. Per download www.ubuntu.com ose www.kubuntu.org dhe shko tek kategoria download. Ndryshimi midis dy linkeve me lart eshte se ubuntu perdor nje desktop manager te quajtur GNOME i cili eshte me praktik ndersa kubuntu perdor si desktop manager KDE i cili eshte me pak praktik se GNOME por me i bukur ne grafike. Megjithate kjo nuk do te thote qe nuk
mund ti kombinosh si te duash me vone. Nese do mendimin tim instaloje sa me pare por me pare provo te kerkosh tek ubuntuforums.org per kompjuteri qe ke. Shiko se sa e suporton ubuntu Pc qe ke. Domethene i njeh sic duhet karten grafike dhe hardware e tjera. megjithate mund te me kerkosh mua ketu cdo informacion qe kerkon ose dyshim qe ke. ja kalofsh mire
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Sisteme operative(LINUX)

une kam ndermend ti mbj te dyja bashke e ke parasysh do jete e lezecme tani po shkoj ta kerkoj.
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Sisteme operative(LINUX)

Ku e bazon ti Ermal qe Ubuntu eshte Linux me i mire? Sa versione (apo me merr te them shperndarje) te Linux ke provuar? Se po shkruan nje postim ne nje Forum nuk perben ndonje arritje te madhe te sistemit operativ. Dhe mbi te gjitha, a e ke me vertete njohurite mbi Linux per te dhene nje mendim te tille?

Nuk po e kap me ty, mua me pelqen vete Ubuntu, por nuk do shkoja aq larg sa ta quaja shperndarjen me te mire te Linux, ne mos per gje, per faktin qe varet shume se çfare ben me te.

Eshte shume e mundshme te kesh Demian, Ubuntu, FreeBSD, etj me XP, une kam pasur shume kombinacione te tilla ne laptop, perpara se te levizja ne Vista. Nuk kam eksperience me dual-boot te Vista, keshtu qe nuk mund te them gje. Ne lidhje me sigurine, mund te them qe Linux eshte pergjithesisht me i sigurt si sistem operativ, por eshte ne te njejten kohe me kerkues ndaj perdoruesit, i cili shperblehet sipas njohurive qe ka mbi Linux.
 

ermali86

Primus registratum
Re: Sisteme operative(LINUX)

Glamdring secili ka preferencat e tij. Nese jam shprehur keq atehere kerkoj falje por per mendimin tim une bazohem tek impakti i pare qe nje perdorues ka me linux. Per mendimin tim eshte me i miri ubuntu sepse gjeja e pare qe shikon cdo njeri jane driver per cdo hardware. Duke qene linux per te cilin ka me shume informacion dhe asistence, dhe kjo eshte e pakundershtueshme sepse po te shkosh ne google dhe te kerkosh cdo fjale te mundshme qe ka te beje me linux duke perfshire ketu edhe emrat e distrove te tjera gjithmone do te shfaqen te parat ose ubuntuforums ose ubuntu.com dhe gjithashtu ne nje server irc i cili eshte krijuar per te ndihmuar perdoruesit e linux dhoma e cila ka me shume perdorues eshte pikerisht ubuntu e cila nuk gjendet ne asnje orar te dites me me pak se 800 usera. Mund te te them dhe kete tjetren qe ka arritur. ne parlamentin Francez kane instaluar dhe po perdorin Ubuntu. Nuk dua ti ul vlerat anje distroje tjeter qe eshte krijuar dhe vazhdon te perdoret por
statistikat tregojne qe Ubuntu Linux eshte nje hap me perpara. Ketu flas ne pergjithesi. Jo per gjera specifike. Ja kalofsh mire

P.S /dev/null/ /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Sisteme operative(LINUX)

Mu per vete po me pelqen shume Mandriva Powerpack..goxha i kendshem
 

ermali86

Primus registratum
Re: Sisteme operative(LINUX)

nuk e kam provuar mandriva. nisa njehere ta instaloj por po pertoja dhe e lashe /pf/images/graemlins/laugh.gif. Si Funksionojne packages ? me adept apo me yast si suse ?
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Sisteme operative(LINUX)

Mandriva eshte distro e bazuar ne formatin .rpm te paketave dhe qe si baze fillimisht ka patur RedHat Linux, qe i bie te jete ne te njejten familje per instalues me yast te suse.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Sisteme operative(LINUX)

S'i kam hy shume thelle por ecen me rpm. Iher per iher po perdor gjerat qe ka vete te instaluara (dhe ka goxha). Akoma sme ka lindur nevoja te instaloj paketa te reja /pf/images/graemlins/frown.gif jam akoma cik injorant ne fushen e linux desktop
 

ermali86

Primus registratum
Re: Sisteme operative(LINUX)

ne pergjithesi jane te kompletuar por qendron gjithmone problemi i codec. une kur instalova kubuntu ne fillim nuk mund te hapja mp3 pershembull.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Sisteme operative(LINUX)

me kubuntu me ndodhi edhe mua...por me Mandriva cdo gje ecen flur (deri tani)
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Sisteme operative(LINUX)

Ne nje teme tjeter pata shkruar dicka per kete problemin e codec.

Ndodh qe disa formate audio/video (wmv, indeo avi etj) nuk hapen nen Linux per mungese codec qe nuk jane te instaluar "by default" prej licencave te perdorimit.

codec per mplayer dhe player te tjere te bazuar ne te (xine, totem, etj) jane ketu per download . Duhen hedhur ne /usr/lib/codecs apo /usr/local/lib/codecs , varet nga distribucioni. (Debian Etch eshte ok nese hidhen ne /usr/lib/codecs dhe duhet te jene "drop there and ready to go" edhe per Ubuntu/Kubuntu/Xubuntu etj. Ubuntu eshte nje nga distrot Debian spawned.)
 

ermali86

Primus registratum
Re: Sisteme operative(LINUX)

jo jo i thashe thjesht per muhabet se une i kam instaluar. por
per shkak te licenses se jane me copyright ne fillim nuk i kane te gjitha distrot. me mbrapa mund ti donwload. kete e di sepse i kam instaluar
 

ermali86

Primus registratum
Re: Sisteme operative(LINUX)

une them kde 3.5.6 dhe jua keshilloj atyre qe nuk e kane provuar. eshte fantastik. Gjithashtu me beryl SVN te instaluar per mendimin tim eshte i paarritshem.
 
Top