Si te beni leke online - Dualek.com

Ted

Primus registratum
Sot eshte lancuar per here te pare dualek.com ku ju mundeson si te beni leke online.

Mendoj qe ne kete website te shkruaj e-books te ndryshem per make money online ne gjuhen shqipe.

Pasi ka pasur website por me duket se s'ka me prandaj me erdhi ideja qe ta hap kete!

Vura nje theme qe me pelqen shume sepse me duket dhe me praktik per mua dhe gjithashtu ngjyrat me pelqejne shume.

Linku per tu futur ne site eshte:
http://dualek.com

Gjithashtu do e bej dualek.info redirect tek dualek.com

Kritikat, sugjerimet jane te mirepritura, ne fakt me duhen shume sepse e ndjej dhe vete qe ka disa gjera qe mungojne.
 

Al-Punk

Still here
Ted pershendetje,
Ti mire ke bere qe ke nisur nje faqe te tille pasi nuk mungonte, megjithate nja dy gjera qe duhet ti dime te gjithe para se te hidhemi me vrap per te bere leke me nje faqe.

Ka me miliona ofrues faqesh qe pretendojne te bejne leke ne internet, por vetem 1% e tyre ben aq leke sa do donte te bente. Pjesa tjeter ngelen ne perpjekje te vazhdueshme qe rezulton ne humbje kohe dhe energjie.
Kur arrin nje fare moshe e kupton qe koha dhe energjite, nese shfrytezohen ne nje menyre me te mire, japin me shume rezultat. Psh nese ne moshen 16vjec, e harxhon kohen per te mesuar, ne moshen 23 vjec do fillosh nje pune shume te mire qe do te paguaje ate mundim.
NDersa ne te kundert nese nga mosha 16-18 vjec merresh me "si te besh leke" ne internet, ngelesh prapa me mesime dhe kur te jesh 23 vjec, e vetmja pune qe mund te besh eshte te besh faqe me WordPress ose me dicka te gatshme dhe te besh maksimumi 50$-100$ fitim ne muaj nga kjo pune.

Morali eshte qe perpiquni ta kaloni kohen duke respektuar gjerat qe duhet te beni ne cdo moshe! Nese je 16 vjec, prioritet eshte formimi arsimor! Nese te del kohe, merru dhe me nje faqe personale ku ke reklama per te bere leke, por kjo duhet te jete gjithmone dicka pafokus te rendesishem, dicka dytesore, nje pasion i kohes se lire!

Leket i bejne te aftet! Per te qene i afte duhet te jesh i formuar, i arsimuar dhe i pergatitur, dhe jo thjesht nje produkt "copy-paste" i mashtruesve te tjere.
Dhe meqe ra fjala per E-Books, 99% e ketyre librave qe pretendojne te te mesojne si te besh leke, jane budalliqe qe i gjen lirshem nese studion sic duhet faqet e google dhe te te tjereve.
 

MrDen

Primus registratum
Mandi, ajo qe ti thua nuk eshte detyrimisht (flas sa i perket qeshtjes se moshes) e sekte.
Ashtu si ne jeten reale ashtu edhe ne kete fushe, nuk ka ndonje efekt mosha kur eshte puna per te gjetur menyra per te fituar lek. Di shume cuna qe punojne ne marketing dhe fitojn aq para sa nuk e merr me mend, apo kan hapur biznese te tyre te ndryshme, dhe po aq njoh edhe ekonomist qe kan mbaruar me dhjeta dhe qe maksimumi i tyre eshte duke numeruar leket ne ndonje banke me ndonje rroge modeste e gjithnje nen presion. Ashtu edhe ne informatike, jo domosdoshmerisht me te miret ne faqet me te medha jane ato qe kane mastera e doktorratura. Fundja, un si inxhinjer kam dy alternativa; ose te rri gjith diten ne skript/programim e te kem nje rrog te mire, ose te shtrohem e te mledh gjitha fuqite te bej nje biznes persembari (qofte edhe ne web). Dikush zgjedh te paren sepse eshte karrjerist, dikush te dyten se eshte lekist ... qefe qefe kjo dyrnja. Pra ska fort lidhje me shkollen, por ka lidhje me qellimet qe i ve vetes :)

Ajo qe une dua te them, e te mbeshtes, eshte qe ka me mijra webe te tilla qe jo vetem se mashtrojne por edhe hutojne shume njerez.
Ka nje fakt. Te fitosh lek (si offline si online) duhet pune, duhen ide, duhet kohe, duhet te eksplorosh, duhet te investigosh, duhet te testosh, te perpiqesh, te vesh piksynime .... e ne fund, aty vone, edhe do fitosh. Mbase te bjen bingoja (sepse shumica ne ket mes eshte fat) dhe del qe ajo qe ke bere ti kerkohet, vlen, vleresohet ... dhe parate skan te ndalur :D .... Ama te besh lek per nje muaj, te besh lek duke i ra fyellit, te besh lek duke bere copy/paste si the ti, eshte larg mendsh, budallallek i kohes :) ....
 

gene

Forumium praecox
Nuk e di c'moshe ke ti tedi por, nese je ne moshe te re, te keshilloj, ashtu si mandi, qe te konsumosh maksimumin e energjive te tua ne studim.
Studio cfare te pelqen dhe me nxitim te madh, shtrydhi ne maksimum profesoret, mbaj nje sy hapur ne boten e biznesit e te punes, mos e ler qefin pa bere (me karar kuptohet).
Nese te pelqen biznesi, identifiko mundesine qe do te japin pas 5 vitesh teknologjite qe sot jane ne embrion, bej nje projekt dhe ndiqe hap pas hapi deri ne perfundim te studimeve.

Nje biznes online, qe te konsumon 1-2 ore ne dite energji gjithsej, nuk eshte se te con ne falimentim nese nuk i var shpresat aty.
 
Top