SIKUR TE IKTE SALIU!?

Albinos

Primus registratum
SIKUR TE IKTE SALIU!?

<ul style="list-style-type: disc">[*]SIKUR TE IKTE SALIU!?[/list]

Nga Agim Xhafka

Personalisht nuk e besoj nje gje te tille. Madje jam i gatshem te mbaj mbi vete anatema te shumta per idene qe po hedh. Dhe deri diku, vertet Saliu nuk mund ta imagjinoje qe te jape doreheqje. Sepse ishte ai qe beri te mundur lindjen e pluralizmit, te fjales se lire, te ekonomise se tregut...Ishte ai qe, bashke me ne te gjithe, solli shkeputjen e madhe nga rregjimi yne sadamist.

Pa vazhduar me tej, me ato qe ai ka bere dua te betohem se nuk do te permend ato qe Berisha i ka bere keq. Pervec faktit te njohur qe ne te gjitha zgjedhjet, pas vitit 1992, ai humbet vazhdimisht dhe sigurisht ne te gjithe humbasim. Saliu eshte kapur pas karrikes se tij, si nje i semure per mend.

Ai qendron stoik ne pozicione te vjetra, te para 13 vjeteve tamam si nje njeri i fandaksur. Humbet zgjedhjet dhe i quan fitore, humbet e humbet dhe bertet e bertet, se po te mos ishin vjedhur votat ai do te ishte maxhorance reale. Vetem Berishes

mund t_i flitet ne sy me sloganin: Vjedhjen s_ua solla une, por na e mesove ti!&quot;. Ai beri gjak opoziten e atehershme dhe fitoi

me 1996 me rezultatin fantazmagorik 120 per qind(!) Kaq u desh qe tek ne te vidhej neper vite me arsyetimin: A vodhi Saliu? C_faj kam une?

Tashme, vendi po u afrohet zgjedhjeve lokale. Do te ndodhe si gjithnje qe nje pale do te akuzoje palen tjeter. Do te ndodhe qe s_do merret vesh fituesi. S_do te kuptohet kush eshte maxhoranca reale dhe neper vite do te endemi ne qerthullin e grindjeve: Fitova une, s_fitove ti!

Ne keto kushte, qe po behen vite e vite qe jane te tilla, sikur, sikur Berisha te jepte doreheqjen...

Do te ndodhte qe Shqiperia te merrte fryme lirisht. Se aktualisht Berisha eshte ngerci ne zhvillimin e vendit. Ai e ka paralizuar logjiken e ecurise politike dhe ekonomike.

Mendoni: Sikur, sikur Berisha te largohej! O zot cfare fati per te gjithe!

Do te clirohej se pari PD, e cila do te bente ashtu sic mendojne progresistet atje. Nuk do te kene censure apo frike nga doktori dhe ne te kundert....ne PS, shume e shume regresive e te lidhur me trafiqe e krime nuk do te dine ku te futin koken. Vete Nano do te ndjehet i pambrojtur nga shembelltyra e tij (nga pergojimi i perditshem i Saliut) nuk do te kapej pas sloganit te tij te vjeter anti-Berishe dhe ne PS do te celte sythe nje dege e re qe jeton sipas koheve te reja.

Ne keto caste, Edi Rama do ikte me vrap nga PS, se tek ajo nuk do vijne ne krye mediokrit, por konkurentet e Rames, te nje moshe e te nje mendjeje me te, por me nje favor te dukshem se nuk kane mbi kurriz komision hetimi.

Nese Berisha largohet nga PD, shqiptareve u afrohen zgjidhje te favorshme. Nis nje gare reale politike qe PD pa Berishen, ne keto kushte qe eshte sot vendi ia del ta fitoje shume shpejt. Aq shpejt sa askush nuk do te cuditet nese menjehere Edi Rama behet pjese organike e PD-se. Se ai gjithnje, ka vrapuar drejt fituesve, packa se ne fillim nuk e kane dashur. Por vetem ne fillim. Me pas di ai si i rregullon punet e veta. Sikur, sikur Berisha te largohet nga PD, te humbur do te jene Nano, Meta, Braho, Ruci, Dade... Te fituar do te jemi ne te gjithe.

Sikur Berisha...Por Nano, Meta, Edi, Braho, Dade nuk do ta lejojne. Se do t_ju humbase motivi politik, mbeshtetja. Do t_ju hiqet tulla e fundit e jeteses se tyre te perdisavitshme.

Si mund te vazhdojne ata politike pa Berishen? C_i ngelet Nanos po i hoqe burgun dhe te tjereve po iu hoqe sulmet e Saliut? Ju ngelet pija, vjedhja, trafiku i votave ne KPD e thonjte e paprere. Me kaq pak, populli nuk te voton. Me kaq pak, populli teeharron.

Sikur, sikur Saliu...

