Sistem i ri marketingu online (shqiptar) | webmaster-ks

Albforumi

Primus registratum
Sistem i ri marketingu online (shqiptar) | webmaster-ks

kosova.jpg

Se tregu virtual shqiptare po na sjell shumë risi kohëve të fundit kemi thënë edhe më herët (dhe ne si shfrytëzues i gëzohemi këtij fakti), tash po planifikohet të hapet edhe një faqe e re për sistem marketingu online. Tani për tani lidere ne marketingun online është Kosoft-Ads por me ardhjen në jetë të këtij shërbimi parashikohet (nga unë) që të krijohet një konkurencë mes këtyre dy shërbimeve dhe atëher përfituesit më të mëdhenjë do të ishim ne.

Në temen origjinale thuhet se ky produkt do ti ngjajë kosoft-ads mirpo përfitimet e publikuesve do të jenë më të mëdha (gjë që padyshim do ti tërheqë një numër të konsiderueshëm të bëhen publikues në këtë sistem)

Emri i këtij sistemi marketingu online ende nuk është vendosur dhe po priten ide nga anëtarët e regjistruar në forum për emrin e jësaj kompanie. Por emri i atij që i përzgjidhet do të fitoj automatikisht 100 euro (nuk e di sakt nqs do i marrin kesh apo do i ken kredite për ti shfrytëzuar si reklamues) por mund të fitojn edhe domena .com/.net (një mundësi e mirë për ata që qahen se nuk kanë mundësi të blejn online).

Se a do të ketë suksesin e pamasë të Kosoft-Ads dhe a do të na bëj për vete ky shërbim mbetet të pritet në të ardhmen dhe e gjithë kjo varet se sa me seriozitet do të merret kjo punë dhe sa do të kete investime në menaxhimin/mirmbajtjen/reklamimin e këtij produkti.

Posti origjinal >>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=331. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=331

Top