Si te perdorni sherbimin @anywhere te Twitter ne faqen tuaj

Albforumi

Primus registratum
Si te perdorni sherbimin @anywhere te Twitter ne faqen tuaj

logo_anywhere.jpg

Kohë më parë ju kemi prezantuar me Twitter dhe me një guidë elementare të përdorimit të këtij rrjeti social! Twitter kësaj radhe na prezantohet me një shërbim të ri, @anywhere, nga 15 prilli zyrtarisht live.

Çfarë është?

Thënë me fjalë të thjeshta bëhet fjalë për mundësinë e vendosjes në faqet tuaja të objekteve dinamike të Twitterit si psh, butonin “Më Ndiq” (Follow Me), linkime automatike, hover cards, etj. Gjithashtu të jep mundësinë për të përdorur Twitter Connect (përgjigjia e tyre ndaj Facebook Connect).

eklipsi_anywhere.jpg

eklipsi Anywhere

Do ju japim një shëmbull të thjeshtë të përdorimit të këtij shërbimi, ne rastin konkret butonin “Follow Me”. Një proçes i cili nuk merr më shumë se disa minuta.

Demo:
@eklipsi

Fillimi dhe Regjistrimi.

Vizitoni faqen http://dev.twitter.com/anywhere dhe regjistroni aplikacionin/API tuaj të ri. Përdorni të dhënat për faqen tuaj në të gjitha fushat në dispozicion.

eklipsi_anywhere_1.jpg

eklipsi Anywhere Regjistrimi i API

Për atë që po bëjmë nuk ka nevojë të bëni Upload një imazh (megjithatë mund të dëshironi të bëni upload imazhin që përdorni në twitter për llogarinë tuaj, nuk ndërhyn me atë që po bëjmë).

Marrja e kodit

Pas regjistrimit, do ridrejtoheni tek një faqe ku ju vendoset në dispozicion një kod. Si në foton e mëposhtme.

eklipsi_anywhere_kodi.jpg

eklipsi Anywhere Marrja e Kodit

Twitter ju thotë ta vendosni këtë kod në çdo vënd të faqes tuaj dhe do funksionojë! Por kjo nuk është e vërtetë! Ajo çfarë duhet të bëni që kjo të funksionojë është të hiqni (head tags). Kopjoni kodin që mbetet pasi hoqët (Head Tags) dhe pamja e re do jetë pak a shumë kjo

eklips_anywhere_4.jpg

eklips Anywhere pa (Head tags)

Duhet të kopjoni kodin tuaj personal (kodi i imazheve të vendosura këtu është ai i eklipsi)

Ky kod kryen të gjitha thirrjet e nevojshme që të funksiojë në mënyrë korrekte platforma @anywhere.

Vendosja e kodit

Skripti këshillohet të vendoset tek footeri i faqes/blogut tuaj, në këtë mënyrë përmbajtja e faqes karikohet me parë. (detaj i rëndësishëm ky!)

Shtimi i butonit Follow Me

Tani do shtojmë mundësinë e vendosjes së një linku “Follow Me”. Kjo pjesë kodi do shtojë këtë funksion nëse shtohet në mënyrë të rregullt.

eklipsi_anywhere_5.jpg

eklipsi Anywhere shtimi i kodit per butonin

twitter('#follow-eklipsi').followButton("eklipsi");

Tregohuni i vëmëndshëm të vendosni emrin tuaj të Twitterit!

eklipsi_anywhere_shtimi_i_kodit.jpg

eklipsi Anywhere shtimi i kodit

Tani mund të ruani modifikimet e bëra.

Shfaqja e butonit në faqe

Kudo që të dëshironi butonin “Follow Me” tashmë mjafton të vendosni një rrjesht të shkurtër html.

Rikujtoj mos harroni të vendosni emrin tuaj të Twitterit edhe në kodin e mëposhtëm.

eklipsi_anywhere_7.jpg

eklipsi Anywhere Kodi Html

Duke përdorur metodën e mësipërme dhe duke ndjekur dokumentacionin zyrtar ju mund të përdorni edhe aplikacionet e tjera që ofron Twitter.

Na tregoni në komentet më poshtë nëse e keni përdorur shërbimin @anywhere ne faqet tuaja dhe në çfarë mënyre…
icon_smile.gif

Nëse dëshironi të ndiqni llogari interesante Shqiptare në Twitter përveç @eklipsi, ju këshillojme listën që ka krijuar @oltimus për ata që duan të ndjekin cicëruesit më aktiv shqiptarë http://tweepml.org/Albania/

imagebutton.gif

dtsv.dtse_post_2763_permalink = 'http://www.eklipsi.com/perdorni-sherbimin-anywhere-twitter-faqen-tuaj/';
dtsv.dtse_post_2763_title = 'Si te perdorni sherbimin @anywhere te Twitter ne faqen tuaj';

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eklipsi.com/?p=2763

Top