Kjo pandehme e bukur sigurisht s_ka per te ndodhur se Berisha vec te mires se vet do edhe te miren e Nanos, te Legisit, te Rucit dhe te Edvinit. Te gjithe, te cdo grupi politik qofshin, kendojne fort: NA BASHKON PARAJA POPULLORE!
 

Albinos

Primus registratum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

Te gjithe kunder Berishes, here hapur dhe here fshehurazi, por ky i fundit fatkeqesisht ka ngelur ne lojen apo vallen e politikes shqiptare, ku prej saj veshtire se dilet edhe neqoftese Xhafkat lehin tere diten.
Nuk e di nese Xhafka e ka degjuar ndonje histori me &quot;trima&quot; nga ata trimat qe merren me pune te zeza dhe nuk e di nese ja ka degjuar fundin ketyre historive.
Nuk dua ta dramatizoj deri ne kete pike por terthorazi deshiroja te shpjegoja se kur hyn ne politike ka kushte, ka dinjitet, ka te keqija dhe te mira.
Pra eshte pjese e jetes, sikurse edhe vete jeta jone qe jetojme dhe qe nuk mund te dalim prej saj.
Xhafka do bente mire te pyeste edhe vete kryetarin e pozites nese ai do ishte dakort per daljen nga politika, por sic duket tabele me e lezetshme qitjeje eshte opozitari dhe shprehja &quot;bjeri ti biem&quot; ka gjetur shpesh here fushe veprimi.
Berisha zoti Xhafka ka shanse te shumta te largohet, por a i ke bere pyetjen vetes se a largohen dhe veteranet e partise socialiste

Gjithsesi zoti Xhafka me leket qe merr nga shkrimet qe poston, do beje mire te pije nje kafe nga ato turket se ketu ne emigrim na merr malli per te, por ti ja heq hakun edhe per ne.
 

Guest
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

Mire do bente po te ikte.Na shkeputi nga regjimi Sadamist edhe <span style="font-weight: bold">Na futi ne regjimin Hitlerian</span>
 

ilir llalla

Primus registratum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

te gjith brek kuqt komunista do beshin fest dhe do ta shpallnin fest kombetare sikur dr. sali berisha te hiqte dor nga politika.por dr berisha nuk ka per te hequr dor nga politika se duan forcat reaksionare komuniste.ai dhe shum shqiptar patriota do luftoj ghithmon qe shqiperia te mos i kthej syte me nga lindja bolshevike.shum forca politike te majta e presin me padurim terheqjen e tij nga politika se keto forca shikojn ke ai pengesen kryesore qe te realizoj planet e tyre sepse mendojn ata pa dr berishen i kan rruget e hapura qe ta vjedhen dhe mashtrojn popullin shqiptar sic kan ber 50 vjet meradh.
 

pupi

Primus registratum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

Doktor SALI Berisha ???!!!!
hahahahahaha
cne Dr ai
ai eshte nje MALOK - HOSTERIK - DEBIL qe e meriton ta fusin ke 17 ta

hahahahaha
Doktorri qe di gjuhe te hujaaaaaaaaaaaaaaa
qe e qan anglishten
hahahahahahahahahah
 

Gigo

Primus registratum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

Nuk eshte aq i civilizuar ai qe te iki, jo. Po te kishte qene do te kishte ikur me kohe. Po te kishte ikur nuk do te ndodhte 97-a e plot gjera te tjera. Ai dhe tipat si ai jane kanceri i politikes dhe i shoqerise shqiptare, shembulli me i keq i demokratit dhe shembulli me i mire i fondamentalistit fanatik. Fatkeqesisht ka dhe shume mafioze, te verber e shurdher qe e ndjekin dhe e perkrahin edhe ketu ne forum. Ai dhe njerezit e tij jane fatkeqesia me e madhe qe i kane rene Shqiperise pas diktatures se Enverit. Nuk e kuptoj se si njerez dhe politikane te deshtuar si Saliu vazhdojne me pafytyresine dhe paturpsine me te madhe te marrin pjese akoma ne politiken e vendit dhe te kerkojne edhe vende ne qeveri. Fajin e kane injorantet e shumte qe iu shkojne nga prapa e nuk kuptojne qe po shkaterrojne politiken shqiptare... po cdo presesh nga njerez qe ne votimet e fundit votuan per nje te burgosur-deputet te PD-se. Skandal! Me pushton pesimizmi dhe keqardhja per keta njerez
 

DFV

Primus registratum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

Berisha nje zagar hajdut me cizme.Kur ishte ne fuqi,kunati i tij ose i vellai i Lirise,ndertoj ne mes te bllokut nje pallat kater katesh brenda 5-6 muajesh.Sigurisht qe Ai i kishte parat e &quot; pastra&quot; me te cilat &quot;paguante&quot; naften ,puntoret, eskavatoret dhe tatrat qyl te ushtris se Zhulalit i cili bashke me Saliun bej be qe nuk dinin asgje per kete pallat qe ja kalon edhe ati te Enverit.Nuk thon kote &quot;Me thuaj me ke rri te te them se cili je&quot; dhe Sala qe gjate kohes se diktatures i sherbeu me zell te madh Enverit mesoj shume gjera nga ustaj i tij.
 

