Re: si te ndertoj nje web site timen?
Vintage ka treguar një nga rrugët e zgjidhjes. Si i bëhet për të pasur diçka cilësore pa shpenzuar shumë, në para, jo dhe aq në kohë?
Për hir të së vërtetës duhet thënë, që mund të ndërtohen site-e profesionalë - në kuptimin që cilësia e tyre është e lartë - edhe pa pajtuar profesionista të kësaj pune. Ka plot projekte të lehtë për t'u përdorur, por që lejojnë larmi dhe thellim në këtë temë, sa të jenë nevojat e përdoruesit:
Drupal, Joomla, Mambo, DotClear, etj, për projekte të thjeshta ose komplekse sa të duash.
WordPress etj për blogje apo gjëra të tjera të ngjashme, apo edhe site-e me pak të dhëna e nevoja.
ZenCart, OSCommercial për shitore nga më të larmishmet ose site që ka shitjen si objekt, ose ku ka nevojë për transaksione me para kundrejt produktesh apo shërbimesh.
Programet e mësipërm kanë ecur shumë përpara dhe ndërtimi i një site-i me to është shumë më i lehtë se dikur, edhe për fillestarët që nuk ka asnjë njohuri në HTML, PHP apo CSS.
Pengesa e vetme për fillestarët, në shumicën e rasteve, është fakti që ti punon, krijon, por nuk je në gjendje të ndjekësh punën (frutet) tënde hap pas hapi në ecje e sipër, e domosdoshme kjo kur nuk ke përvojë. Pse? Sepse një site nuk mund ta hedhësh në publik gjysmak dhe, po qe se ti nuk e kalon në shërbyesin ku do ta strehosh, nuk ke edhe aq mundësi ta shohësh se çfarë ke bërë deri në atë çast. Një shërbyes vendor, brenda në kompjuterin ku ti edhe po punon site-in tënd, deri tani ka qenë jo edhe aq e lehtë për t'u instaluar nga fillestarët, ngaqë kërkonte instalimin të paktën e Apache-it, MySQL-it dhe PHP-së.
Por edhe kjo pengesë duket se është zgjidhur me një projekt që quhet XAMPP, që mund të instalohet në Windows, për të krijuar kështu brenda një makine Windows një shërbyes vendor (lokal), përmes të cilit prova e punimit të site-it të ardhshëm që po krijon dikush është shumë e kollajtë.
Provojeni, duke e kombinuar me një nga programet e mësipërm, për të parë se sa e lehtë paskësh qenë:
http://www.apachefriends.org/en/xampp.html