Guest
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

tomorr Dr.Rrumpalla patriot? Ahahahahahhahahahahahahahaha
Pse ca beri ai per kete shqiperi? Apo shkaterroi,vrau e dogji?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

une nuk e kuptoj cfare kerkoni

te jape doreheqjen qeveria
te jape doreheqjen opozita
populli doreheqjen e ka dhene me kohe

te nderuar zoterinj

te gjithe keta politikane qe nuk na pelqejne sot (se nuk jane per te pelqyer)
kane perkushtuar kohe,
burime financiare
jane lodhur neper fushata elektorale,
e kane bere faqen b...the me premtime te shkelura me kembe me pas
etj etj etj
cfare do bejne sikur te largohen nga puna (se kjo eshte puna e tyre)
une personalish mendoj se asnje politikan nuk mund te largohet vullnetarisht
a njihni ndonje menyre per ti larguar????????
 

Guest
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

Une njoh nje menyre: <span style="font-weight: bold">REVOLUCION</span>
 

komino

Valoris scriptorum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

cfare lloji
si ai komunist
apo si ai antikomunist

pastaj kush do vije ne krye pas RREVOLUCIONIT???
 

Guest
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

Parimin per Revolucion e kane vetem KOMUNISTET lal keshtuqe....si ai komunist se antikomunist nuk quhen rrevolucione por perpjekje per grusht shteti ose banda kriminale.Ne teorine e Leninit thuhet: <span style="font-weight: bold">Nje Revolucion mund te behet vetem ateher kur masa me e madhe e popullti ka bere per vete ushtrine.</span>
Une nuk di qe ne ndonje vend komunist te jete bere per vete ushtria apo i gjithe populli.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

me fal qe nuk e di perkufizimin e revolucionit njelloj si Ty. megjithate kjo nuk ndryshon asgje

cfare do bejme pas revolucionit??????????
 

komino

Valoris scriptorum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

AKTAULISHT PUSHTETI ESHTE NE DUART E POPULLIT
PROBLEMI ESHTE SE NUK DI TA USHTROJE

PRA AKOMA NUK ME DHE NJE PERGJIGJE

CFARE DO BEJME PAS REVOLUCIONIT??????
 

Gigo

Primus registratum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

Keto pune do te zgjidhen kur shqiptaret te fillojne te mendojne se jo cdo gje ne kohen e diktatures ishte e keqe dhe jo cdo gje qe eshte bere gjate kohes se te ashtuquajtures demokraci ishte e mire, kur politikanet shqiptare te kuptojne se qenia e tyre ne krye te vendit nuk i ben ata me te mire sesa jane, por ekzistojne edhe njerez te tjere qe nuk jane te perfshire ne politike, qe jane tekniciene dhe profesioniste te vertete qe jane me te pershtatshem se ca politikane kokebosh per te qene ministra, zv/ministra e drejtore drejtorish. Persa kohe qe shqiptaret nuk do te kene kete lloj ekuilibri ne kaptine punet kane per te shkuar keshtu sic kane shkuar deri tani.
 

dordi1

Primus registratum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

i lumte dora atij qe e hapi kete teme ,se me thene te drejten u mor vesh se kush eshte fajtor per gjendjen e vendit.DR BERISHA!!! pse? se eshte komunist!!! po ku ka pasur komunizem serioz ne SHQIPERI!!!
 

Tirana1614

Primus registratum
Re: SIKUR TE IKTE SALIU!?

Qe Berisha eshte i infektuar nga komunizmi kjo eshte e qarte dhe shihet shume mire edhe ne menyren se si ai ben politike. Te kesh qene 25 vjet anetar i PPSH nuk eshte shaka. Ajo qe me cudit me shume eshte fakti qe jane socialistet ato qe e akuzojne me shume si komunist. Imagjinoni nje parti si PS qe mund te kete me mijera komunisto-enveriste ne radhet e saj te te akuzoje si komunist.
Persa i perket fatkeqesive tona si popull eshte e veshtire dhe e paarsyeshme ti dedikohen vetem nje personi. Une mendoj qe edhe diktatorit Hoxha nuk i vishen te gjitha mekatet per gjendjen ne te cilen jemi.
Na duhet shume pune per t'u ndergjegjesuar per rendesine e secilit prej nesh ne zhvillimin e vendit. Ne qofte se do te presim gjithcka nga Berisha, Nano apo dikush tjeter jemi te humbur.
 
Top